Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 [b]Forca e Sigurisë së Kosovës, e pakompletuar[/b]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 25
Location : Kosova, Prishtin

MesazhTitulli: [b]Forca e Sigurisë së Kosovës, e pakompletuar[/b]   Sun Jun 07, 2009 2:28 pm



Në Kosovë po vazhdon procesi i trajnimit të pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por deri tani shtatë për qind e pjesëtarëve që janë pranuar në këtë forcë kanë braktisur trajnimet.

<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->Disa pjesëtarë të FSK edhe pse janë pranuar si pjesëtarë të saj, e kanë braktisur këtë forcë. Numri i pjesëtarëve të zgjedhur për Forcën e Sigurisë së Kosovës deri tash ka arritur në 1.400 trupa. Kësaj force duhet t'i bashkohen edhe 900 të tjerë për të arritur numrin prej 2.500 ushtarësh, sa do të ketë krejtësisht Forca e Sigurisë së Kosovës.

Mirëpo disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe pse janë pranuar për të qenë pjesë e saj, e kanë braktisur këtë forcë për shkak të kritereve të rënda të praktikuara gjatë stërvitjeve që bëhen nga NATO-ja. Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, thotë se shtatë për qind nga 1.400 pjesëtarët e FSK-së të pranuar, tashmë i kanë braktisur trajnimet.

"Kjo përqindje është në kuadër të përqindjeve të tolerueshme, që ndodh edhe tek ushtritë e NATO-s. Kjo për faktin që në fazën fillestare nuk mund ta ndjekin kursin dhe tempin e trajnimeve të gjithë ata që pranohen në këtë trupë", thotë Shala.

Megjithë këtë, ekipe të specializuara të NATO-s po vazhdojnë trajnimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, siç ishte parashikuar që në fillim të krijimit të kësaj trupe të re. Shala thotë se rezultatet janë inkurajuese.

"Rezultati është inkurajues. Disa oficerë nga gjenerata e parë që kanë përfunduar trajnimet janë shpërndarë në kazermat e ndryshme të FSK-së gjithandej Kosovës dhe po i kryejnë detyrat që u takojnë në këtë fazë. Kemi edhe gjeneratën e instruktorëve të parë të certifikuar nga NATO-ja, të cilët po ndihmojnë në trajnimet për kandidatët e rinj", thotë Shala.

Qehaja: Procesi i funksionalizimit të FSK është i vonuar

Forca e Sigurisë së Kosovës, akoma është në fazën e trajnimeve dhe nuk është plotësisht funksionale. Këto vonesa sipas analistëve janë shkaktuar sepse, partitë politike në pushtet nuk arrinin të binin dakord se kush do të jetë në krye të kësaj trupe kosovare të sigurisë.

Pas emërimit të Sylejman Selimit, komandant i kësaj trupe, nisën trajnimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila megjithatë deri në vjeshtë të këtij viti nuk do të jetë plotësisht funksionale.

Procesi i funksionalizimit të kësaj trupe, sipas ekspertit për çështje ushtarake, Ramadan Qehaja, është i vonuar.

"Jemi në një vonesë një vjeçare. Nëse bëjmë një analizë të shkurtër unë do të thoja që ka shumë dobësi, të cilat vërehen duke filluar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ende nuk është kompletuar me të gjithë kuadrin, edhe pse kjo ministri është formuar që tetë muaj më parë", thotë Qehaja.

FSK nuk do të kryejë funksione ushtarake për një periudhë disa vjeçare

Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila do të përbëhet nga 2.500 anëtarë do të jetë e armatosur lehtë dhe nuk do të kryejë funksione ushtarake të paktën për një periudhë disa vjeçare. Ajo vazhdimisht do të jetë nën mbikëqyrjen e oficerëve të NATO-s. është thënë se më vonë

Forca Kosovare e Sigurisë mund t'u bashkohet trupave të NATO-s në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme, aty ku ka vatra krizash. /Deutsche Welle/

_________________
[+] UserName: Armend
[+] Password: *******
[+] Location: Prishtinë
[+] Hoby: Hacking
[+] E-Mail: armend_a16@msn.com

[+] www.DrEnIcA-hG.Tk


DhG-CreW.Org is Back
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://drenica.albanianforum.net
 
[b]Forca e Sigurisë së Kosovës, e pakompletuar[/b]
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË
» Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutës 1244 për shkak të këmbënguljes së Serbisë, devalvon pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008
» Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
» Kadri Tarelli: Dy Heronjtë e Kosovës Haki Taha dhe Bajram Gashi
» Halit Bogaj: ’’Xhemail Abria- pleqnar i Kosovës’’

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: