Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Josip Kuzhe: Shqipërinë do t’ju çoj në Evropian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 25
Location : Kosova, Prishtin

MesazhTitulli: Josip Kuzhe: Shqipërinë do t’ju çoj në Evropian   Tue Jun 09, 2009 12:26 pm



Optimizmi i kroatit nuk njeh kufi: beson se do ta drejtojë Shqipërinë në finalet e Europianit të vitit 2012.



Ka pasur vetëm tetë ditë kohë për të ndërtuar formacionin për Portugalinë dhe gjithmonë është shfaqur i qetë dhe me shumë besim në vetvete. Në daljet e shpeshta në media dukej mjaft i qetë, por gjatë 90‑minutëshit të “Qemal stafës” e kanë kapur emocionet, duke shfaqur në jo pak raste nervozizëm. Josip Kuzhe, pavarësisht humbjes në minutat e fundit, e ka nisur mbarë. Për të ky është vetëm fillimi, se suksesin e vërtetë shqiptarët do ta arrijnë në fund të eliminatoreve të ardhshme. Askush nga trajnerët e huaj të mëparshëm nuk ka pasur guximin ta thotë, por Josip Kuzhe nuk ka frikë: “Dua t’i shikoj tifozët shqiptarë në Poloni dhe Ukrainë.” Ëndrrën e lënë përgjysmë nga Ari Han, Josip Kuzhe mendon se do ta bëjë realitet. “Futbollistët shqiptarë janë tipikë ballkanas, teknikë dhe individualistë, por duhet të mësojnë më shumë në futbollin profesionist. Gjëja më e rëndësishme është fakti që Shqipëria ka potenciale për të shfrytëzuar në futboll. Nuk duhet të harrojmë se si vend lindor Shqipëria është në hapat e para drejt futbollit profesionist. Unë kam besim se në të ardhmen kombëtarja shqiptare do të luajë në nivelet më të larta të futbollit europian. Ëndrra ime është të shikoj sa më shumë tifozë në Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Që do të thotë se do të bëj gjithçka për t’ju çuar në Europian, madje besoj se Shqipëria mund t’ia dalë në eliminatoret e ardhshme për të marrë pjesë në Europianin e vitit 2012.”

Shqipëria është ndëshkuar në minutat e fundit. Si e shpjegoni këtë?

Në futboll luhet për 90 minuta dhe goli mund të vijë në çdo kohë. Këtu hyn edhe fati, që ndaj Portugalisë ishte kundër nesh. Ka pasur raste që Shqipëria është mundur në minutat e fundit, por do të ketë edhe ndeshje që Shqipëria mund të fitojë në minutat e fundit.

Zoti Kuzhe, kombëtarja shqiptare ka një “sëmundje” të gjatë: zhvillon ndeshje shumë të mira me skuadra të mëdha, por zhgënjen përgjithësisht me skuadra të vogla…?

Ky besoj është problem jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë skuadrave të Ballkanit. Pra, është një mentalitet i një rajoni. Unë e di mirë këtë problem, ndaj po përpiqem ta shëroj si mentalitet të gabuar. Po përpiqem të përcjell te kombëtarja shqiptare mentalitetin e vazhdimësisë. Pra, të jemi konstantë jo vetëm gjatë një 90‑minutëshi, por edhe në ndeshjet pasuese.

Në dy ndeshjet e fundit kombëtarja jonë ka pasur probleme me portën. Golat e pësuar me Danimarkën dhe Portugalinë i faturohen edhe portierit. Si mendoni për ta zgjidhur këtë problem?

Është e vërtetë që ndodhi diçka e pakëndshme, por duhet të pranojmë që portieri Hidi ka qenë shumë i pafat. Nuk të vjen mirë kur humbet në minutën e fundit për shkak të një pasigurie të portierit, por duhet të pranojmë që gjatë gjithë ndeshjes ai ka qenë i shkëlqyer. Gjatë gjithë ndeshjes kam menduar pozitivisht për të, kam menduar se është portier shumë i mirë, por në fund po e përsërit: ishte i pafat.

Pas këtyre dy paraqitjeve të Hidit, mund të themi se ai është në “balotazh” me Ujkanin, që pavarësisht se nuk është aktivizuar titullar, është portier i një skuadre të Serisë A?

Sigurisht. mund të them fjalë shumë të mira edhe për Ujkanin, që është futbollist në një kampionat të fortë, si ai italian, por më parë ai duhet të fitojë besimin për të mbrojtur portën e kombëtares. Nuk duhet të harrojmë se kemi edhe Likën, një tjetër portier me vlera i kombëtares shqiptare, që ka pasur probleme dëmtimi kohët e fundit. Pastaj mbi të gjitha kemi Arjan Beqajn, një lider i vërtetë në portë, por që ka qenë i pafat muajt e fundit. Pra, nuk shoh se kemi probleme me portën kur janë disa portierë që mund të kontribuojnë për kombëtaren. Ndeshjet e vështira do të vijnë pas disa muajsh dhe besoj që deri atëherë Beqaj do të jetë rikuperuar, sikurse edhe Lika. Pra, do të kemi konkurrencë të fortë për vendin e titullarit. Kjo është diçka shumë pozitive për skuadrën shqiptare.

Jeni shprehur më parë se të rinjtë do të kenë përparësi në punën tuaj, por me Portugalinë shumë prej tyre nuk i pamë as në stolin e rezervave jo më në fushë…?

Unë jam trajner që pëlqej t’u jap dorë futbollistëve të rinj, por kisha vetëm tetë ditë më kombëtaren dhe nuk mund të bëja eksperimente në një ndeshje kaq të rëndësishme siç ishte kjo me Portugalinë. Kam marrë shumë informacione për futbollistët e rinj dhe do të shikoj çfarë mund të bëjmë me ta në të ardhmen.

Shqipëria do të luajë vetëm pas pak ditësh në miqësore me Gjeorgjinë. Cili është synimi i trajnerit për këtë përballje dhe çfarë mendon të arrijë ai?

Mbi të gjitha, na intereson rezultati, për të rritur atmosferën te tifozët, por sigurisht do të shikoj disa lojtarë, të cilët nuk kanë mundur të aktivizohen me Portugalinë. Disa prej tyre i kam parë në stërvitje, por është diçka tjetër në ndeshje zyrtare.

Ndaj Gjeorgjisë do të jetë një skuadër krejt e re, apo do të aktivizohen edhe titullarët?

Do të përpiqem të ndjek skuadrën në aspekte të veçanta të lojës, por kuptohet qëllimi im është të aktivizoj sa më shumë lojtarë të rinj.

Cila mendoni se është pika më e fortë dhe më e dobët e kombëtares shqipare?

Pika më e fortë do të thosha është motivimi dhe fryma e grupit. Kemi disa lojtarë të fortë, liderë të vërtetë si Cana, Skela si dhe Bogdani. Ndërsa pika më e dobët është ndoshta vazhdimësia, përqendrimi në lojë nga fillimi deri në fund. Kjo duket se i ka munguar kombëtares shqiptare, që jo në pak raste është ndëshkuar në minutat e fundit të lojës. Kam vënë re momente shpërqendrimi gjatë ndeshjes, që mund të sjellin ndëshkimin e skuadrës.

“Do t’i vëzhgoj talentet shqiptare kudo janë”

Pas miqësores me Gjeorgjinë do të ketë një pauzë prej 2‑3 muajsh të kombëtares, që do të shfrytëzohet nga kroati për të vëzhguar lojtarët e rinj të kampionatit shqiptar, por edhe jashtë tij. Kuzhe deklaron që pas Gjeorgjisë do të hartohet një program për zbulimin e talenteve shqiptare të futbollit. “Pas ndeshjes me Portugalinë do të hartojmë një program punë për dy tre muajt e ardhshëm, një periudhë inaktive për sa i përket kombëtares. Nuk do të ketë ndeshje të kombëtares dhe futbollistët janë pushin apo në periudhë parapërgatitjeje për sezonin e ri. Para ndeshjes miqësore me Qipron do të zbatojmë programimin e skautimit të talenteve që luajnë në Shqipëri dhe jashtë. Do të ndjek shumë ndeshje të kampionatit shqiptar, por, siç e thashë më lart, edhe ata që luajnë në kampionate të huaja, por që nuk janë pikasur deri tani për kombëtaren. Kjo punë besoj do të sjellë frytet e saj, pasi mendoj se do të gjejmë disa lojtarë për t’i grumbulluar në kombëtare.”

“Më pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të mësoj”

Ka eksperiencë ndërkombëtare, pasi ka drejtuar klube deri në Japoninë e largët. Josip Kuzhes i pëlqen të mësojë dhe të sfidojë. Për të Shqipëria është sfidë e re, të cilën kërkon ta fitojë. “Kam pasur eksperiencë të suksesshme në Japoni, ku kam mësuar disa fjalë japonisht. Shqipëria është eksperiencë e re dhe të them të drejtën dëshiroj të mësoj edhe shqip. Mua më pëlqejnë sfidat dhe gjërat e thjeshta. Në të kaluarën kam hyrë vetëm një herë në kazino dhe ky fakt është shfrytëzuar për të bërë lajm. Kur jeton në nivele të larta, d.m.th. ku je person publik, disa gjëra të japin shtysë dhe motiv për punën. Dikush wshtw romantik dhe dikush tjetwr tw bwjw diçka tw veçantw, por e rwndwsishme wshtw tw mos ndikojnw nga ana profesionale. Unw kam vite qw nuk jam futur nw kazino, kwshtu qw shqiptarwt duhet tw jenw tw qetw. Me pëlqejnë sfidat dhe mendoj se kombëtarja shqiptare është një nga ato sfida që dëshiroj t’i fitoj.”

“Familja ime, tifoze me Shqipërinë”

Emërimi i Josip Kuzhes ka lidhje me një kusht të vënë nga. Federata Shqipare e Futbollin: me qëndrimin e përhershëm në Shqipëri. Kroati ka shpjeguar mungesën e familjes në ndeshjen me Portugalinë si dhe qëndrimin e tij vetëm në vendin tonë. “Jam prej 38 vitesh i martuar dhe kam një djalë në moshën 30-vjeçare, i cili jeton në Zagreb. Djali im ka hapur një biznes në Kroaci dhe nuk ka mundësi të jetojë me mua në Shqipëri. Ka dashur të vijë në Tiranë për të ndjekur takimin tim të parë si trajner ndaj Portugalisë, por unë nuk e kam penguar, pasi doja të isha totalsht i përqendruar te ndeshja. Edhe gruaja ime është shumë e lumtur për detyrën që kam marrë në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta vizitojë vendin tuaj. Nuk mund të them se do të jetojë gjatë gjithë kohës me mua, sepse edhe djali që jeton në Kroaci ka nevojë për të. Familja ime tashmë është tifoze me Shqipërinë dhe mezi pret të arrijë rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.”

Ndaj Gjeorgjisë, pa lojtarët kryesorë

Pas atij 90-minutëshi të vështirë dhe shumë të lodhshëm me Portugalinë, kombëtarja shqiptarë e ka bërë dje pushim absolut. Përveç lojtarë kosovarë, të cilët kanë qëndruar në hotel “Dyrrahu”, pjesa më e madhe e futbollistëve e ka kaluar ditën e djeshme pranë familjeve të tyre. Sipas menaxherit të eipit kombëtar, Denis Bastari, konfirmohet largimi i Skelës, Bogdanit dhe Klodian Duros, të cilët nuk do të jenë të grumbulluar për Gjeorgjinë. Në fakt, janë edhe disa titullarë të tjerë (Cana, Curri, Salihi, Bulku…) që mund të mbeten jashtë planeve të Kuzhes për ndeshjen e radhës, por më parë do të bisedohet me ta. “Bogdani, Skela, Hidi dhe Duro tashma janë larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jenë në ndeshjen me Gjeorgjinë, por do të bisedohet edhe me disa titullarë të tjerë si Cana apo Curri, të cilët mund të mos jenë më planet e trajnerit për ndeshjen e radhës,” - ka saktësuar Bastari.

Fizioterapisti Perli Rusi në vend të Vanderbrugut

Në listën e stafit kuqezi, që do të punonte me trajnerin Kuzhe ka qenë edhe emri i belgut Shtajn Vanderbrug, fizioterapistit në kohën e Ari Hanit, i cili nuk ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 10 ditëve përgatitjeje të kombëtares. Në vend të tij është thirrur Perli Rusi, fisioterapisti i kombëtares Shpresa, që, me sa duket, do të vazhdojë në këtë detyrë ndoshta për shumë kohë. Deri tani Vanderbrug nuk është bërë i gjallë, pavarësisht se FSHF-ja ka konfirmuar mbërritjen e tij që në momentin e zyrtarizimit të Kuzhes.

Futbollisti i kombëtares kuqezi lakmohet nga 2 skuadrat angleze, që e kanë të parin në listën e merkatos

Cana, në “top‑listën” e Liverpulit dhe Totenhemit!

Ka qenë një nga më të mirët në fushën e blertë ndaj Portugalisë, duke neutralizuar disa herë “Topin e Artë” në fuqi, K.Rondalo, por në të njëjtën kohë Lorik Cana, është një nga më të lakmuarit e skuadrave angelze të Premier Ligës. Emri i gjakovarit, që aktualisht është edhe kapiten i skuadrës së Olimpikut të Marsejës, figuron në krye të listës së Liverpulit dhe Totenhemit, dy skuadrave me shumë peshë të futbollit anglez, të cilat, sipas gazetës prestigjoze britanike “The Indipendent”, kërkojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit kuqezi. Paraqitja tepër e mirë në kampionatin francez si në aspektin personal, por edhe atë kolektiv (skuadra e Marsejës është renditur në vendin e dytë, duke humbur kampionatit kundrejt Bordosë vetëm në javët e fundit), kanë shërbyer si “vitrinë” për kosovarin Lorik Cana, i cili tashmë do të bëjë zgjedhjen e tij për sa i takon së ardhmes në karrierën futbollistike. Në të kaluarën është folur për një interesim të skuadrave të njohura në Europë si Bajerni i Mynihut, Evertoni apo edhe Arsenali, por të fundit që kërkojnë lojtarin e kombëtares shqiptare janë Liverpuli dhe Totenhemi. Gjithsesi, për Canën nuk do të jetë e vështirë për t’u larguar nga Marseja pas ardhjes në krye të pankinës të Didie Deshampit, i cili nuk e konsideron lider shqiparin. Loriku ka gjetur wshtw ndwr mw tw vlerwsuarit nw kampionatin francez,mediatkisht dhe financiarisht, por emrat e skuadrave që interesohen për të vështirë se mund të anashkalohen. Vetw Cana wshtw shprehur nw njw konferencw pwr shtyp pwr mediat shqiptare se e ardhmja e tij do tw vendoset nw qershor. Pra, brenda pak javwsh do tw mwsohet se kush do tw jetw skuadra e re e Lorik Canws.

_________________
[+] UserName: Armend
[+] Password: *******
[+] Location: Prishtinë
[+] Hoby: Hacking
[+] E-Mail: armend_a16@msn.com

[+] www.DrEnIcA-hG.Tk


DhG-CreW.Org is Back
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://drenica.albanianforum.net
 
Josip Kuzhe: Shqipërinë do t’ju çoj në Evropian
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dritan Ylli: Është koha të punojmë për Shqipërinë evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!
» Dëshmorët për Shqipërinë Etnike
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I)
» Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (VI)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: