Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dita e Lirisë së Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
Armend


Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 31
Location : Kosova, Prishtin

Dita e Lirisë së Kosovës Empty
MesazhTitulli: Dita e Lirisë së Kosovës   Dita e Lirisë së Kosovës EmptySat Jun 13, 2009 8:29 pm

Dita e Lirisë së Kosovës Kfori-nato




Një dekadë pas hyrjes së trupave të Aleancës Veri - Atlantike në Kosovë, shumëçka ka ndryshuar. Prej atëherë në Kosovë janë krijuar shumica e institucioneve shtetërore dhe është shpallur pavarësia. Dhjetë vjet pas, udhëheqësit e shtetit falënderojnë NATO`në për largimin e ushtarëve serbë dhe çlirimin e Kosovës.

Plaku shtatëdhjetepesëvjeçar Demir Gashi nga Prishtina ende kujton kohën kur trupat e Aleancës Veri Atlantike shkelën tokën e Kosovës. Dhjetë vite më parë, Demiri kishte pasur “fatin” të qëndronte në vendlindje dhe ishte ngujuar në shtëpinë e tij për më shumë se tre muaj. Ai u ka shpëtuar plumbave të ushtrisë dhe policisë serbe dhe ka qëndruar i ngujuar.

“Kam parë në të njëjtën kohë ushtarë anglezë dhe serbë. Nuk iu kam besuar syve të mi se trupat e NATO`së arritën në Kosovë”, kujton Demiri kohën kur për herë të parë kishte parë ushtarët e KFOR`it në Prishtinë.

Ky qytetar nga Prishtina thotë se ka qenë gëzimi më i madh në jetën e tij, kur ka përjetuar largimin e ushtarëve serbë nga Kosova dhe hyrjen e ushtarëve të shumë shteteve demokratike të botës.

Njësoj sikur Demiri edhe më shumë se 90 për qind e banorëve të Kosovës i janë gëzuar hyrjes së trupave të NATO`së. Për shqiptarët hyrja e ushtarëve të Aleancës përjetohet si ditë e çlirimit, ndërsa serbët e përshkruajnë si një nga ditët më të vështira të jetës së tyre.


12 qershori kremtohet si ditë e çlirimit të vendit nga forcat okupatore serbe, e cila me Kushtetutën e vendit njihet si Dita e Lirisë dhe e përkujtimeve për ngjarjet e vitit 1998-1999.

Ky është përvjetori i dytë që Kosova e kremton si shtet i pavarur. Ceremonitë festive kanë filluar që nga dita e enjte, kur është kremtuar Dita e çlirimit të Prishtinës dhe disa qytete tjera të vendit.

Liderët politikë dhe institucionalë kanë uruar shtetasit për këtë festë dhe kanë bërë thirrje për respekt ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës, siç janë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu tha se 12 qershori i vitit 1999 është njëra prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës. “Për ne është një shenjë e mirë se stabiliteti në Kosovë është i qëndrueshëm dhe natyrisht është shenjë e gjithmonshme se NATO-ja është në Kosovë, pavarësisht se a do të jenë 15 mijë apo 10 mijë trupa. Me rëndësi është që politikat zhvillohen në kuadër të Aleancës është qëndrim i përbashkët i tyre”, tha Sejdiu.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se me ndërhyrjen e NATO-s filloi liria e Kosovës, e cila sot bashkë me dhjetëvjetorin e kësaj ndërhyrjeje kremton edhe njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së saj.

“Më 12 qershor filloi epoka e lirisë, ditë me të cilën çdo qytetar i Kosovës duhet të ndihet krenar”, tha kryeministri Thaçi.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë dhjetë vjet më parë, duke i dhënë fund pushtimit serb të Kosovës, ndërsa numri i paqeruajtësve është shkurtuar vit pas viti. Aktualisht në Kosovë ndodhen 14 mijë trupa, mirëpo me një vendim të NATO-s numri i tyre deri në fund të vitit do të reduktohet në 10 mijë, për shkak të përmirësimit të shkallës së sigurisë në vend.

Kosova, vend i sigurt

Liderët kosovarë kanë shprehur falënderime për NATO-n në 10-vjetorin e hyrjes në Kosovë. Ata vlerësuan se paralajmërimet për shkurtimin e trupave të KFOR-it janë mesazh se gjendja në Kosovë është e qëndrueshme.

Njëherësh, paralajmërimet për shkurtime në trupat e KFOR-it, ata i kanë cilësuar si rrjedhojë e normalizimit të gjendjes në Kosovë.

Shefi i Shtetit, Fatmir Sejdiu tha se edhe reduktimi i trupave është në proporcion me gjendjen reale në Kosovë.

Kurse paralajmërimet për shkurtime në numrin e trupave të KFOR-it, sipas kryeministrit, janë mesazh se institucionet e Kosovës po forcohen.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se reduktimet nuk duhet të paraqesin shqetësim për qytetarët, pasi që Kosova ndërkohë do t’i ngrejë kapacitetet e saj.

FAKTE

“Dita e Lirisë së Kosovës”. Ky është emërtimi i ditës së çlirimit të Kosovës në Kushtetutë. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 dhe ato fillimisht numëruan mbi 50 mijë trupa, por numri i tyre u zvogëlua vit pas viti.

Ato hynë në Kosovë pas Marrëveshjes së Kumanovës, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s të udhëhequra nga gjenerali britanik Mike Jackson, që parashihte edhe tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.

Marrëveshjes i parapriu fushata 78 ditëshe e bombardimeve të NATO-s mbi objektivat serbe dhe një varg përpjekjesh diplomatike për të ndalur luftën që po zhvillohej në Kosovë, e që la pas vetes mijëra të vrarë, rreth 1 milion refugjatë dhe shumë shkatërrim.

Dhjetëvjetori i hyrjes së forcave të këmbësorisë të NATO-s përkon me njoftimet për zvogëlimin e trupave të Aleancës në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://drenica.albanianforum.net
 
Dita e Lirisë së Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Së shpejti do të dihet dita e fillimit të regjistrimit të popullsisë
» [b]Forca e Sigurisë së Kosovës, e pakompletuar[/b]
» Sot (20:45) në “Qemal Stafa” zhvillohet takimi eliminator Shqipëri - Portugali
» Sllovenia ndaloi punësimin e qytetarëve të Kosovës
» Mali i Zi mund të luajë rol të rëndësishëm për çështjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: