Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Djalli është Kristiano Ronaldo, engjëlli është Kakà

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 25
Location : Kosova, Prishtin

MesazhTitulli: Djalli është Kristiano Ronaldo, engjëlli është Kakà   Mon Jun 15, 2009 2:39 pm



Ndoshta nuk do të përfundojë si Antonio Kasano, që i ndërronte femrat në shkallët e një hoteli madrilen, por rreziku i kalimit nga i ftohti i Mançesterit në nxehtësinë e Madridit, që mund ta djegë njeriun Kristiano Ronaldo, nuk është edhe aq e pabesueshëm.


Mungesa e një “kontrollori” si Aleks Ferguson dhe oferta e majme e ardhur nga kryeqyteti spanjoll, mund ta ndezë edhe më shumë shpirtin “djallëzor” të portugezit.

FESTË ME PARIS HILTON - Fakti që për të festuar kalimin e tij nga Junajted në Madrid, ylli 24-vjeçar ka improvizuar një mbrëmje me 28-vjeçaren e famshme për skandalet e saj, Paris Hilton, nuk ka kaluar pa u vëzhguar. Nuk ka dyshime mbi profesionalitetin e Ronaldos, por as për etjen e tij seksuale ama: “Është një sportist i vërtetë dhe marrëdhënia mes nesh është elektrike”, - tha trashëgimtarja Hilton pas relacionit të fundit. Ajo, prej më shumë se 24 orësh e kishte mbyllur historinë e saj të fundit, me lojtarin e bejzbollit Doug Reinhardt dhe ngushëllimin e gjeti menjëherë.

LLOGARIA - Në suitën “Hollywood”-iane të quajtur “My House”, Paris e Kristiano kaluan një kohë të mirë bashkë, shkëmbyen përkëdhelje dhe përqafime, bënë lojën e shishes, e cila rastësisht përfundoi mes këmbëve të tij. Pastaj shkuan në shtëpinë e Nikit, motra e saj, pasi që madrileni i ri, kishte paguar një llogari prej 18 mijë eurosh për konsumin. Kristiano gjeti edhe mënyrën për të komentuar transferimin e tij në Spanjë: “Të bëhet qejfi që dy skuadrat më të mëdha të Europës, duan që të luaj për to. Te Mançester Junajtid kam pasur kohën time, cikli u mbyll dhe tani do të nis një fazë të re të karrierës sime te Reali i Madridit”.

POKER FEMRASH - Por në fillim janë pushimet. Në Kaliforni, si në vitin e shkuar: psonisje, diell, femra. Pikërisht një vit më parë, në një farë mënyre frekuentoi katër të tilla në katër ditë: një poker magjik vajzash. Dhe të thuash që vera e 2008-ës ishte për Ronaldon ajo e Nereidës dhe e Leticias. Spanjollja Galardo dhe italiania Filipi: të parën e njohu në Sardenjë, të dytën në Kapri. Të parën e la, sepse ishte edhe më e papërmbajtshme se ai, me shumë histori tradhëtish, si për shembull me kampionin e Europës, Serxhio Ramos, shokun e ri të skuadrës të Ronaldos.

Nereida nuk i pëlqente mamasë së portugezit Dolorezit, që fitoi betejën e saj me pasionin e të birit. Pastaj vjen Leticia, që në shtypin italian tregoi aftësitë e mëdha amatoriale të “CR7″.

SERIOZISHT - Historia në largësi dukej se po zgjaste, por pas zërave mbi Xhema Atkinsonin, një farë mbretëreshe në “ëag”-et angleze dhe Gabriela Endringerin, në pranverë në skenë zbriti Luana Beleti, një braziliane bjonde, motra e mbrojtësit të Çelsit, Xhuliano (ish-Barça). I kapën mat, ajo dhe Kristiano, në hotel “Loëry” të Mançesterit dhe tabloidët shkruan se Ronaldo e kishte seriozisht.

PËRKUNDRAZI, “JO” - Me sa duket u gabuan, sepse për Kristianon, emër i zgjedhur për devotshmërinë e zonjës Dolores, kishte ardhur koha të ndërronte shoqëri. Radhën e ka Paris Hilton dhe vera e nxehtë dhe e gjatë, sapo ka nisur. Florentino Perez koleksionon futbollistë të shtrenjtë “galaktikë”, Kristiano Ronaldo ka pasione të tjera. Dhe nuk janë as pula dhe as flutura.

Gjëja më “e keqe” që ka bërë? Protestoi për sistemin e lojës. Ose u largua nga Milanelo i fshehur në sediljen e pasme të makinës pas bisedimeve të ndërprera me Mançester Sitin. Rikardo Ozekson dos Santos Leite është tipi i njeriut, që u shkakton dëshpërim gjuetarëve të “gossip”-eve.

JETË E ËMBËL - Arratisje dashurie? Aspak. Shfaqje në diskotekë? As që bëhet fjalë. Sulm ndaj fotografëve që të shqetësojnë? Absolutisht jo. Maksimumi, një kërkesë civile një të dërguari të gazetës spanjolle “As”: “Nuk mund të qëndrosh gjithnjë këtu, po jashtë shtëpisë sime. Po prek privacinë time”. Të rralla kanë qenë deri dhe sulmet në bazë të fjalëve. Duket se Kakà çmëndet për sallatën ruse të shef Karlo Krakos, por nuk është se shton shpejt në kilogram. Dhe e gjithë jeta e tij ka qenë mjaft e ëmbël dhe plot dashamirësi. Të kërkosh një difekt te Kakà është më e vështirë se t’u shesësh “frigoriferë pinguinëve”.

MASA - Kakà është i bukur dhe përgjigjet thuajse “po” presionit të gjuetarëve të autografëve. Një herë i tha një gazetareje të mërzitur nga kaosi festiv, që kishte rrethuar stërvitjen e “Selesaos”: “Nuk të pëlqen? Është bukur, do të thotë se njerëzit na duan”. Romancat e fundit të merkatos, e bënë pak më “agresiv”, por Rikardoja qëndroi pak a shumë ai që ishte: i ekuilbruar, pozitiv. Për të mos folur për ******** e tij: thjesht e përsosur.

BESIMI - Kakà dhe gruaja e tij Karolinë, vishen nga Armani, si mama Simona, baba Boshko dhe vëllai Digao. Pastaj nuk është se të gjitha xhaketat u rrinë në të njëjtën mënyrë. Duan ngjyrat e zeza dhe thjeshtësinë: asnjëherë ndonjë varëse e madhe mbi qafë apo duar, ndonjë orë e madhe dhe e shtrenjtë, një super-makinë e kohëve të fundit. Riki ka zhvilluar në kohët e fundit një pasion për videolojërat (ai që është nën presion kërkon të qetësohet), por zakonisht në udhëtim shfleton gazetat dhe lexon Biblën. Ndërsa i vëllai më i vogël, (24 vjeç, ish-milanist), e ka mendjen te “Pod”-i. Megjithatë janë njerëz besimtarë në ******** Izekson dos Santos Leite dhe të gatshëm të ushtrojnë evangjelizmin. Nuk ka asgjë për të bërë: nuk do të gjejnë asgjë për të rithënë për ta, as për katolicizmin në Spanjë.

Portugezi kundër prezantimit të përbashkët

Nuk janë takuar akoma si shokë të rinj skuadre, por nëse gjykohen që tani, bashkëjetesa e tyre premton shkëndija. Po flasim për Kristiano Ronaldon dhe Kakànë, dy goditjet e fundit në merkaton e Realit të Madridit. Në veçanti duket se portugezi nuk e paska vlerësuar faktin që “merengesit” kanë vendosur t’i prezantojnë të dy zyrtarisht në një konferencë shtypi të vetme. Një “kurth” për Ronaldon, që ka dashur ta ketë skenën të gjithën për vete.

Kristiano Ronaldo pritet në Madrid në ditët e ardhshme për të hedhur firmën mbi kontratën milionere, por paska manifestuar disa shenja keqardhjeje, sepse duhet të presë rikthimin e Kakàsë nga Kupa e Konfederatave me Brazilin, e cila përfundon në fund të qershorit. Një “vonesë” jo e vlerësuar nga ish-ylli i Mançester Junajtid. Për sa i takon merkatos, gjithnjë në lëvizje të Realit, Florentino Perez paska shtuar presionin ndaj Liverpulit për të marrë Ksabi Alonson. Në këmbim, madrilenët janë të gatshëm të japim holandezin Roben për një shifër rreth 29 milion euro.

Braziliani nuk “i kënaq” femrat

I bën të çmënden tifozët e futbollit, por femrat dhe gratë nuk e shohin aspak tërheqës. Kakà është votuar në të vërtet nga një sondazh i një reviste braziliane, “Creative”, si njeriu më pak seksi në botë. Braziliani, ylli i ri i Realit, ndonëse është përfaqësues prej kohësh i stilistit të famshëm italian Armani, nuk çmohet në intimitet. Gratë nuk e shohin fare seksi. Por nuk mjafton vetëm kjo, sepse edhe pse ka një fytyrë engjëllore dhe perfekte, nuk e duan as në shtrat. Në mënyrë të çuditshme, ish-fantazisti kuqezi pëlqehet edhe më pak se ish-sulmuesi milanist Ronaldo, që nuk është ndonjë bukuri e rrallë. Por publiku femëror e cilëson më tërheqës dhe sensual “Fenomenin”, i cili zë vendin e 17-të. Duke iu referuar renditjes, në vend të shtatë gjëndet Silvester Stalone, ndërsa piloti i Ferrarit, Felipe Masa, në vend të 10-të. Vendin e 14-të e zë një tjetër pilot brazilian, Robens Barrikelo, ndërsa në vend të 21-të është aktori amerikan Tom Kruiz. Pra, për të gjithë aspak tërheqës braziliani Kakà.

_________________
[+] UserName: Armend
[+] Password: *******
[+] Location: Prishtinë
[+] Hoby: Hacking
[+] E-Mail: armend_a16@msn.com

[+] www.DrEnIcA-hG.Tk


DhG-CreW.Org is Back
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://drenica.albanianforum.net
 
Djalli është Kristiano Ronaldo, engjëlli është Kakà
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Engjëll Koliqi: Ç’ËSHTË POEZIA - CHE COSA È POESIA ?!
» 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë
» Çka është Filozofia
» Dritan Ylli: Është koha të punojmë për Shqipërinë evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: