Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Si ta mbrojmë lëkurën edhe në ditët e fundit të plazhit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
bLeenndoo.xX
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 515
Poenat e Antarit : 1428
Thanks : 3
Join date : 28/05/2009
Age : 23
Location : Kosova,Vushtrri

MesazhTitulli: Si ta mbrojmë lëkurën edhe në ditët e fundit të plazhit   Tue Jun 16, 2009 12:14 am

Edhe fundi i stinës së verës rezervon temperatura të larta dhe mundësi për t’iu drejtuar plazhit. Por edhe nëse këto ditë nuk iu kanë munguar dhe do të donit të vazhdonin, duhet të vazhdoni të tregoni akoma kujdes për lëkurën tuaj.
Por si të shmangim diegien
E keni tejkaluar masën me banjot e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike të lëkurës: Lëkurë e kuqe dhe djegie, këto janë simpotmat tipike. Nëse jeni djegur, nuk iu mbetet të bëni gjë tjetër veçse të filloni të evitoni, derisa të shëroheni, qëndrimin në diell, kurse në zonën e acaruar mund të vendosni pomada që kanë në përbërjën e tyre kortizon. Nëse lëkura tek pjesa e gjoksit është e enjtur, jep kruarje dhe fillojnë të shfaqen pikla të kuqe. Kjo nuk është thjesht skuqje, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin eritemë, por bëhet fjalë për një farë alergjie që vjen nga dielli. Dhe, kjo mund të ngjasë edhe nëse ekspozohemi në diell qoftë edhe për pak minuta. Kjo lloj alergjie shërohet me pomadë me kortizon dhe nëse krruarja është e fortë, atëherë hyjnë në punë pomadat antihistamike. Tre janë këshillat që japin specialistët dermatologë për të gjithë njerëzit që e kanë të vështirë të zgjedhin kremrat për lëkurën. Ato duhet të jenë me Vitamina C dhe E, si dhe me produkte qumështi. Gjithashtu ata rekomandojnë që si në stinën e dimrit dhe verës, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme, të cilat në shumë raste shkaktojnë edhe kancer në lëkurë, duhet të përdoret kremi i lëkurës. Nga ana tjetër, sipas studimeve, rreth 90 për qind e rasteve me kancer në lëkurë shkaktohen kryesisht nga rrezet, sidomos ato ultravioletë, të cilat janë të dëmshme për të gjithë njerëzit dhe veçanërisht për fëmijët. Ai që shkon në plazh dhe në mëngjes lyhet me një krem mbrojtës me tregues 60, të mos mendojë se është i mbrojtur deri pasdite, ndoshta edhe pasi ka bërë banjo. Faktori mbrojtës llogaritet nga firma prodhuese në një situatë standarde, në të cilën nuk merret parasysh noti, djersitja. Kështu është e qartë që kur kushtet ndryshojnë, edhe faktori mbrojtës zvogëlohet. Kështu për të qenë të qetë duhet të jemi bujarë me dozat e kremit që vendosim në lëkurë, duhet të lyhemi çdo dy orë dhe gjithmonë pas banjos.
Problemet që shkakton rrezatimi diellor
Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë. Është e këshillueshme që pas plazhit të përdoren kremra hidratues “pas diellit” për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella, rekomandohen edhe preparate në formë xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht, për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. Forcimi i rezistencës së organizmit duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo individi. Organizmi duhet që gradualisht t’u ekspozohet disa faktorëve dhe kushteve në të cilat e forcon rezistencën. Fortësimi i rezistencës së organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt të faktorëve të jashtëm diellit, ajrit dhe ujit.

10 këshilla për të pasur një lëkurë ngjyrë çokollate
1- Përpara se të nisesh, përdor një krem parapërgatitor
2- Lyej trupin me krem përpara se të shkosh në plazh
3- Pini shumë lëngje për t’u hidratuar
4- Luftoni celulitin edhe në plazh
5- Mbani gjithmonë syze dielli
6- Mbroni flokët me vajrat e duhur
7- Pastroni lëkurën tuaj
8- Mbroni lëkurën e fytyrës
9- Merri rrezet kur je duke lëvizur
10- Mos harroni kremin e pas diellit në fund të ditës

Nxehtësia, e dobishme për veshkat

Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1-2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës.

Pyjet dhe banjat e hijes, ilaçi për tiroidet

Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. Për këta të sëmurë, rëndësi të madhe ka qetësia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka të dhëna se në disa nga këta të sëmurë, bregdeti krijon shqetësime, sidomos gjatë verës, prandaj është mirë që të bëjnë banja ajri në hije. Banjat e ujit në det dhe lumenj t’i bëjnë me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnë. Në sëmundjen e strumës (gushës) që lind si pasojë e mungesës së jodit në ushqim, këshillohen banjat e detit ku ajri është i pasur me kripëra të jodit.

Personat që nuk u rekomandohen banjat e diellit
Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale. Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës). Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji në tru, me stenokardi, që kanë tension të lartë të gjakut etj.

Kujdesi për ata që kanë problem zemrën

Personat me sëmundje të lëkurës duhet t’u ekspozohen rrezeve të diellit vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Është e nevojshme marrja e rrezeve të diellit në det. Por ky veprim duhet të jetë gradual. Rekomandohet që ditën e parë ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë vetëm 5 minuta. Së pari, duhet të marrin rreze duart dhe këmbët pastaj shpina dhe gjoksi. Lëkura e barkut i merr e fundit rrezet, për arsye se është më e ndjeshme. Të ndjeshëm ndaj rrezeve janë personat neurolabilë, si dhe personat shumë të dobët fizikisht. Personat me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut duhet të ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve të diellit. Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Për çdo rast është e nevojshme të merren parasysh këshillat e mjekëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.blendos.albanianforum.net
 
Si ta mbrojmë lëkurën edhe në ditët e fundit të plazhit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Tema Shoqërore :: Mirembajtja e Trupit-
Kërce tek: