Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
Armend


Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 31
Location : Kosova, Prishtin

Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave   Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave EmptyTue Jun 16, 2009 5:24 pm

Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave Hhashim-thaci

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, institucionet e Kosovës janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që me mbështetjen e Komisionit Evropian, edhe Kosova të jetë pjesë aktive e procesit të liberalizimit të vizave.

Kështu ka thënë kryeministrit Hashim Thaçi gjatë një takimi që zhvilloi sot me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të KE-së, Pierre Mirel.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që me mbështetjen e Komisionit Evropian, edhe Kosova të jetë pjesë aktive e procesit të liberalizimit të vizave”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas një komunikate shtypi të lëshuar pas takimit nga Zyra e Kryeministrit, Thaçi dhe Mirel e vlerësuan të frytshëm takimin e XVI-të të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit, duke potencuar të arriturat dhe sfidat qe dalin nga ky proces i rëndësishëm për Kosovën.

Në takim u diskutua për Raportin e Progresit për vitin 2009 dhe për procesin e Studimit të Fizibilitetit, raporte këto që pritet të publikohen nga Komisioni Evropian në vjeshtën e këtij viti.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Pierre Mirel, thuhet se e ka përshëndetur bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe u zotua që Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e angazhimeve evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://drenica.albanianforum.net
 
Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: