Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Të konfigurosh një sistem Debian chroot.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gjergjinho_St
Moderator
Moderator
avatar


Numri i postimeve : 226
Poenat e Antarit : 809
Thanks : 1
Join date : 24/05/2009
Age : 31
Location : St' City-Kosova

Të konfigurosh një sistem Debian chroot. Empty
MesazhTitulli: Të konfigurosh një sistem Debian chroot.   Të konfigurosh një sistem Debian chroot. EmptyWed Jun 24, 2009 5:23 pm


Shpesh, duke qenë një zhvillues Debian, dëshiroj të provoj pakot e krijuara përpara se të kryej upload e tyre. Por, mund të qëllojë që pakot e mia të kenë bug të rëndë që provokojnë ekuivalenten e rm -rf /, prandaj do të ishte një veprim i parekomanduar kryerja e provave tek instalimi im i prodhimit.

Falë kombinimit të programeve chroot dhe debootstrap, na jepet mundësia e instalimit të një sistemi Debian të izoluar në të cilin mund të futemi dhe të instalojmë pakot e krijuara, pa patur rrezik të shkatërroj sistemin tim stabël. Aktualisht, jam duke përdorur një zgjidhje të tillë për të patur si GNOME 2 ashtu dhe GNOME 1 të instaluar me anë të pakove Debian në 2 chroots të veçantë, ku mund të eksperimentoj script-et për tranzicionin GNOME 1 --> GNOME 2.

çfarë na nevoitet
chroot (bën pjesë tek pako coreutils në Debian sarge dhe sid)
debootstrap
login
(me dëshirë) gdm
Të krijojmë chroot
Duke përdorur debootsrap, mund të krijohen ambiente chroot për woody, sarge, apo sid. Në vazhdim të këtij dokumenti do të trajtojmë krijimin e një chroot sid.

Krijojmë një directory, për shembull /sid/. Po të vendosësh të zgjedhësh një emër tjetër, mos harro të zevëndësosh /sid/ me emrin e zgjedhur në vazhdim të këtij dokumenti.

mkdir /sid/
Aktualisht na duhet të instalojmë fillimisht woody dhe më pas të kryejmë upgrade në sid. sid ndryshon tepër shpesh për të qenë me efikasitet debootstrapues (është hera e parë që shikon këtë fjalë!). Pra, lëshojmë debootstrap:

debootstrap woody /sid/ http://ftp.debian.org/debian/
Konfigurojmë file /etc/fstab të sistemit tonë stabël për të kryer mount e filesystem /proc të sistemit chroot.

echo proc-sid /sid/proc proc none 0 0 >> /etc/fstabmount /sid/proc
Konfigurojmë networking tek sistemi chroot.

echo 127.0.0.1 localhost $(hostname) > /sid/etc/hosts
Tani jemi gati për të përdorur chroot! Përdorim programin chroot për tu futur tek sistemi i ri.

chroot /sid/ /bin/sh
Tani mund të kryejmë upgrade e instalimit të sapokryer woody në sid. Kush dëshironte thjesht vetëm një woody tjetër mund të kapërcejë këtë hap.

(echo deb http://ftp.debian.org/debian/ sid main; echo deb-src http://ftp.debian.org/debian/ sid main) > /etc/apt/sources.listapt-get updateapt-get dist-upgrade
Tani, në këtë pikë, kemi në dispozicion një sistem të plotë krejtësisht funksionues, ku mund të kryejmë të gjitha provat dhe rrëmujat që dëshirojmë pa patur rrezik të dëmtojmë sistemin tonë bazë stabël Debian.
Konfigurimi i login
Të japësh thjesht një chroot /sid/ është e lehtë, por kështu konservohen të gjitha të ndryshueshmet e ambientit që ndoshta nuk na duhen, etj... Një zgjidhje më e mirë është lëshimi i një procesi tjetër login në një terminal virtual, nga i cili të lidhemi direkt në directory chroot.

Kërko rreshtat në vazhdim tek /etc/inittab (sistemi yt bazë):

# Ki parasysh që në shumë sisteme Debian tty7 përdoret nga X Window System,# prandaj këshillohet të mos ti modifikoni pjesën relative.#1:2345:respawn:/sbin/getty 38400 tty12:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty23:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty34:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty45:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty56:23:respawn:/sbin/getty 38400 tty6
Shtojmë një rresht si më poshtë:

8:23:respawn:chroot /sid/ /sbin/getty 38400 tty8
"8" tregon terminalin virtual nga ku duhet të kryejmë login e ri. Mund të zgjedhësh një tjetër po të duash.

Ringarkojmë init:

init q
Konfigurimi i gdm
Dëshiron të lëshosh X dhe GNOME nga chroot yt? Krejtësisht e mundur! Shembulli në vazhdim mundëson funksionimin e GDM në një terminal virtual 8; duhet të zgjedhësh një tjetër (9, për shembull) nëse, si në shembullin e mësipërm, ke përcaktuar vt8 për login. Sidoqoftë, ja çfarë duhet të bëjmë:

(kalo tek chroot yt, o me chroot /sid/ ose duke përcaktuar login si më sipër)

apt-get install gdm gnome x-window-system
Kopjo /etc/X11/XF86Config-4 tënd nga sistemi bazë në chroot:

cp /etc/X11/XF86Config-4 /sid/etc/X11/XF86Config-4
Lidhu edhe njëherë në chroot, dhe ndrysho /etc/gdm/gdm.conf. Tek seksioni [servers] do të gjesh një rresht si ky:

0=Standard vt7
Ndryshoje si në vazhdim:

0=Standard vt8
Sikurse shikuam më sipër, mund të zëvëndësosh sipas dëshirës çdo terminal në vend të "8".

Gjithmonë nga chroot, lësho:

/etc/init.d/gdm start
Tani mund të kalohet me lehtësi nga X Window System i chroot tek ai i sistemit bazë, duke kaluar thjesht nga një terminal virtual tek tjetri; për shembull duke shtypur Ctrl-Alt-F7 apo Ctrl-Alt-F8.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.denica-hg.tk
 
Të konfigurosh një sistem Debian chroot.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-
Kërce tek: