Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Të instalojmë GNOME nga CVS me ndihmën e Jhbuild.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gjergjinho_St
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 226
Poenat e Antarit : 809
Thanks : 1
Join date : 24/05/2009
Age : 24
Location : St' City-Kosova

MesazhTitulli: Të instalojmë GNOME nga CVS me ndihmën e Jhbuild.   Wed Jun 24, 2009 5:25 pm

Projekti GNOME afron dy gjëra: Ambientin desktop GNOME, një desktop tërheqës dhe të lehtë për përdoruesit, dhe piataformën e zhvillimit GNOME, një koleksion të pasur instrumentësh, librerish dhe komponentësh për të zhvilluar programe të fuqishëm dhe kompleksë, që integrohet me pjesën tjetër të desktop. Gjithashtu GNOME është ambienti i vetëm i punës që, në momentin e shkrimit të këtij udhëzuesi, është përshtatur krejtësisht në shqip.

JHbuild nuk është gjë tjetër veç një instrumenti që u jep mundësinë zhvilluesve të testojnë versionin në CVS të GNOME (pra versionin që pasqyron ndryshimet në kohë reale).

Në vazhdim do të shohim se si të shfrytëzojmë fuqinë e Jhbuild për të instaluar/rifreskuar versionin më të fundit të GNOME.

Shpërndarja GNU/Linux e përdorur është Debian, në versionin Unstable. Megjithatë, Jhbuild mund të përdoret pa problem në shpërndarje të ndryshme Linux apo piataforma të tjera (sigurisht, jo Windows).

Dedikim
Ky udhëzues i shkurtër i kushtohet grupit të punës për përshtatjen në shqip të ambientit të punës GNOME, si dhe të gjithë zhvilluesve apo përdoruesve të thjeshtë që dëshirojnë të provojnë versionet beta (në zhvillim) të GNOME.

Shënim
Ky është një udhëzues Jozyrtar dhe Praktik për zhvilluesit dhe testuesit e GNOME nën Debian GNU/Linux (unstable).

Konfigurimet që do të afrohen në vazhdim janë provuar shpeshherë dhe kanë dhënë rezultate të kënaqshme për arritjen e qëllimit (instalimi rezultues është plotësisht i përdorshëm).

Komandat e ndryshme duhen zbatuar gjithmonë në një terminal.

Për të zvogëluar mundësitë e gabimeve në shkrim mund të kopjoni dhe ngjisni në terminal komandat apo konfigurimet e dhëna.

"apt-get" kërkon që ju të keni një lidhje të vazhdueshme në internet për të instaluar / rifreskuar / shkarkuar programet.

"jhbuild" gjithashtu kërkon një lidhje të qëndrueshme internet.


Kushdo mund të kontribojë në korrigjimin/përmirësimin e këtij udhëzuesi.

Le të fillojmë
Me qëllim që jhbuild të funksionojë me korrektësi shpërndarja jonë në përdorim duhet të jetë sa më e përditësuar.

Përgatisim shpërndarjen
Kryejmë rifreskimin:

apt-get update
apt-get upgrade
Instalojmë disa paketa shtesë, që i nevoiten ambientit:

apt-get install build-essential docbook docbook-utils docbook-xsl \
docbook2x doxygen bison flex libpopt-dev cvs
Nëse lind nevoja e instalimit të pakove të tjera shtesë, mjafton të bllokoni proçesin e jhbuild dhe të instaloni gjithmonë me # apt-get pakon e kërkuar (zakonisht versionet "-dev").

Shkarkojmë dhe instalojmë jhbuild
Për lehtësi dhe, për të mos krijuar probleme me ambientet e përdoruesve ekzistues, unë krijoj një përdorues të ri; pra japim komandën:

adduser gnome212
Krijojmë kartelën e instalimit
Unë po përdor /opt , të cilit i kam dedikuar një particion të veçantë të bollshëm.

mkdir -p /opt/app/gnome2
Krijojmë kartelën e punës
Marrim të drejtat e përdoruesit të sapokrijuar gnome212

su - gnome212
mkdir ~/cvs
Marrin jhbuild nga CVS
Futemi tek CVS e GNOME:

cvs -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome login

nuk ka nevojë për fjalëkalim -- thjesht shtyp [Enter]
Shkarkojmë modulin jhbuild:

cvs -z3 -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome checkout
jhbuild
Kryejmë instalimin
Instalojmë modulin e saposhkarkuar:

cd jhbuild
make && make install
Konfigurojmë Jhbuild
Për këtë qëllim do të marrim shembullin e gatshëm që gjendet tek kartela e jhbuild sample.jhbuildrc

cp sample.jhbuildrc ~/.jhbuildrc
E ndryshojmë sipas nevojave tona:

vim ~/.jhbuildrc
Nëse keni ndjekur pozicionet që kam dhënë deri tani, mund të përdorni konfigurimin që po jap në vazhdim si shembull:

Example: Konfigurimi i .jhbuildrc
# -*- mode: python -*-

# information about cvs server
#cvsroots['gnome.org'] = ':ext:jamesh@cvs.gnome.org:/cvs/gnome'
#cvsroots['cairo.freedesktop.o rg'] = ':ext:james@cvs.freedesktop.org:/cvs/cairo'

# modules to build (deps are also built)
moduleset = 'gnome-2.12'
modules = ['glitz', 'pango', 'gtk+', 'dbus', 'meta-gnome-desktop', 'meta-gnome-devel-tools' ]

skip = [ 'mozilla' ]

# the prefix to install things to (user must have write access)
prefix = '/opt/app/gnome2'

# where the sources are checked out to
checkoutroot = '/home/gnome212/cvs'
bindir = '/home/gnome212/bin'
# where to put downloaded tarballs.
tarballdir = os.path.join(checkoutroot, 'pkgs')

# the Netscape Security Service directory
nssdir = '/include/mozilla-1.7.10/nss'

# the Netscape Portable Runtime directory
nsprdir = '/include/mozilla-1.7.10/nspr'

# arguments to pass to autogen script
autogenargs='--enable-maintainer-mode --disable-static --disable-gtk-doc'

#os.environ['INSTALL'] = os.path.expanduser('~/bin/install-check')

#branches['libglade'] = 'libglade-gobject-support-branch'
module_autogenargs['gnome-vfs'] = autogenargs + ' --enable-hal'
module_autogenargs['gimp'] = autogenargs + ' --disable-print --enable-python'
module_autogenargs['planner'] = autogenargs + ' --enable-database'

module_autogenargs['evolution-data-server'] = autogenargs \
+ ' --enable-nss=yes --with-nss-includes=' + prefix + nssdir \
+ ' --with-nspr-includes=' + prefix + nsprdir

module_autogenargs['evolution'] = autogenargs \
+ ' --enable-nss=yes --with-nss-includes=' + prefix + nssdir \
+ ' --with-nspr-includes=' + prefix + nsprdir \
+ ' --enable-exchange=no --disable-exchange'

module_autogenargs['dbus'] = autogenargs + ' --enable-glib --enable-python --enable-checks --enable-docs'

#module_autogenargs['howl'] = autogenargs.replace('--disable-static', '')
module_autogenargs['totem'] = autogenargs + ' --disable-gstreamer'

# set CFLAGS:
os.environ['CFLAGS'] = '-g -O2'
os.environ['INSTALL'] = os.path.join(bindir, 'install-check')
os.environ['ACLOCAL_FLAGS'] = "-I /usr/share/aclocal -I " + prefix + "/share/aclocal"
os.environ['PKG_CONFIG'] = prefix + "/bin/pkg-config"
os.environ['PKG_CONFIG_PATH'] = prefix + "/lib/pkgconfig:/usr/lib/pkgconfig"
os.environ['LD_LIBRARY_PATH'] = prefix + "/lib:/lib:/usr/local/lib:/usr/lib:/usr/share/lib"
addpath('XDG_DATA_DIRS', '/usr/share')
Kujdes konfigurimin e nss, nspr: mund të ndryshojë në varësi të versionit të mozilla.

Krijojmë file e përgjithshëm të konfigurimit:

cd ~
grep -i 'prefix' ~/.jhbuildrc > jhbuild.conf
Fillojmë "ndërtimin" e GNOME
Kush ka durim të rrijë afër ekranit, të përgatisë një sasi të mjaftueshme kafeje, të tjerët, të japin komandat në vazhdim e të dalin të marrin ajër të pastër

cd ~/bin
./jhbuild bootstrap
./jhbuild sanitycheck
./jhbuild build
Nëse komanda e dytë e mësipërme ju jep probleme, rikontrolloni me kujdes file e konfigurimit të jhbuild

Nëse Jhbuild ndesh në ndonjë problem, ju jep mundësinë të hapni një konsolë për të korrigjuar/sistemuar çfarë nuk shkon.

Mbasi gjithçka të ketë përfunduar, jemi gati për të kaluar në fazën tjetër: futja në ambientin e ri të sapo krijuar.

Krijimi i seancës së re GNOME
Veprimet në vazhdim kërkojnë të drejtat e root

Kthehemi në root
su root
Krijojmë një file të ri seance:

vi /usr/bin/jhbuild-session
me përmbajtje si në vazhdim

#!/bin/sh
exec /home/gnome212/bin/jhbuild --file=/home/gnome212/jhbuild.conf run
gnome-session
Bëjmë të ekzekutueshëm file e sapokrijuar:

chmod a+x /usr/bin/jhbuild-session
Krijojmë file jhbuild.desktop:

vim /usr/share/xsessions/jhbuild.desktop
me përmbajtjen si në vazhdim:

[Desktop Entry]
Encoding=UTF-8
Name=GNOME me Jhbuild
Comment=Kjo seancë do t'ju lidhë në GNOME CVS
Exec=/usr/bin/jhbuild-session
Icon=
Type=Application
Sigurohemi që edhe ky file të jetë i ekzekutueshëm:

chmod a+x /usr/share/xsessions/jhbuild.desktop
Futja në seancën e re të GNOME
Tashmë mund të futemi tek seanca e re e GNOME thjesht duke zgjedhur GNOME me Jhbuild nga menuja e seancave të GDM. Sigurisht, për t'u futur duhet të përdorim përdoruesin e ri gnome212.

Mund të futemi në seancën e re pa u shkëputur nga seanca aktuale e punës: mjafton të klikojmë tek menuja qendrore e GNOME Programe —> Vegla Sistemi —> Login i ri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.denica-hg.tk
 
Të instalojmë GNOME nga CVS me ndihmën e Jhbuild.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apel për ndihmë familjes së dëshmorit Shaban Zenuni - Hoxha
» Ish i dashuri i kërkon ndihmë Jahjagës: Për hir të dashurisë që kemi pasur e luta të më gjejë një punë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-
Kërce tek: