Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Një miniudhëzues për konfigurimin e Pine.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gjergjinho_St
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 226
Poenat e Antarit : 809
Thanks : 1
Join date : 24/05/2009
Age : 24
Location : St' City-Kosova

MesazhTitulli: Një miniudhëzues për konfigurimin e Pine.   Wed Jun 24, 2009 5:32 pm

Ky dokument shpjegon si të konfigurosh në menyrë të thjeshtë dhe të shpejtë mailer-in tekstual pine për unix/linux.



Pine është një program për kontrollin e postës elektronike dhe news; për t'a hapur mjafton të shkruani pine nga console dhe po të jetë hera e parë që hapet, programi do të krijojë në directory home të përdoruesit kartelën Mail të domosdoshme për funksionimin e tij.
Ky tekst nuk do të merret me shpjegimin e përdorimit të pine, meqenëse përdorimi është tepër i thjeshtë, të gjithë komandat janë të rrjeshtuara në pjesën inferiore të çdo dritare të hapur, por do të shpjegojë si t'a konfiguroni për të kontrolluar postën elektronike.
Pra hapim një konsolë dhe shkruajmë pine. Do të na hapet pine me një dritare dhe ashtu si shkruhet në pjesën e poshtme, shtypim S për të hyrë në skermatën e setup, pastaj shtypim C për tu futur në skermatën Config. Këtu mund të hapni edhe një help për çdo opcion duke seleksionuar opcionin që ju intereson dhe duke shkruar një pikëpyetje (?). Zërat që duhet të ndryshojmë me qëllim që të mund të na arrijë posta janë user-domain (opcioni i dytë), smtp-server dhe inbox-path. Mund të ndryshoni pastaj çfarë të doni dhe si të doni, por po të ndryshoni vetëm ato që sapo përmendëm gjithshka do të funksionojë siç duhet.
Tek user-domain duhet të shkruani dominion tuaj të postës elektronike (d.m.th.pjesën e shkruar nga e djathta e @, pra libero.it, albalinuxs.com, etj...); poshtë, tek smtp-server duhet të shkruani server-in tuaj smtp (server i postës në dalje, pra popmail.domain_juaj, mail.domain_juaj, etj...). . Tek inbox-path duhet të shkruani diçka të ngjashme me këtë:

{server_imap/user=emri_përdoruesit}INBOX

Ku server_imap është server-i juaj i postës në hyrje, që ju ka dhënë kush ju jep shërbimin e-mail. Kini kujdes: server-i i postës në hyrje tek pine nuk është klasiku POP3, por është ai IMAP.
Një shembull: njëra nga adresat e-mail që kam unë është lentid@inwind.it. Atëhere unë kam shkruar:

user-domain= inwind.it

smtp-server= mail.inwind.it

inbox-path= {imapmail.inwind.it/user=lentid}INBOX

Po në këtë skermatë mund të plotësoni dhe fusha të tjera, si për shembull personal-name, ku mund të vendosni çfarë doni të shkruhet në fushën From kur dërgoni një mail (edhe pse në rastin tonë nuk duhet, më poshtë do të shohim përse), ose më poshtë mund të zgjidhni që kur t'i përgjigjeni një mesazhi duke shkruar R (Reply) të përfshihet në mesazhin tuaj të ri teksti i mesazhit që ju ka ardhur (include-text-in-reply), apo të zgjidhni frekuencën e kontrollit të postës në program duke modifikuar mail-check- interval. Ashtu siç mund të lexoni edhe në help lidhur me këtë opcion, duhet të tregoni kohën në sekonda (unë p.sh. kam vënë 300), dhe po të shkruani 0 disabilitoni kontrollin e mesazheve të rinj.
Tani që mbaruam me këtë seksion shtypim E për të dalë nga setup; do të na pyetet se dëshirojmë t'a shpëtojmë, natyrisht përgjigja do të jetë Y.
Tani shtypim S (gjithmonë setup) dhe pastaj R rules (rregulla). Në këtë pikë shtypim akoma R për t'u futur në nënseksionin e Rules të quajtur Role dhe krijojmë një rregull të re duke shtypur A. Në skermatën e re mjafton të tregojmë emrin e rregullit (mund t'a quani thjesht New), pastaj duhet të seleksiononi Any në Current-folder-type dhe Don't care, always matches në Message is important?, Message is new?, Message is deleted? dhe Message is answered?. Gjithë kjo lidh rregullin tonë të sapo krijuar me të gjithë mesazhet në çfarëdo kartelë të ndodhen.
Si gjë e fundit duhet të ndryshojmë përmbajtjen e zërit Set From, duhet të shkruani emrin që dëshironi të shfaqet (ja përse përpara ishte e kotë të ndryshonim përmbajtjen e zërit personal-name) dhe midis kllapave trkëndëshe (<>) adresën tuaj të postës elektronike. Në rastin tonë do të ishte:

Set From= Linux Lover <lentid@inwind.it>

Si gjithmonë shkruajmë E e pastaj Y për të shpëtuar konfigurimin e ri, e pastaj akoma E dhe Y për t'u kthyer tek menu-ja qëndrore. Tani gjithshka duhet të funksionojë siç duhet!
Provojmë t'i dërgojmë vetes një e-mail për të parë çfarë ndodh. Shtypim C (Compose) dhe shkruajmë prova pine dhe shkruajm5 si destinues adresën tonë e-mail; pasi të kemi mbaruar shtypim CTRL-X për t'a dërguar. Na drejtohet pyetja në se duam t'a dërgojmë mesazhin me rregullën e re, shtypim Y!

Kaq ishte e gjitha. Dy minuta dhe jeni gati të përdorni pine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.denica-hg.tk
 
Një miniudhëzues për konfigurimin e Pine.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-
Kërce tek: