Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 FSK-së i janë shtuar edhe 106 rekrutë të rinj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
bLeenndoo.xX
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 515
Poenat e Antarit : 1428
Thanks : 3
Join date : 28/05/2009
Age : 23
Location : Kosova,Vushtrri

MesazhTitulli: FSK-së i janë shtuar edhe 106 rekrutë të rinj   Wed Jun 24, 2009 9:11 pm





Forcës Mbrojtëse të Kosovës të mërkurën i janë shtuar edhe 106 rekrutë të rinj. Diplomimi i tyre u krye në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në praninë e shumë familjarëve dhe zyrtarëve qeveritarë. Ky staf i ri i FSK-së vjen nga rekrutimi i parë multietnik dhe dygjinor i të rinjve.

Biondina Sylejmani, është një ndër kosovaret e pakta që u është bashkangjitur trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të mërkurën, në mënyrë solemne ajo është betuar se prej kësaj dite ajo do të jetë pjesë e pandashme e FSK-së.

Akti i marrjes së diplomës, pas shtatë javësh kursi bazik, për këtë rekrute të re është një ndjenjë e veçantë, pasi që ajo thotë se me këtë i është plotësuar ëndrra e saj që ka pasur gjithmonë- t’i shërbejë atdheut.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë, është një privilegj për mua që të jem pjesë e FSK-së. Është një krenari e papërshkrueshme, është një ëndërr që e kam pasur t’i shërbej atdheut dhe popullit tim”, thotë Biondina Sylejmani.

Përkundër faktit që gjatë trajnimit shtatë javësh ka pasur mjaft ushtrime dhe detyra të rënda, rekrutja Sylejmani thotë se nuk kanë qenë të pamundura për t’i kryer. Sipas saj, të gjitha kryhen lehtë me punë dhe me përkushtim.

“Rregullave duhet t’u përmbahet çdo ushtar, nuk janë të vështira”, thotë ajo. Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, nga 404 civilë të rekrutuar, pas trajnimit shtatë javor u diplomuan 106 prej tyre.

Po ashtu, ky staf i ri i FSK-së, i cili vjen nga rekrutimi i parë multietnik dhe dygjinor i të rinjve, ka marrë një certifikatë nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Gilles Fugier. Bëhet e ditur se nga 106 rekrutët e rinj, 75 prej tyre janë shqiptarë, nëntë nga komuniteti turk, gjashtë egjiptianë, dhjetë boshnjakë, pesë ashkalinj dhe një serb.

I sapodiplomuari nga radhët e komunitetit boshnjak, 26-vjeçari Hajrudin Sabovic thotë se kjo ditë është një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së tij. Me inkuadrimin e tij në FSK, ai beson se do t’i hapen edhe shumë dyer të tjera në jetën e tij. “E kam parë veten edhe më herët në këtë vend. Nuk do të ndalem me kaq, para nesh do të jenë më shumë sfida, kurse do të shohim se çka do të bëhet në të ardhmen”, thotë Sabovic.

Në ceremoninë e diplomimit të këtij grupi të parë multietnik, komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi tha se FSK-ja do të jetë e hapur për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët do të jenë në gjendje të kontribuojnë për të mirën e vendit. “Nuk asgjë më të shenjtë sesa t’i shërbesh vendit tënd dhe qytetarëve, pa dallim feje, kombi e gjinie”, tha gjeneral Selimi.

Ndërsa ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, duke i përgëzuar të sapodiplomuarit, pohoi se me punën e mirë të tyre, të kryer me sukses, dëshmohet edhe një herë se FSK-ja dhe NATO-ja kanë bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Gilles Fugier tha se KFOR-i pret që në shtator FSK-ja të fillojë zbatimin e mandatit, bazuar në kapacitetet optimale. “Ne presim që FSK-ja të fillojë zbatimin e mandatit të tyre, presim që ata të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe maturi”, tha Fugier.

Ai bëri të ditur se në shtator të këtij viti, pritet që FSK-ja të dalë me kapacitetet e para ushtarake për të filluar misionin e saj. “Kapacitet e para do t’i kemi në shtator, por ato do të jenë të limituara në disa fusha, andaj ne, këto kapacitet i quajmë fillestare”, shtoi Fugier.

2 mijë e 300 persona, përveç atyre të pranuar nga ish-TMK-ja, do të bëhen pjesë e kësaj force. Prej këtij numri, 1 mijë e 500 pjesëtarë të FSK-së do të jenë ushtarë dhe oficerë të tjerë aktivë, ndërkohë që 800 të tjerë rezervistë.

Angazhimi i një pjesëtari të FSK-së është i ndarë në tri pjesë, ku ai afatshkurtër është 12-vjeçar, i plotë edhe 12 vjet të tjera dhe angazhimi afatgjatë është totali prej 24 vjet shërbimi, plus edhe 5 vjet shtesë, pra gjithsej 29 vjet. /D. Myrtaj/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.blendos.albanianforum.net
 
FSK-së i janë shtuar edhe 106 rekrutë të rinj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: