Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumiForumi  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Procesori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
pr0xy g33k
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 85
Poenat e Antarit: 243
Thanks: 1
Join date: 26/06/2009
Age: 17
Location: macedonian

MesazhTitulli: Procesori   Sat Jun 27, 2009 8:14 pm

Procesori është komponentë kryesor i kompjuterit, i cili bën ekzekutimin e programeve indivifuale dhe dirigjon punën e pjesëve të tjera. Quhet edhe njësia qendrore procesorike (CPU-central procesor unit), ndërsa kur ai ndodhet në një qark të integruar, quhet mikroprocesor. Njësia qendrore (procesori)ka qenë i përdorur qysh nga viti 1961(Weik 1961:238). Procesori përbëhet nga tre komponentë kryesorë: njësia aritmetikore-logjike (ALU), ku kryhen të gjitha llogarijet logjike; njësia dirigjuese, e cila bën dekodimin, sinkronizimin, dhe ekzekuton instruksionet e programeve, dhe kujtesa punuese (RAM), e cila mundëson ruajtjen e të dhënave dhe programeve me të cilat mundësohet puna e kompjuterit. Të gjitha komponentët përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin hapësira të kujtesës së rezervuara për qëllime të veçanta.

Njësia qendrore është e ndërtuar në një kuti të vogël të qeramikës me këmbëza metalike anash. Këto këmbëza kanë funksionin e ndërlidhjes së çipit të procesorit me çipa të tjerë në pllakën e stampuar. Në brendi të kutisë së qeramikës është i vendosur vetë çipi, një pllakën nga silici me dimensione prej disa mm². në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë funksionale ndërmjet veti.

Lloji i procesorit i cili është i instaluar në kompjuter e përcakton shpejtësinë e ekzekutimit të instruksioneve të ndryshme. Në ditët e sotme, procesorët mund të ekzekutojnë edhe dhjetra miliona instruksione për sekondë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Procesori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-