Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kamata

Shko poshtë 
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Kamata Empty
MesazhTitulli: Kamata   Kamata EmptyFri Jun 05, 2009 6:30 pm

Kamata

Kamata ne terminologjine islame do te thote shtese mbi kapitalin pa ndermjetesine e shitblerjes, kurse perkufizimi me i njohur ne librat e fikhut eshte: “Shtese pasurore e kushtezuar ne marreveshje, pa kompensim, gjate kembimit te nje pasurie me nje tjeter..
.” All-llahu, subhanehu ve teala, thote: “E nese pendoheni atehere juve ju perket vetem kapitali juaj...” [Bekare: 279].
Dispozita e kamates ne islam

Kamata perfaqeson fitimet me te pista, sepse ajo eshte e ndaluar ne Legjislacionin Islam, duke e konsideruar ate qe e lejon prej grupit te jobesimtareve, me argument fjalen e All-llahut [xh.sh]: “All-llahu nuk e do asnje jobesimtare mekatare.” [Bekare: 276].
Islami e ka ndaluar kamaten ne te gjitha llojet, format dhe ngjyrat e saj, sepse ajo perben nje fitim te piset dhe pasuri te ndaluar, pasuri te cilen te pasurit kamatedhenes (apo kreditoret) e marrin nga te varferit nevojtare pa te drejte, pa mundim dhe pa pune. Kamata eshte e ndaluar ne Kuran, Sunnet dhe sipas ixhmait te te gjithe dijetareve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thote: “O ju qe besuat, kini frike All-llahun dhe nese jeni besimtare te sinqert , hiqni dore prej asaj qe ka mbetur nga kamata. E ne qofte se nuk e beni kete (nuk heqni dore nga kamata), atehere binduni se jeni ne lufte me All-llahun dhe te derguarin e Tij...” [Bekare: 278-279].
Pra, aq i madh dhe aq i shemtuar eshte mekati i kamates, saqe ai i cili merr pjese ne transakcionet me kamate i ka shpallur lufte All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. E kush eshte ai i cili mund ta fitoje luften kunder All-llahut? Pra, cdokush qe punon me kamate konsiderohet ne lufte kunder All-llahut, gje qe tregon se do te denohet ne xhehennem dhe tregon se kamata eshte mekat shume shume i madh.
Per ta potencuar edhe me shume shemtine e ketij mekati, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thene: “Kamata i ka 73 porta, me e lehta eshte sikur ai njeri te beje marredhenie me nenen e tij...” [Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi].
Poashtu All-llahu i Madherishem thote: “Ata qe e hane kamaten, ata nuk ngrihen ndryshe vetem se si ngrihet ai cmenduri nga te prekurit e djallit. (Bejne) keshtu ngase thane: “Edhe shitblerja nuk eshte tjeter, por njesoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamaten. Atij qe i ka arritur keshille (udhezim) prej Zotit te tij dhe eshte ndale (prej kamates), atij i ka takuar e kaluara dhe ceshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e perserit (pas ndalimit), ata jane banues te zjarrit, ku do te mbesin pergjithmone. All-llahu e zhduk kamaten dhe e shton lemoshen, All-llahu nuk e do asnje jobesimtare mekatar.” [Bekare: 275-276].
Ne keto dy ajete All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon se ngrenesit e kamates jane te ngjashem me te cmendurit e xhindosur, pastaj ua zhvlereson argumentimin e tyre se kinse kamata eshte njejte me gjerat tjera si shitblerja duke u thene se shitblerjen All-llahu e lejoi mirepo kamaten e ndaloi, pastaj All-llahu tregon se ai i cili e nderpret kamaten dhe pendohet Ai do t’ia fale, e ai qe edhe pas kesaj nuk pendohet dhe vazhdon me kamate, All-llahu i kercenohet me denim te perjetshem ne xhehennem. Dhe ne fund All-llahu tregon se nga kamata nuk ka bereqet, po ai haram gjithesesi do te zhduket dhe nuk do te kete bereqet ne te.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thene: “Do te vije nje kohe per njerezit ku do te hane kamaten.” Ebu Hurejra pyeti: “A te gjithe njerezit?” Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai qe nuk do te haje prej tyre do te marre prej pluhurit te saj.” [Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe].
Ajo qe vihet re sot eshte se cdo fjale prej fjaleve te Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tingellon reale dhe tregon madheshtine dhe vertetesine e mesazhit te tij, sepse ai nuk flet nga vetvetja, po eshte shpallje nga All-llahu.
Transaksionet me kamate jane perhapur shume e nuk ka shpetuar prej saj vetem se ai qe e ka meshiruar All-llahu, xhel-le sha'nunu. Ai qe konsumon kamaten do te dridhet ashtu sic dridhet ai qe eshte prekur nga shejtani, dhe kjo eshte lodhja, stresi dhe jostabilizimi i sotem. Shperblimi eshte sipas punes, per shkak te neglizhences sone dhe prishjes se potencialeve tona…
Pa dyshim se rrjeti i kamates sot po e rrjepe njerezimin. Ky sistem kamate sot ka bere qe ne kohet tona ta perqendroje pushtetin e vertete ne duart e nje grupi njerezish qe nuk kane aspak meshire per njerezimin, po qe e shikojne vetem interesin e tyre dhe mundohen t’i rrjepin njerezit.
Shtetet jane borxhli te ketyre njerezve, borxhe me kamata aq te larta, saqe shteti nuk ka mundesi ta paguaje as kamaten, e mos te folim per borxhin. Ne kete menyre shteti shkaterrohet ekonomikisht dhe behet rob i ketyre njerezve. Ata e udheheqin politiken e atij shteti, ata vendosin per lufte apo per paqe, krejt kete duke u bazuar ne grykesine e tyre dhe duke mos pasur aspak meshire per te varferit.
Urtesia ne ndalimin e kamates. Urtesia e pare ne ndalimin e nje gjeje eshte sprovimi qe All-llahu ua ben roberve te Tij, qe ta sheh se a jane te degjueshem apo jo? All-llahu e ka ndaluar kamate dhe ai eshte i Urti.
Argumentet e ndalimit te kamates jane ne Kuran, Sunnet dhe Ixhma, andaj duhet te jemi te prere ne ndalimin e kamates edhe nese nuk i dime te gjitha urtesite e ndalimit te saj.
All-llahu, subhanehu ve teala, thote: “Kur All-llahu ka vendosur per nje ceshtje, ose i derguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnje besimtari dhe asnje besimtareje qe ne ate ceshtje te tyre personale te bejne ndonje zgjidhje tjeterfare. E kush e kundershton All-llahun dhe te derguarin e Tij, ai eshte larguar shume larg se vertetes.” [Ahzab: 36].
Sidoqofte, do t’i permendim disa prej efekteve negative te kamates:
1. Kundershtimi i All-llahut ne vendimin e Tij, andaj ai qe e ben kete i nenshtrohet hidherimit dhe denimit te All-llahut.
2. Shkakton prishje te ndjesise dhe mirekuptimit njerezor, sepse qellim kryesor behet grumbullimi i pasurise ne kurriz te te varfurve. Sa e sa njerezve u jane rrembyer shtepiat per shkake te kamates, sa e sa femije kane mbetur pa kulm mbi krye per shkak te kamates.
3. Shkakton urrejtje ndernjerezore, te varferit i urrejne te pasurit.
4. Shkakton deshperim ne shpirtin e te varferve dhe e rrit hendekun ndermjet atyre qe kane dhe atyre qe nuk kane, kurse islami na e meson te kunderten e kesaj, nepermjet zekatit dhe sadakase.
5. Shkakton qe pasuria te grumbullohet ne duart e disa personave, qellimi kryesor i te cileve eshte interesi i tyre personal. Keshtu shtetet dhe shtetasit behen rober te tyre. Njeri prej tyre ka thene: “Ma jepni sistemin bankar te nje shteti, pastaj zgjidheni kryetar ke te doni.” D.m.th. politika e atij shteti do te jete ne doren time. …
6. Shume ekonomiste bashkohore e kundershtojne kamaten dhe tregojne per demet e saj ne ekonomine e nje shteti, bile demet e saj reflektohen edhe te populli, ne forme te taksave dhe cmimeve te larta.
7. Kamata shkaktoi qe kapitalistet ta ndienin veten zot, kurse punetoret te ndihen si rober, i beri pasurite e popullit placke per shtetet kapitaliste, te cilat i perdoren per prodhim te armeve, per lufte dhe shkaterrime.

Zgjidhja islame
Tash do te flasim mbi zgjidhjen islame, e cila zgjidhje padyshim se eshte ne dobine e te gjitheve.
Islami i ka dhene hapesire kapitalit qe te shfrytezohet ne tregeti me afat te gjate ashtu sic ka lejuar perzierjen e tij me punen, duke ndare me te fitimet dhe humbjet. Prej ketu legjislacioni evropian gjate zhvillimit te tij mori idene e ngritjes se shoqerise aksionare, te cilat ishin fara e zhvillimit mbi te cilat ngrihen bazat e prodhimit dhe transaksioneve ne ekonomine bashkohore.
Si dihet, e ndaluara eshte e qarte dhe e lejuara eshte gjithashtu e qarte, e nuk do te kete shpetim vetem nese mesojme prej thenies se All-llahut, subhanehu ve teala: “... e nese pendoheni, atehere juve ju perket vetem kapitali juaj, keshtu nuk beni dhe nuk ju behet padrejtesi.” [Bekare: 279]
Bankat islame
Mesuam se kreditimi dhe marrja e kredise me kamate eshte veper e ndaluar, te cilen nuk e ben te lejueshme as edhe nevoja. Ketu lind nevoja e korigjimit te funksionimit te kapitalit, duke e pershtatur me Legjislacionin Islam. Keshtu lindi ideja e bankave islame, ngritja e te cilave perfaqeson vetem se nje hap mbi rruge ne krahasim me hapat tjere per ngritjen e sistemit ekonomik islam ne formen e tij me te plote, kur dihet se sistemi bankar konsiderohet boshti i te gjithe aktivitetit ekonomik.

Objektivat e bankave islame
Bankat islame, per dallim nga ato tjerat, ngrihen mbi parimin e mosndarjes midis anes materiale, njerezore dhe natyres humane. Objektivat kryesore te bankave islame jane:
1- Perputhja e veprimeve te saja bankare me dispozitat islame, duke siguruar keshtu alternativen islame per cdo veprim. Kjo nuk realizohet vetem nese banka islame pastron veprimet e saja nga cdo gje e ndaluar dhe hap i pare ne kete drejtim do te jete shpetimi i muslimaneve nga keneta e kamates, nga kjo e keqe per te cilen All-llahu i ka shpallur lufte atyre qe perzihen ne te, e me pas sigurimi i fitimit hallall, venia e pasurise ne sherbim te muslimaneve e shoqerive te tyre nepermjet aktiviteteve te ndryshme te lejuara.
2- Zhvillimi i ndergjegjes se kursimit, nxitja e investimeve dhe ndalimi i bllokimit te pasurive, sepse banka islame ka per qellim mbledhjen e kursimeve te muslimaneve ne te gjithe boten dhe orientimi i tyre ne ate menyre qe realizon dobi per vendet islame. Padyshim se lenia e parave ne bankat islame i ndalon muslimanet nga berja e gjynaheve duke i lene parate ne banka tjera, te cilat punojne me kamate dhe te cilat i shfrytezojne keto para per politikat e tyre te cilat jane ne kundershtim me interesat e muslimaneve.
3- Paraqitja e metodave te reja te financimit dhe investimit, te cilat jane ne perputhje me islamin, ne forme te partneritetit te plote, i cili rrjedh nga bashkimi i kapitalit, punes dhe ndarjes se fitimit dhe humbjes. Nuk ka dyshim se te gjitha te ardhurat nga projektet me partneritet, jane me te larta se te ardhurat e realizuara nga kamata.

Format e financimit tek Bankat islame
Format e financimit tek bankat islame burojne nga Legjislacioni Islam, i cili ndalon marrjen dhe dhenien e kamates. Do t’i permendim disa prej ketyre formave:
1- Mudarebeja (bashkimi i kapitalit me punen).
Te kamata, dhenesi i kamates eshte ne fitim te sigurte, kurse ai qe e merr kamaten i nenshtrohet edhe punes edhe rrezikut te humbjes. Kurse Mudarebeja eshte bashkimi i kapitalit te njeres pale me punen e pales tjeter, duke e ndare fitimin dhe humbjen. Fitimi ndahet ne baze te nje perqindjeje te caktuar me pare.

2- el-Anan (partneriteti me kapital te perbashket)
Partneriteti i quajtur el-Anan eshte nje marreveshje midis dy apo me shume partnereve per te bere biznes me kapitalin e tyre te perbashket, me kusht qe fitimi te ndahet midis tyre sipas nje perqindjeje te percaktuar. Dallimi mes kesaj dhe Mudarebese eshte se te Mudarebeja kemi kapitalin te njera pale dhe punen te pala tjeter, kurse ne kete rast kapitali dhe puna jane nga te dy palet.

Poashtu ka edhe shume forma tjera, te cilat nuk do t’i cekim ketu. Qellimi eshte te tregojme se kamata eshte rreptesisht e ndaluar dhe se ne si musliman duhet te organizohemi qe ta bejme biznesin tone ne menyre hallall. Bankat islame ekzistojne neper shume vende islame, po bile edhe ne shume vende perendimore, si shkak i kerkeses se muslimaneve.
Lusim All-llahun te na udhezoje ne rrugen e drejte dhe te na largoje nga fitimi me haram.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kamata
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Feja Muslimane-
Kërce tek: