Edhe pse ka munguar gjatë gjithë sezonit të kaluar për shkak të
lëndimit, mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, thotë se ai nuk
do të largohet nga Bernabeu.
“Jam i gatshëm për ta filluar sezonin e ri. Dua t’i dëshmoj trajnerit të ri se mund të jem i dobishëm për skuadrën”.
“Në media ka shumë spekulime, mirëpo askush nga klubi nuk më ka thënë se nuk jam i nevojshëm për sezonin e ardhshëm”.
“Gjërat po shkojnë mirë (me rikuperimin) dhe unë jam optimist që kur të
fillojnë ndeshjet para-sezonale do të jem në gjendje të stërvitem me
bashkëlojtarët e mi”.
“Nëse vijnë të gjithë lojtarët për të cilët flitet, do të jetë
sensacionale të luash këtu, edhe pse do të jetë vështirë për të fituar
vend në formacionin bazë”, ka thënë Diarra.