E ardhmja e Yaya Toure në Camp Nou është vënë në dyshim, pasi
që mesfushori e ka refuzuar kontratën e re që ia ka ofruar Barcelona.
“El
Mundo Deportivo” shkruan se bisedimet ndërmjet drejtorit sportiv të
Barcelonës, Txiki Begiristain, dhe agjentit të Toure, Dimitre Seluk,
janë ndërprerë.
Edhe pse Blaugranët i kanë ofruar një kontratë e cila përmirëson vlerat
e pagës aktuale të mesfushorit defanziv, megjithatë kjo nuk i është
dukur e kënaqshme lojtarit nga Bregu i Fildishtë.