Përfaqësuesja e Brazilit e ka shënuar fitoren e parë si mysafir
në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010, duke e
mposhtur Uruguain me rezultat prej 4-0.
Serinë e golave e
filloi mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, i cili kaloi në epërsi
kombëtaren e tij që në minutën e 12-të të ndeshjes.
Mysafirët dyfishuan me golin e një tjetër mbrojtësi, ndërsa këtë radhë ishte ai i Romës, Juan (36’).
Luis Fabiano shënoi golin e tretë (52’) për Brazilin, ndërsa rezultatin
përfundimtar e vendosi ylli i Milanit, Ricardo Kaka, nga pika e bardhë
(75’).