Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pret të fitojë shumë trofe me ekipin anglez nën drejtimin e trajnerit Rafa Benitez.
25-vjeçari spanjoll muajin e kaluar arriti marrëveshje për të vazhduar me klubin anglez deri në vitin 2014.
“Nuk ka ndonjë vend tjetër në Evropë, ku do të doja të isha. Besoj se
jemi para arritjes së diçka të veçantë dhe për këtë jam i kënaqur që
jam besnik ndaj klubit”, ka thënë Torres.
“Pres shumë trofe për Liverpoolin në vitet që vijnë. Menaxheri e di se
çfarë dëshiron dhe cilat pjesë duhet të përmirësohen për sezonin e
ardhshëm dhe çka do të që do të vendosë, ne e dimë se ai do të marrë
vendimin e duhur, pasi të gjithë kanë besim të plotë në të”, ka shtuar
spanjolli.