Hajduti dhe plaka
Nji hajdut kishte hy me vjedhë kumbulla, mirëpo pa mbaru mirë mbushjen e gjinit, del nji plakë e i thotë:
- Ulu poshtë mor qafir, se po ta thërras policinë...
Mirëpo hajdutit nuk i pëlqejnë fjalët e plakës dhe ia kthen:
- O plakë, a po hyn brenda, a po ta baj?...
Plaka e ndigjon dhe hyn brenda. Kur hajduti mbush gjinin me kumbulla, ulet poshtë dhe ikën. Plaka e shef hajnin tuj ikë e bahet me nerva. Del jashtë e i thotë:
- I poshtëm! ti keke edhe hajn edhe rrenacak...