Armend Admin
Numri i postimeve : 433 Poenat e Antarit : 1591 Thanks : 16 Join date : 24/03/2009 Age : 32 Location : Kosova, Prishtin
| Titulli: Menaxhere gjermane dhe angleze vëzhguan Lorik Cana Mon Jun 08, 2009 7:19 pm | |
| Ashtu siç ndodh zakonisht ne ndeshjet e Kombëtares shqiptare, stadiumi “Qemal Stafa” është “pushtuar” nga menaxheret e skuadrave evropiane.
Ne humbjen 1-2 përballe Portugalisë, tre përfaqësues nga Gjermania dhe Anglia ndodheshin ne tribune për te vëzhguar mesfushorin Lorik Cana. Ata perfaqesonin Verder Bremenin dhe Hamburgun ne Bundeslige dhe Totenhemin ne Premiership. 25-vjeçari eshte “sakrifikuar” ne qender te mbrojtjes, per shkak te mungeses se Armend Dallkut, por kjo nuk e ka ndaluar qe te beje nje paraqitje te jashtezakonshme.
Ai ka humbur vetem nje duel me yllin e luzitaneve, Kristiano Ronaldon. Me nderhyrjet e sakta ndaj “Topit te Arte 2008”, por edhe lojtareve te tjere portugeze qe afroheshin ne zonen e Shqiperise, Cana u konfirmua si nje lojtar shume i rendesishem per kuqezinjte. Ne fund te takimit, lojtari u takua me tre menaxheret dhe ka marre pergezime per lojen e zhvilluar. Per kapitenin e Olimpik Marsejes interesohen edhe Arsenali dhe Liverpuli ne Angli, nderkohe qe pista Everton ka rene, sepse lojtari nuk deshiron te luaje me kete skuader.Menaxheret kane vezhguar edhe lojtaret e tjere te perfaqesueses. Dy prej tyre kishin ardhur ne stadium per Ansi Agollin dhe Ervin Bulkun, te cilet u paraqiten mjaft mire ne duelet me Kristiano Ronaldon, Dekon, Nanin apo Bosinguan. Nderkohe, gjermanet e Hansa Rostok vazhdojne te interesohen per Kristi Vangjelin. 23-vjeçari, qe ishte nje prej kuqezinjve me te spikatur te shtunen, ka mbyllur marredheniet me greket e Aris dhe tashme po kerkon nje skuader te re. Gjithsesi, Hansa nuk shihet si opsion, pasi mbrojtesi i majte nuk deshiron te luaje ne Bundesligen II. | |
|