Armend Admin
Numri i postimeve : 433 Poenat e Antarit : 1591 Thanks : 16 Join date : 24/03/2009 Age : 32 Location : Kosova, Prishtin
| Titulli: Frenk Lampard dhe e ardhmja si trajner! Wed Jun 10, 2009 10:07 am | |
| Mesfushori anglez i Çelsit: Kur të largohem nga futbolli dua të imitoj Hidinkun, Mourinjon dhe Kapelon.
Frenk Lampard ka shprehur kohët e fundit dëshirën që t’i futet karrierës si trajner në të ardhmen, pasi sië thotë ai, është i frymëzuar nga trajnerë të njohur si Hoze Mourinjo, Fabio Kapelo dhe Gus Hidink. Mesfushori i Çelsit dhe i Anglisë ka dashur ta lërë futbollin përfundimisht pasi të varte këpucët në gozhdë, por tashmë ka gjetur një inspirim të vërtetë për të qenë pjesë e lojës, këtë radhë nga bankina. Lampardi ka thënë: “Do të bëj kurset e duhura për trajner dhe një ditë do të jem trajner, pasi është një mundësi e madhe për mua. Do të doja të punoja me lojtarët pasi ta lë futbollin. Eshtë e vërtetë që para disa vitesh nuk kisha qejf të bëhesha trajner, por më shumë e kisha fjalën që nuk do të merresha me futbollin pasi të përfundoja karrierën si lojtar. Por tani kam disa vite më shumë dhe kam punuar me shumë trajnerë të mëdhenj dhe kjo do të më shtyjë t’i hyj kësaj rruge”.
KUPA E BOTES - Anglia është shumë pranë sigurimit të një bilete për në Kupën e Botës 2010 nëse mund Andorrën nesër në Londër. Lampard është i mendimit se Anglia nuk duhet ta konsiderojë këtë ndeshje të fituar, sidomos kur ka parasysh mospjesëmarrjen në Euro 2008. Ai ka thënë: “Ende e kemi të freskët në mendjen tonë dështimin në eleminatore të Euro 2008, prandaj nuk duhet të na gënjejë mendja pa u bërë zyrtarisht pjesë e botërorit. Ndeshja e së mërkurës është shumë e rëndësishme për sa u përket pikëve. E dimë që nuk do të jemi kualifikuar ende edhe nëse fitojmë, por tri pikët të mërkurën do të na afrojnë shumë me Afrikën e Jugut”.
DEBATI - Lampardi beson se “etika e skuadrës” e instaluar nga trajneri Fabio Kapelo e ka ndihmuar të qetësojë debatin se sa mirë luan ai dhe Stiven Xherrardi në përfaqësuese në krahasim me lojën e tyre në klubet përkatëse. “Nuk mendoj që ky debat do të pushojë ndonjëherë. Nëse humbim një ndeshje në përfaqësuese, njerëzit do të fillojnë sërish të flasin. Në skuadër kemi etikë dhe nuk flasim për individë. Jemi një grup dhe luajmë së bashku për të fituar ndeshjet për Anglinë”, ka thënë mesfushori i Çelsit | |
|