Armend Admin
Numri i postimeve : 433 Poenat e Antarit : 1591 Thanks : 16 Join date : 24/03/2009 Age : 32 Location : Kosova, Prishtin
| Titulli: BIA paguan “dëshmitarë” kundër UÇK-së Sat Jun 13, 2009 1:38 pm | |
| Igor Juçinac, shtetas i Kosovës (1976), Milutin Radanoviç shtetas i Serbisë (1957), Predrag Zheljkoviç, shtetas i Serbisë (1976) të arrestuar të enjten në Çagllavicë dyshohet se kanë paguar njerëz, me kusht që ata të dëshmojnë kundër UÇK-së.
“Që të tre të arrestuarit dhe një i cili është në arrati dhe kërkohet nga Policia e Kosovës dyshohet se kanë vepruar në bashkëveprim duke ofruar shuma deri në 100.000 € (Euro) për personat që do të shprehnin gatishmëri të japin dëshmi të rrejshme se ata janë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, gjatë një konference për media.
Ndërsa, sipas tij, të dyshuarit kanë premtuar edhe pagesa të majme për ndërmjetësuesit e mundshëm dhe atë deri në 10.000 Euro.
Si pjesë e operacionit policor nga Policia e Kosovës është konfiskuar edhe një veturë e llojit Hyndai me ngjyrë të zezë me targa të Nishit.
“I dyshuari i parë është ish pjesëtarë i Policisë së Kosovës që kishte punuar në stacionin policor në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit deri në vitin 2007. Përmes zyrës ndërlidhëse të PK-së në mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare janë duke u njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Serbisë për arrestimin e dy shtetasve të tyre”, ka shtuar Beka.
Të arrestuarit pjesëtarë të BIA-s?
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar. Burime të gazetës kanë treguar se dy prej tre personave që janë arrestuar janë pjesëtarë të Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA).
“Ata dyshohet se janë pjesëtarë të BIA-s, ndaj të cilëve ka filluar një hetim i policisë që një kohë të gjatë”, thotë një burim mirë i informuar. Jozyrtarisht mësohet se policia e Kosovës ka poseduar edhe fotografitë e tyre. Përveç të tre këtyre personave, policia është në ndjekje edhe të tre personave të tjerë, të cilët kanë lidhje të ngushta ose mund të jenë edhe ata pjesëtarë të inteligjencës serbe.
Burime të gazetës Express sqarojnë se në këtë rast bëhet fjalë për tre persona, që të gjithë të nacionalitetit serb. “Nuk bëhet fjalë për drogë, armë, apo prostitucion. Ata janë arrestuar për një çështje shumë më të madhe”, thotë një zyrtar nga policia, pa dhënë detaje se për çfarë është fjala.
Ndërkohë, sipas informacionit zyrtar, dy prej të arrestuarve janë shtetas të Serbisë, ndërkohë që i treti është shtetas i Republikës së Kosovës. I.J. i datëlindjes 1976, është shtetas i Kosovës, M.R. i lindur në vitin 1976 dhe R.SH. i lindur më 1976, që të dy shtetas të Serbisë, janë arrestuar të enjten në Çagllavicë, afër Prishtinës.
Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk jep ndonjë detaj tjetër përveç që sqaron se operacioni është planifikuar të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes të së enjtes.Operacionin e saj policia e ka kryer rreth orës 14, pas një hetimi të gjatë me Prokurorinë e Qarkut dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.
“Hetuesit nga Drejtoria Kundër Krimit të organizuar në këtë angazhim, kishin përkrahjen policore nga Njësiti Mbështetës Operativ nga Drejtoria rajonale e Prishtinës”, thuhet në njoftimin zyrtar. “Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale në Republikën e Kosovës”, sqarohet në komunikatën për media të policisë. | |
|