Armend Admin
Numri i postimeve : 433 Poenat e Antarit : 1591 Thanks : 16 Join date : 24/03/2009 Age : 32 Location : Kosova, Prishtin
| Titulli: Vritet aktivisti i PD-së, teksa vendoste flamuj dhe postera Sat Jun 13, 2009 1:41 pm | |
| Shënohet incidenti i parë i rëndë i fushatës. Një 25 vjecar aktivist i PD-së ka gjetur vdekjen pasi u qëllua me automatik teksa vendoste flamuj dhe postera të PD-së pranë një lokali në fshatin Qerret të Durrësit.
Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive të ruajnë gjakftohtësinë. Duke shprehur ngushëllimet për famijlen e viktimës, kreu i socialist Rama ka nënvizuar se përfshirja e PS në këtë ngjarje është vetëm një spekulim.
Policia, deklarata kontradiktore per vrasjen
Ora: 18:00- Policia e shtetit dhe ajo e Durrësit kanë dhënë deklarata kontradiktore për vrasjen e 30 vjecarit në Qerret të Durrësit. Policia e shtetit deklaron se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për simbolet elektorale kurse policia e Durrësit e përkufizon vrasjen pas një grindje të castit dhe nuk jep përkatësinë partiake të vrasësit dhe viktimës. Kryesocialisti Rama distancohet nga ngjarja dhe deklaron se autori duhet të marrë dënimin maksimal dhe se ai nuk ka lidhje me Partisë Socialiste.
Rama: Përfshirja e PS spekulim, autori të dënohet maksimalisht
Ora: 16:08- Kreu i Partisë Socialiste, Edi rama ka reaguar pas vrasjes së Artan Zekës në Durrës. Duke shprehur ngushëllimet për famijlen e viktimës, Rama ka kërkuar dënimin maksimal për autorin e vrasjes. <!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->“Shpreh keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, për këtë ngjarje tragjike, që është ndodhi për botën e tretë dhe jo për një vend që është pjesë e Evropës dhe do të integrohet në BE, siç është Shqipëria. Në të njëjtën kohë, kërkojmë dënimin maksimal të autorit” deklaroi Rama.
Kreu socialist ka nënvizuar se përfshirja e PS në këtë ngjarje është vetëm një spekulim. “Nënvizoj me forcë se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, dhe përfshirja e emrit të Partisë Socialiste në këtë ngjarje, është një spekulim i ulët që ne e refuzojmë me përbuzje” u shpreh Rama.
Fushata, vritet aktivisti i PD. Berisha thirrje militantëve: Ruani gjakftohtësinë
Ora: 15:25- Ka ardhur menjëherë reagimi i kryeministrit Berisha pas ngjarjes së rëndë kur në Qerret, Katund i ri Durrës është vrarë një aktivist i Partisë Demokratike. Në një mesazh kryeministri Berisha “shpreh ngushëllimet e thella familjes së Artan Zekës, babait të tre fëmijëve që humbi sot tragjikisht jetën nga një dorë kriminale. Lutjet e Kryeministrit Berisha dhe të gjithë shqiptarëve shkojnë për shpirtin e të ndjerit dhe familjes së tij” thuhet në mesazh.
Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive politike të distancohen nga aktet kriminale dhe të përkushtohen në një fushatë zgjedhore të denjë për njerëz të lirë. Berisha u drejtohet gjithë shqiptarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe kërkon me forcë zbatimin e plotë të ligjit mbi autorin e këtij akti. <!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->Ndërkohë Berisha u drejtohet aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të mbajnë një minutë heshtje në tubimet e tyre për humbjen e demokratit, Artan Zeka.
Fushata, vritet aktivisti i PD-së. Xhaferri: Po vinte postera
Ora: 13:34- Fushata elektorale në Shqipëri shënon sot një incident të rëndë. Një aktivist i PD-se nga fshati Qerret i komunës Katund i Ri në Qarkun e Durrësit ka ndërruar jetë në spital pasi ishte plagosur me armë zjarri automatik.
Sipas zëdhënësit të polcisë së shtetit, ngjarja ka ndodhur në qëndër të fshatit, në afërsi të një lokali, ku i dëmtuari dhe autori janë konfliktuar me njëri tjetrin për simbolet e subjekteve elektorale. Më pas autori kësaj ngjarje shtetasi Skënder Balla, simpatizant i Partisë Socialiste, 45 vjeç është larguar për tu rikthyer me një armë automatike dhe ka gjuajtur në drejtim të shtetasit Artan Zeka, duke e plagosur rëndë, cili më pas ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit te Durrësit.
“Shtetasi Skënder Balla, person me precedent kriminal, është arrestuar 10 minuta pas kryerjes së krimit, ku i është sekustruar dhe arma e krimit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Drejtorine e Policise se Qarkut Durrës, të gjithë personat që kanë parë dhe kanë dijeni për ngjarjen” bën të ditur zëdhënësi Branko.
Dega e Partisë Demokratike të Qarkut Durrës tha se 25 vjecari Artan Zeka, babai i tre fëmijëve nga Qerreti i Durrësit ishte qëlluar me armë zjarri, automatik nga një simpatizant i PS-së, teksa vendoste flamuj dhe postera të partisë së tij pranë një lokali në fshatin e tij Qerret. Sipas mjekëve i riu kishte marrë plagë të rënda në regjionin e barkut dhe gjëndja e tij shëndetësore ishte e rëndë. <!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Durrësit Ferdinand Xhaferri vizitoi babain e tre fëmijëve në spitalin e Durrësit ku ndodhej i shtruar. <!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->Në një prononcim për median Xhaferri e cilësoi ngjarjen si mjaft të rëndë dhe tregues i mentalitetit të krahut të majtë të politikës shqiptare. Sipas Xhaferrit, Artan Zeka është plagosur me automatik në bark, teksa po vendoste në mënyrë paqësore flamurët dhe posterat e Partisë Demokratike pranë një lokali në fshatin e tij Qerret”. <!--[if !supportLineBreakNewLine]--> <!--[endif]-->Më tej deputeti Xhaferraj vlerësoi ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit, të cilët bllokuar autorin e krimit, Skënder Balla | |
|