Edony_St Moderator
Numri i postimeve : 215 Poenat e Antarit : 638 Thanks : 3 Join date : 28/05/2009 Age : 27 Location : Viti,Kosova
| Titulli: Estetika Sat Jun 13, 2009 3:19 pm | |
| Estetika eshte nje koncept i ri qe eshte perqafuar shume shpejt nga shqiptaret. Kjo tregon se ata dine ta vleresoje veten. Trajtimet ne qendrat estetike, fale aparateve dhe aftesise se estetistes, realizojne ate cka deshiron klienti: humbjen e konsiderueshme te peshes, mirembajtjen e trupit dhe te fytyres si dhe nje sere procesesh delikate qe kerkojne profesionalizem dhe pergjegjesi. Estetika trajton dobesimin gradual, pa shkaktuar deme ne shendetin e klientit, trajton tonifikimin e muskulatures.
Seancat e trajtimit te fytyres jane te shumellojshme dhe rezultative. P. sh. trajtimi antimoshe ben rinovimin e lekures se fytyres ne masen 72%. Masazhet kane nje efekt te dukshem. Depilimi eshte nje trajtim profesional i pelqyeshem per klientet femra. Elektrodepilimi eshte nje zgjidhje e shume femrave qe kane probleme hormonale, dhe vetem me disa seanca, ben zhdukjen e perhereshme te qimeve ne mjeker apo pjese te caktuara te fytyres.
Heqja e pikave te bardha (formacionet dhjamore), eshte nje nderhyrje qe zgjidh perfundimisht, me nje seance, nje problem te dukshem tek klientet femra. Pastrimi i fytyres konsiston ne mirmbajtjen e lekures, trajtimin me nje sere maskash dhe ushqyesish te lekures si dhe ne heqjen e papastertive (pikave te zeza), qe gjithkush i ka problem.
Manikyri e pedikyri jane nje tjeter proces qe rregullon estetiken e thonjve te duarve dhe te kembeve. Pra sic shihet estetika konsiston ne heqjen e gjerave te teperta dhe te panevojshme nga trupi yne. Estetiktja eshte mikja me e mire qe i siguron comfort dhe intimitet klienteve. Ne qendren estetike pas trajtimit ndihesh me e bukur dhe plotesisht e shlodhur! | |
|