Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pastico me makarona.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dani

avatar


Numri i postimeve : 12
Poenat e Antarit : 36
Thanks : 0
Join date : 13/06/2009
Age : 35
Location : dani

Pastico me makarona. Empty
MesazhTitulli: Pastico me makarona.   Pastico me makarona. EmptySat Jun 13, 2009 4:31 pm

Nuk mund te quhet recete vegjetariane por nuk kishte kategori tjetër


makarona 500 gr
qumësht 400 gr
gjalpe 2 luge gjelle
djathë i bardhe 200 gr
vezë 2 kokërra
miell 1 lugë gjelle
kripe
piper
pak majdanoz


Ne nje ene me ujë të valuar shtojmë makaronat nr 5 ose spaghetti nr 3.Ndërkohe që makaronat zjejnë shtojme pak kripë.
I lëmë makaronat¨te zjejnë per rreth 9-10 minuta.
Ndërkohë ne një enë porcelani shtojmë 2 kokërrat e vezës i rrahim mirë e mirë.Shtojmë pak qumësht i rrahim sërish.

Pas pak shtojmë ½ luge miell,e së fundmi shtojmë pjesën tjetër të qumështit më pas djathin e bardhë te prerë uniformë edhe me estetik. Ndërkohë kontrollojmë herë pas here tenxheren ku kemi makaronat se mos derdhet uji e bëhet pis vëndi.

Masën e pergatitur e ¨lëmë mënjane.Kullojmë makaronat pasi duhet ½ të gatëshme sepse ½ e bërjes eshte ne fazën tavës.
I shtrojmë makaronat ne nje tepsi ku e kemi sperkatur me pak gjalpë. Shtojmë masën e pergatitur dhe e rregullojmë me pirun që te jetë e njëtrajtëshme masa me makaronat.Nqs mendohet se duket pak si e thatë tava shtoni pak qumësht siper.
Fillojmë e përgatisim beshamelën => Ne nje tigan shtojmë pak miell e skuqim me gjalpë e kaurdisim shpesh që te mos bëhet e kuqe shumë shtojmë pak qumësht dhe e perziejmë serish kujdesi që të mos formohen kokërra.

Tepsinë ku kemi vendosur makaronat me masën i shtojmë siper e hapim me kujdes beshamelen e pergatitur.
Rezultati :- makaronat do jenë të mpiksura,tava në sipërfaqe do ketë ngjyrë të kuqerremtë dmth pak e kuqe. Lihet¨të ftohet edhe pritet sipas dëshirës edhe orexit. Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pastico me makarona.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pastiço pikante me patate të furrës.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Tema Shoqërore :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek: