bLeenndoo.xX Moderator
Numri i postimeve : 515 Poenat e Antarit : 1428 Thanks : 3 Join date : 28/05/2009 Age : 29 Location : Kosova,Vushtrri
| Titulli: C'eshte Filozofia Tue Jun 16, 2009 12:10 am | |
| --------------------------------------------------------------------------------
Qe ne lashtesi Eshte krijuar perfytyrimi per filozofine si dije per gjithcka.Ky kuptim lidhet me etimologjine e
fjales filo - sofia = pro diturise, pra te duash diturine.Per me teper, ne lashtesi filozofet ishin edhe njerezit me te
ditur.Ata ishin dijetare te shumanshem: matematikane,mjeke,gjeometra,biologe,astronome,ast rologe,oratore etj.
Filozofia mendohej si pema e madhe e diturise, qe perfshinte te gjitha deget e njohjes njerezore, ose si shkenca e shkencave.Aristoteli e shikonte filozofine si shkencen e shkaqeve dhe te parimeve te para. Ideali i te diturit nenkuptonte nje zoterim te plote te sjelljes ne saje te nje mendimi racional. Meqenese filozofia studionte gjithcka, ajo duhej t'i jepte njeriut "fuqine magjike" per te zoteruar pasionet e erreta qe vlonin brenda qenies njerezore, deshirat e shumellojshme, si dhe te jepte zgjidhje per problemet e shumta qe njeriu haste ne jete. Filozofia duhet te ishte fuqia per ta bere njeriun te lumtur. Por jeta tregonte se as vete filozofet nuk ishin njerez me te lumtur, se , megjithese ata mund te parashikonin eklipset diellore me saktesi te jashtezakonshme ( psh. Talesi, nje nga themeluesit e shkolles se para filozofike te miletit, parashikoi eklipsin e diellit), ata nuk mund te jepnin receta te gatshme per te zgjidhur cdo veshtiresi ne jeten e njeriut Kuptimin per filozofine si nje fuqi e jashtezakonshme arriti kulmin ne perpjekjet e alkimisteve per te gjetur gurin filozofik, i cili do te thyente kufijte qe natyra kishte vene ne jeten e njeriut, do ti jepte njeriut fuqi, rini dhe bukuris te perhershme. Keto perfytyrime u kapercyen me Rilindjen Evropiane, kurse ideja per perputhjen e mendimit me veprimin, sundimin e arsyes ndaj cdo akti te sjelljes njerezore vazhdoi te mbetej ideali qendror per filozofine deri ne shek. XIX. Sot ky pretendime nuk pranohet shume .
Filozofet nuk jane te vetmit miq te diturise dhe , per me teper, nuk pretendojne te jene njerzit me te ditur. Zhvillimi i jashtezakonshem i shkences, teknikes, teknologjise i ka zgjeruar se tepermi horizontet e dijes njerezore, fuqite e njeriut dhe i ka siguruar mjete per te ndryshuar natyren e per te rritur pa nderprerje nivelin e jeteses. Cili eshte roli i filozofise, me se merret ajo? Mos valle ajo eshte e panevojshme, meqe sot cdo aspekt i realitetit studiohet nga shkencat e vecanta, qe perfshijne dhjetera disiplina teper te specializuara? Filozofia vazhdon te qendroje me vizionin e saj per boten, pa perseritur shkencat dhe pa u shkrire me shkencat e ndryshme. Filozifia eshte refleksioni qe synon diturine, mencurine.
Refleksioni eshte metoda, rruga per te dituria dhe mencuria apo dituria eshte qellimi? Jo cdo lloj mendimi meriton emrin e refleksionit. Ne shpesh veprojne pa pasur ndonje ide te qarte se ku duam te aarijme, dhe pa i njohur mire mjetet qe do te perdorim. Ne fillojme te veprojme dhe me pas ai nenshtrojme analizes motivet tona te veprimit. Refleksioni filozofik ka per objekt vete aktin e te menduarit. Ai eshte mendimi i kthyer ndaj vetvetes. Kjo e ben filozofine te veshtire dhe komplekse. Ajo ve ne diskutim cdo gje, madje edhe ato dije qe duken te thjeshta e te verteta perfundimtare. Dekarti do te pyeste:" A ekzistoj une ? Mua me duket se po. Po sikur kjo te mos jete e vertete? Sikur une te jem ne enderr...?
Keshtu refleksioni filozofik behet nje kritike e ideve te pranuara. Kritika dhe fryma jokonformiste jane elementet thelbesore te refleksionit filozofik. Qe ne agimin e filozofise shfaqet fryma jokonformiste e filozofise. Ne vepren e Hesiodit gjejne kete keshille te Prometeut per vellane e vet Epimetin. "Prometeu: Cila eshte lumturia me e madhe ne syte e njerezve?? Epitemi: Nje grua dhe shume para".Atehere Prometeu deklaron: "Mos i prano dhuratat e zeusit Olimpik, refuzoi ato".Keshtu, Prometeu i meson vellait te vet qe te mos i pranoje dhuratat, permes ndergjegjesimit filozofik dhe kundershtues. Ne kete menyre njeriut clirohet nga gjithcka qe nuk e ka bere ai vete, nga gjithcka per te cilen nuk eshte ai vete pergjigjes.
Motivimin e kundershtimit prometejan e gjejme edhe te Sartri ne vepren "Mizat", ku Oresti pohon para Zotit lirine e tij dhe i kundershton pushtetin e tij. Tere mendimi filozofik eshte karakterizuar nga protesta dhe revolta per formimin e njeriut nga vetvetja, per kundershtimin e gjithckaje qe e shtyp dhe e ndrydh. Prandaj Prometeu e ben simbol i njeriut te pavarur dhe te lire, i cili e shikon ekzistencen e tij si nje fillim krejt te ri dhe unik. Kjo do te thote se libri i botes duhej te lexohej ne menre aktive dhe njeriu nuk duhej te humbiste ne spekulime boshe dhe te padobishme. Mendimi filozofik lind per t'iu pergjigjur nje pyetjeje, pra nje shqetesimi. Shqetesimi intelektuali eshte elementi nxites, levizes i refleksionit filozofik. Per Sokratin, te zgjosh nje shpirt drejt filozofise, do te thote t'i mesosh atij tronditjen.
Permes tronditjes fillon refleksioni. Qe te linde shqetesimi, tronditja duhet te kete dicka, pra te kene lindur probleme, e per rrjedhojete jete nje nivel i caktuar zhvillimi. Pikerisht ne castin kur njeriu kapercen pragun e nevojave te domosdoshme per mbijetese, ai eshte perpjekur qe te kape permes mendimit vete aktin e mendimit. Primum vivere, deinde philosophari, thote fjala latine. Ne fillim duhet plotesuar nevojat materiale, pastaj te mendosh per gjerat ne pergjithesi. Per kete arsye, megjithese mendimet filozofike kane shqetesuar cdo qyteterim, qe nga ai kinez, indian, babilonas, egjiptian, vetem ne shek. 6 - 5 p.l.k. filozofia lindi si profesion dhe u krijuan shkollat e para filozofike ne azine e vogel, ne kryqezimin e rrugeve ne lashtesi, ne greqi. Filozofia kerkon nje nivel te caktuar te zhvillimit te shoqerise njerezore."Zogu i minerves e nis fluturimin pasi ka rene nata",- thoshte Hegeli, duke paralelizuar me shfaqjen e filozofise.
Filozofia, duke qendruar krahas shkencave ne studimin e natyres, shoqerise dhe mendimit njerezor, ndryshon prej tyre. Ajo nuk mbeshtetet tek eksperimenti dhe vezhgimi, por vetem te mendimi. Ndryshe nga matematika, ajo nuk ka as metoda formale te te provuarit. Filozofia fillon me shtrimin e ceshtjeve, kalon permes argumentimit, paraqitjes se ideve por dhe kunder dhe perpunon e zhvillon konceptet. Filozofia nuk inponon mendimin e vet. Ajo synon te zhvilloje metoden reflektive te kushedo, ne menyre qe secili te perpiqet per zbulimin e se vertetes. | |
|