"Autonomia dhe pavaresia jane fjalet kyçe te kesaj moshe te pasur me premtime"
Puna, familja dhe marredheniet nderpersonale jane ambientet ne te cilat leviz nje i ri sot. Nevoja per te zgjedhur, per te marre vendime dhe per te ndryshuar, kerkon nje vetvleresim te mire nga ana e te rinjve . Me "rini" nenkuptojme periudhen e moshes qe shkon nga 20 deri ne 35 vjeç, kur nuk eshte me adoleshent dhe kur mbarimi i ciklit te studimeve hap rrugen e jetes se nje te rrituri. Kufiri maksimal i kesaj moshe sot eshte pak e rritur, per shkak te faktorit me orgjine shoqerore, ne te cilin nuk jane te ralle 30 vjeçaret qe akoma nuk kane mbaruar universitetin dhe akoma jetojne me prinderit. Shpesh eshte mungesa e pavarsise ekonomike, ajo qe nuk i lejon te "fluturojne" plotesisht, duke i detyruar te rinjte te mbajne nje kembe brenda dhe tjetren jashte shtepise, ne humbjen e nje identiteti te plote. Nuk ka asgje te habitshme qe besimi ne vetvete ne kete faze te vuaje nje disekuiliber. Faktoret qe ndikojne ne formimin e personalitetit tek i riu Ne kete faze te jetes fitimi i pavarsise eshte nje nga temat e para dominuese
Puna
Perfundimi i studimeve shkollore dhe pozicioni profesional duhet te jene me te percaktuara; roli qe duhet te marrin behet me i rendesishem dhe kerkon nga te rinjte qe te investojne pjesen me te madhe te energjive ne kete fushe. Te rinjte ndodhen perballe pikpyetjeve se cilat vlera kane me teper rendesi , si dhe para "dilemave morale" per te zgjedhur: Me mire nje aktivitet te sigurte por me sakrifica apo nje pune qe eshte ne natyren e tij por pak e sigurte? Me mire nje pozicion pergjegjesi dhe me fuqi (kopetenca), apo nje pune krijuese dhe te lire? Me mire nje profesion qe nuk eshte ne natyren time por qe me ben te fitoje shume, apo ate qe zhvillon talentin tim por me ato qe fitoj nuk me dalin deri ne fund te muajit? Jo gjithmone te rinjte mund te kuptojne se cila eshte zgjedhja me e mire dhe permes dyshimeve duke kaluar nga njera ane ne tjetren vetvleresimi mund te humbase rrugen
Familja
Ne kete moshe, per ata qe banojne me prinderit, nuk eshte shume i qarte ndarja e roleve. Duke patur nevoja (interesa) te ndryshme, shpesh hyjne ne konflikt me njeri tjetrin, duke u bashkuar vetem ne momentet e ushqimit, te cilat mund te behen terenet e verteta te nje lufte pakenaqesie. Nga ana tjeter sot te rinjte nuk fitojne panvarsine e plote ekonomike deri ne nje moshe te me vonshme dhe jane te detyruar te rendojne mbi shpatullat e prinderve. Ndersa per ata qe administrojne nje shtepi te veten, jeta nuk eshte me e thjeshte: jane te detyruar te kryejne dy ose tre pune te ndryshme per te mbuluar shpenzimet, duke paguar lirine e vete me çmimin e lodhjes fizike dhe mendore.
Sigurine apo lirine
Fillon dhe te pyesesh ne se eshte me mire te kaloj nga nje mardhenie ne tjetren, duke gezuar rinine, apo te filloj te mendoj qe te ndertoj nje mardhenie serioze? Te sakrifikosh lirine per nje mardhenie te qendrueshme te duket nje krim. Por di qe nuk mund te "fluturosh lule me lule" per gjithmone. Duke mos vendosur te zgjedhesh rezikon t'i humbasesh te dyja ato. " Do te gjej shpirtin binjak" Miqte e tu jane te gjithe ne çift, dhe disa te martuar dhe me femije. Dhe ti fillon ta shikosh gjithçka te eret: do te gjej ndonjehere burin ose gruan e jetes sime? Ne çdo takim me persona te rinj vashdon te ushqesh endren e "princit te kalter" ose " te gruas perfekte" duke humbur mundesine e zgjedhjes per te qene i lumtur .