|
| Fjalimët që ndryshuan Botën | |
| | Autori | Mesazh |
---|
d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:10 am | |
| Fjalimët që ndryshuan Botën
“Lirinë nuk ua solla unë, por eSkënderbeut në Krujë 28 Nëntor 1443 (sipas tekstit të Barletit përkthyer nga Fan Noli)
"Kapedanë dhe ushtarë trima"
S‘është as e re, as e papritun pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t‘ju hap zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë. Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s‘jua çfaqa dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s‘u kisha besim, jo se s‘jua dinja shpirtin, po se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u futët në këtë valle; po se puna duhej mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do t‘ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe ahere çdo shpresë për të nesërmen fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe mjetet për ta nisur ikin e s‘kthehen kurrë prapë. Prandaj s‘ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse rronim e hanim bashkë dhe kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta s‘më kish dëgjuar kurrë të zë n‘gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin, gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërin e barbarve, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jipni? Lirinë s‘jua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin, renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush e kush më shpejtë, sikur t‘ishin ngritur nga varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju gjeta t‘armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në ushtat; si gardjan besnikë t‘emëruar prej tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aqë kujdes, me aq mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë. Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan me ne; anmikut s‘i mbeti as emëri, as shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm fortesat. Kam shpresë t‘i marrim edhe këto me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më të forta dhe kështjellat janë vendosur si shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s‘i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po për këto do të këshillohemi e do të përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e kur të kemi armët në dorë dhe anmikun përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur se ç‘kemi përballë. Do të nisim nga Petrela më parë, jo se kjo është më e lehtë për t‘u fituar - përkundër është një fortesë prej natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam i sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi i garnizonit të Krujës, ndofta do të na lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do t‘i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e marrshim Petrellën, asnjë nga ne s‘ duhet të kthehet prapë i gjallë. Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. O Burrani!" gjeta këtu, lirinë e pash se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat" | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:10 am | |
| Unë kam një Endërr (mbajtur më 28 gusht, 1963, nga Martin Luther King Jr)
Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen e të cilit qëndrojmë sot, nënshkroi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e një feneri të madh për miliona skllevër negro, të cilët ishin përcëlluar në flakët e padrejtësisë përvëluese. Erdhi si një agim në fund të një nate të gjatë të robërimit.
Por një qind vite më vonë, negrot ende nuk janë të lirë. Një qind vite më vonë, jeta e një zezaku është ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirët e diskriminimit. Një qind vite më vonë, negrot jetojnë në një ishull varfërie në mes të një oqeani të gjerë me prosperitet material. Një qind vite më vonë, negrot ende brengosen në qoshe të shoqërisë amerikane dhe e ndjejnë veten në ekzil në tokën e tyre. Prandaj ne kemi ardhur këtu të dramatizojmë një kusht të turpshëm.
Në një farë kuptimi, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të marrë një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Shpalljes së Pavarësisë, ata po nënshkruanin një shënim premtues, sipas së cilit, çdo amerikan duhet të ishte trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim se të gjithë njerëzit, po, njerëz të zinj dhe të bardhë, do t’i garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, liria dhe kërkimi i lumturisë. Është fare e qartë sot se Amerika nuk i ka plotësuar zotimet e premtuara, për sa i përket qytetarëve me ngjyrë. Në vend që të nderojnë këtë detyrim të shenjtë, Amerika u ka dhënë popullit zezak një çek të keq, një çek në të cilin shënohen “fonde të pamjaftueshme”. Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në kupën e madhe të mundësive të këtij kombi. Prandaj ne kemi ardhur ta marrim këtë çek, një çek që do të na japë mbi kërkesën e pasurisë, lirinë dhe drejtësinë.
Tani është koha t’i bëjmë të vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha ta bëjmë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të ishte fatale sikur ky komb të tejkalonte urgjencën e momentit. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treshi nuk është fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltës do të vazhdojë të tundë themelin e kombit tonë deri në ditën e shndritshme që drejtësia do të lindë.
Duhet t’i them diçka atyre që qëndrojnë në pragun e ngrohtë, që i drejton në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të drejtë, ne nuk duhet të ndihemi fajtorë për veprimet tona të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta ngrijmë përpjekjen tonë në sferën e lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë që protestat tona krijuese të degjenerojnë në dhunë fizike. Duhet të ngrihemi përsëri dhe përsëri në lartësinë madhore për të bashkuar forcën fizike me forcën shpirtërore.
Jam i vetëdijshëm se disa prej jush kanë kaluar prova dhe vuajtje të mëdha. Disa prej jush vijnë direkt nga qelitë e burgjeve. Disa prej jush vijnë nga zona ku kërkimi për liri ju ka lënë të dërrmuar nga stuhia e persekutimeve dhe është tronditur nga era e brutalitetit të policisë. Ne jemi veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara janë shpenguese. Shkoni në Misisipi, shkoni në Alabama, kthehuni në Karolinën e Jugut, shkoni në Xheorxhia, kthehuni në Luiziana, shkoni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke ditur se në një farë mënyre situata mund dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi në lëndinën e dëshpërimit, ju them, miqtë e mi. Edhe pse po përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.
Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij: Ne mendojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.
Kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xheorxhias yjet e ish-skllevërve dhe bijve të të zotëve të ish-skllevërve do të ulen krah për krah në tavolinën e vëllazërisë. Kam një ëndërr se një ditë, madje dhe në shtetin e Misisipit, një shtet i djersitur me nxehtësinë e padrejtësisë, do të djersisë nxehtësinë e shtypjes, do të transformohet në një oas lirie dhe drejtësie.
Kam një ëndërr se katër fëmijët e mi një ditë do të jetojnë në një komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit. Sot kam një ëndërr!
Kam një ëndërr se poshtë në Alabama, ku sundon racizmi i ligë, ku nga buzët e guvernatorit dalin fjalë pa kuptim, djem dhe vajza të vogla me ngjyrë, do të mund të bashkojnë duart me djem dhe vajza të vogla të bardha, si motra dhe vëllezër. Sot kam një ëndërr!
Kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet dhe çdo kodër dhe mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e lakuara do të bëhen të drejta, dhe lavdia e Perëndisë do të zbulohet dhe të gjithë do ta shohin së bashku.
Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me të cilin kthehemi në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta kthejmë malin e dëshpërimit në një gur shprese. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta transformojmë disharmoninë e kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, për të luftuar së bashku, për të mbrojtur lirinë së bashku, me dijen se një ditë do të jemi të lirë. Dhe kjo do të jetë dita kur fëmijët e Perëndisë të jenë në gjendje të këndojnë së bashku me një kuptim të ri “Vendi im është toka e ëmbël e lirisë. Toka ku stërgjyshërit kanë vdekur, toka e krenarisë së pilgrimëve, nga çdo majë mali le të këndojë liria”. Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë.
Kështu lëreni lirinë të kumbojë nga majat e kodrave të Nju Hemshajërit. Lëreni lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut. Lëreni lirinë të kumbojë nga lartësitë e Pensilvanisë. Lëreni lirinë të kumbojë nga shkëmbinjtë me dëborë të Kolorados. Lëreni lirinë të kumbojë nga pjerrësirat e Kalifornisë. Por jo vetëm kaq. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i gurit të Xheorxhisë. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i Tenesit. Lëreni lirinë të kumbojë nga çdo kodër dhe pirg dheu i Misisipit, nga çdo krah mali, lëreni lirinë të kumbasë!
Dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojmë lirinë të kumbojë, kur ta lëmë të kumbojë nga çdo fshat dhe çdo katundth, nga çdo shtet dhe çdo qytet, do të jemi në gjendje të përshpejtojmë ditën kur fëmijët e Perëndisë, të bardhët dhe të zinjtë, hebrenj dhe paganë, protestantë dhe katolikë, do të bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e ritmit shpirtëror të negrove “Më në fund të lirë, më në fund të lirë. Lavdi Zotit të Plotfuqishëm, jemi më në fund të lirë”. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:11 am | |
| “Po iki nga një kurorë e korruptuar" Mbajtur në podiumin e ekzekutimit, 30 janar 1649)
Shumë pak nga këtu do të më dëgjojnë... Në të vërtetë, mund ta ruaj paqen time shumë mirë, nëse nuk do të mendoja se ruajtja e paqes do t’i bënte disa njerëz të mendonin se i jam nënshtruar fajit, si dhe dënimit, por mendoj se është detyra ime ndaj Perëndisë si fillim, dhe ndaj vendit tim, ta pastroj veten si një njeri i sinqertë, një Mbret i mirë dhe një i krishterë i mirë.
Do të filloj në fillim me pafajësinë time. Nuk e mendoj se është e nevojshme të insistoj për këtë, pasi gjithë bota e di se kurrë nuk kam filluar asnjë luftë me dy Dhomat e Parlamentit, dhe thërras Perëndinë dëshmitar, të cilës shumë shpejt do t’i jap llogari, dhe kurrë nuk kam pasur qëllim të shkel privilegjet e tyre; ata u morën me mua, ata u morën me milicinë, ata pohojnë se milicia ishte imja, por iu duk e përshtatshme ta merrnin nga unë. Perëndia më ndaloi të isha një i krishterë i sëmurë, mos të themi që gjykimi i Perëndisë është i drejtë mbi mua: shumë herë ajo jep drejtësi me anë të një dënimi të padrejtë, që është i zakonshëm: Do të them vetëm këtë, se një dënim i padrejtë që lejova të ndodhë, do të dënohet tani me anë të një dënimi të padrejtë mbi mua, që do të thotë se deri tani ka folur t’ju tregojë se jam një burrë i pafajshëm.
Tani për t’ju treguar se jam një i krishterë i mirë, shpresoj të ketë një person të mirë që të tregojë dëshminë time, se e kam falur gjithë botën, dhe madje dhe ata në veçanti të cilët kanë qenë shkaktarët kryesorë të vdekjes sime: kush të jenë, Perëndia e di, unë nuk dëshiroj ta di, lutem që Perëndia t’i falë ata.
Por nuk kam thënë gjithçka, shpirtbutësia është më e madhe, dëshiroj që ata të pendohen, pasi me të vërtetë kanë kryer një mëkat të madh në këtë rast. I lutem Perëndisë me Shën Stefanin, që të mos mbahen përgjegjës, jo, jo vetëm kaq, por që ata të marrin rrugën e duhur drejt paqes së mbretërisë, sepse dhembshuria ime më urdhëron jo vetëm t’i fal ata burra në veçanti, por dhembshuria ime më urdhëron të mundohem deri në gulçimën e fundit për paqen e mbretërisë.
Për njerëzit, me të vërtetë që dëshiroj pavarësinë dhe lirinë e tyre po aq shumë sa kushdo tjetër, por duhet t’ju them, se pavarësia dhe liria e tyre konsiston në pasjen e qeverive; ligjet, me anë të të cilave jeta e tyre dhe të mirat që kanë të jenë të tyret.
Nuk do të thotë se qeveria nuk iu përket atyre; një nënshtetas dhe një sovran janë gjëra që ndryshojnë qartë dhe, derisa ta bëjnë këtë, domethënë derisa t’i vendosni në atë liri që thashë, ata kurrë nuk do ta gëzojnë veten. Zotërinj, për këtë kam ardhur këtu, sikur t’i kisha lënë udhë mënyrës arbitrare, që t’i ndryshoja të gjitha ligjet sipas fuqisë së shpatës, nuk kisha nevojë të vija këtu, dhe kështu ju them (dhe lutem që Perëndia të mos ju mbajë përgjegjës juve) se unë jam martiri i njerëzve.
Me besnikëri, zotërinj, nuk do t’u mbaj më shumë, por do t’u them vetëm këtë, se në të vërtetë mund të dëshiroja një kohë më të gjatë që t’i kisha shprehur këto që thashë më me rregull, që të treteshin më mirë se tani, kështu që shpresoj të më falni.
Ju kam thënë ndërgjegjen time, i lutem Perëndisë që të merrni atë ushqim që është më i mirë për të mirën e Perëndisë dhe për shpëtimin tuaj.
Me besnikëri zotërinj, ndërgjegjja ime në besim është e njohur mjaft mirë për të gjithë botën, kështu që deklaroj para jush të gjithëve, se vdes si një i krishterë, sipas rrëfimit të Kishës së Anglisë, ashtu si ma la babai, dhe ky burrë i drejtë besoj se do ta dëshmojë. Kam një kauzë të mirë, dhe një Perëndi të mëshirshme në krahun tim... po largohem nga një kurorë e korruptueshme në një të pakorruptueshme, ku nuk ka shqetësime, asnjë shqetësim në botë. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:11 am | |
| “Durimit tim i ka ardhur fundi” (Mbajtur më 26 shtator, 1938)
Gjatë këtyre viteve kam kërkuar një politikë paqeje. I kam trajtuar të gjitha problemet në dukje të pazgjidhshme me vendosmërinë e patundur për t’i zgjidhur në paqe, edhe kur ekzistonte rreziku për të hequr dorë nga gjëra serioze nga ana e Gjermanisë. Unë për vete jam një ushtar i frontit të parë dhe e di se sa e rëndë është lufta. Doja ta kurseja popullin gjerman nga kjo e keqe. Çdo problem jam përpjekur ta trajtoj me qëllimin e vetëm që të gjej një zgjidhje paqësore. Problemi më i vështirë që më doli ishte marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Polonisë. Ishte rreziku se nocioni i “armiqësisë së trashëguar” mund të zë vend mes popullit tonë dhe popullit polak. Këtë doja të parandaloja. Tani e di mirë se nuk do t’ia kisha dalë nëse Polonia në atë kohë të kishte pasur një kushtetutë demokratike. Pasi këto demokraci që janë të tejmbushura me fraza rreth paqes, janë nxitësit më gjakatarë të luftës. Por Polonia në atë kohë ishte qeverisur jo nga një demokraci, por nga një burrë. Arritëm të nënshkruanim një marrëveshje brenda më pak se një viti, e cila, për një periudhë dhjetë-vjeçare, rrëzonte çdo rrezik konflikti. Të gjithë jemi të bindur se kjo marrëveshje do të sjellë një paqe të qëndrueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se kemi dy popuj që duhet të jetojnë krah më krah, dhe se asnjëri prej tyre nuk mund ta shkatërrojë tjetrin. Një shtet me një popullsi prej tridhjetë e tre milionësh gjithmonë do të përpiqet të sigurojë dalje në det. Për këtë arsye duhet gjetur një rrugë arsyetimi ... Dhe tani, para nesh qëndron problemi i fundit që duhet zgjidhur dhe do të zgjidhet. Është kërkesa e fundit territoriale që kam në Evropë, por është kërkesa nga e cila nuk do të heq dorë dhe për të cilën, në dashtë Perëndia, do ta përdor. Kam vetëm disa pohime për të bërë. I jam mirënjohës zotit Chamberlain për përpjekjet e tij. E kam siguruar se populli gjerman nuk dëshiron asgjë tjetër veç paqes, por gjithashtu i kam thënë se nuk mund të durojmë përtej fuqive tona. E kam siguruar se, dhe e përsëris këtë, se ky problem të zgjidhet, për Gjermaninë nuk do të ketë më asnjë problem territorial në Evropë. Dhe e kam siguruar përsëri se në çastin kur Çekosllovakia t’i zgjidhë problemet e saj, kjo do të thotë se kur çekët të merret me minoritetet, dhe në mënyrë paqësore dhe jo nëpërmjet shtypjes, atëherë unë nuk do të kem asnjë interes në shtetin çek. Dhe këtë ia kam garantuar! Nuk i duam çekët! Por në të njëjtën mënyrë unë dëshiroj të pohoj para popullit gjerman se në lidhje me problemin e gjermanëve të jugut, durimit tim i ka ardhur fundi! I kam bërë zotit Benes një ofertë, e cila nuk është gjë tjetër, por zbatimi i asaj që ai ka premtuar. Vendimi tani është në duart e tij: paqe apo luftë. Ose do ta pranojë këtë ofertë dhe më në fund t’i jap gjermanëve lirinë e tyre ose ne do të shkojmë dhe do ta marrim lirinë vetë. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:23 am | |
| "Nuk ka shpëtim për Indinë" (Mbajtur më 4 shkurt, 1916)
Është një çështje përulësie e thellë dhe turp i madh për ne kur mendoj se jam i detyruar këtë mbrëmje, nën hijen e këtij kolegji të madh, në këtë qytet të shenjtë, t‘i drejtohem shtetasve të mi në një gjuhë të huaj për mua.
Isha prezent në seancat e Kongresit të madh në muajin e dhjetorit. Kishte një audiencë më të gjerë, dhe a do të më besonit sikur t‘ju thosha se fjalimet e vetme që prekën audiencën e madhe në Bombei ishin fjalimet në gjuhën hindu? Por mes gjuhës së folur të Presidencës në Bombei nga njëra anë dhe hindusë nga ana tjetër, nuk ka shumë ndryshim sa ç‘ka mes anglishtes dhe gjuhës simotër të Indisë. Dhe audienca e Kongresit ishte në gjendje t‘i ndiqte fare lehtë folësit e hindusë. Shpresoj që ky universitet të kujdeset që të rinjtë që vijnë këtu t‘i marrin mësimet e tyre në gjuhën e folur të vendit të tyre. Gjuhët tona janë pasqyrimi i vetes sonë, dhe nëse më thoni se gjuhët tona janë shumë të varfra për t‘i shprehur mendimet më të mira, atëherë thoni se sa më shpejt të fshihemi nga ekzistenca aq më mirë do të jetë për ne. A ëndërron ndonjë njeri që anglishtja të bëhet gjuha kombëtare e Indisë? Pse ky handikap mbi kombin? Vetëm mendoni për një moment çfarë gare të barabartë do të bëjnë djemtë tanë me djemtë anglezë.
Akuza kundër nesh është iniciativa jonë. Si mund të jetojmë, nëse do të na duhet t‘ia kushtojmë vitet tona të shtrenjta mësimit të një gjuhe të huaj?
Arsimi i vetëm që marrim është arsimi anglez. Por të supozojmë sikur gjatë pesëdhjetë viteve të fundit të jemi arsimuar në gjuhën tonë të folur, çfarë do të kishim tani? Do të kishim një Indi të lirë, do të kishim njerëzit tanë të arsimuar, jo sikur të ishin të huaj në tokën e tyre, por do t‘i flisnin zemrës së kombit. Ata do të punonin mes të varfërve të të varfërve, dhe çfarëdo të kenë fituar gjatë këtyre pesëdhjetë viteve, do të ishte trashëgimia e kombit. Sot, as gratë tona nuk ndajnë me ne mendimet më të mira.
Ashtu si ju më keni dhënë privilegjin për t‘ju folur, unë po jua hap zemrën. Duhet t‘i shohim gjërat për së drejti gjatë rrugës sonë drejt vetë-qeverisjes. Tani po ju paraqes një tjetër skenë. Madhëria e tij, maharaxhai, i cili foli dje për diskutimet tona, foli edhe për varfërinë e Indisë. Edhe folës të tjerë i vunë theks të veçantë. Por çfarë vumë re në paradën e madhe të ceremonisë? Sigurisht shfaqjen më të madhe, një ekspozim të bizhuterive, një gosti të mirë në sytë e argjendarit më të madh, që zgjodhi të vijë nga Parisi. Unë e krahasoj me fisnikët e pasur përballë miliona të varfërve. Dhe e ndjej se duhet t‘i them këtyre fisnikëve "Nuk ka shpëtim për Indinë, nëse nuk i hiqni nga vetja këto bizhuteri dhe t‘i besojmë shtetasve të Indisë". Jam i bindur se nuk është dëshira e Mbretit-Perandor apo lordit Hardinge, se në mënyrë që t‘i tregojmë besnikërinë më të sinqertë Mbretit-Perandor, është e nevojshme të boshatisim kutitë e bizhuterive dhe të vishemi me to nga maja tek këmbët. Kam marr përsipër, duke rrezikuar veten, t‘ju sjell një mesazh nga mbreti George, se ai nuk pret që asgjë e tillë të ndodhë. Zotëri, sa herë dëgjoj për ndonjë pallat të madh që ngrihet mbi ndonjë qytet të madh të Indisë, domethënë në Indinë Britanike, ose në Indi, e cila drejtohet nga shefat tanë të mëdhenj, unë bëhem xheloz menjëherë, dhe them: "Oh, gjithçka po bëhet nga paratë e bujqve". Mbi shtatëdhjetë e pesë për qind e popullsisë janë bujq dhe zoti Higginbotham na tha mbrëmë në gjuhën e tij të përshtatshme, se ata janë burrat që rrisin dy fije bari në vendin ku mund të rritet vetëm një. Por ne nuk mund të kemi frymën e vetë-qeverisjes, nëse i marrim apo lejojmë që të tjerët t‘i marrin të gjitha prodhimet e punës së tyre. Shpëtimi ynë mund të vijë vetëm përmes bujqësisë. As avokatët, as doktorët, as zotërinjtë e pasur nuk na e sigurojnë dot atë. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:24 am | |
| “Ushtarë të Gardës sime të vjetër: ju them lamtumirë!" (Lamtumira, 20 prill, 1814)
Ushtarë të Gardës sime të vjetër: Ju them lamtumirë! Për njëzet vite ju kam shoqëruar vazhdimisht në rrugën e nderit dhe të lavdisë. Gjatë kohëve të fundit, ashtu si në ditën e prosperitetit, keni qenë në mënyrë të pandryshueshme modeli i kurajës dhe besnikërisë. Me burra si ju, kauza jonë nuk do të humbasë, por lufta do të ishte pa mbarim. Mund të kishte qenë luftë civile, dhe kjo do t‘i kishte shkaktuar fatkeqësi edhe më të rënda Francës. Kam sakrifikuar të gjitha interesat e mia për ato të vendit. Unë po shkoj, por ju, miqtë e mi, do të vazhdoni t‘i shërbeni Francës. Lumturia e saj është mendimi im i vetëm. Ende do të jetë qëllimi i dëshirave të mia. Mos t‘ju vijë keq për fatin tim. Nëse kam preferuar të mbijetoj, ka qenë për t‘i shërbyer lavdisë suaj. Kam ndër mend të shkruaj historinë e arritjeve tona më të mëdha, që kemi realizuar së bashku. Lamtumirë, miqtë e mi! Sikur të mundja do t‘ju shtrëngoja të gjithë në zemrën time! | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:25 am | |
| "Fuqi Sovjetikëve" (Mbajtur në shtator, 1917 Moskë)
Çështja kryesore për çdo revolucion pa dyshimështë çështja e pushtetit të shtetit. Gjithçka e vendos ajo klasë që ka pushtetin. Kur "Dyelo Maroda", gazeta e partisë kryesore qeverisëse në Rusi, u ankua se, në lidhje me diskutimet mbi pushtetin, çështja e Asamblesë kushtetuese dhe ajo e bukës po harrohen, revolucionarët socialistë duhet të merrnin këtë përgjigje "Fajin e keni vetë, pasi janë lëkundjet dhe pavendosmëria e partisë suaj ajo që duhet fajësuar për "kalakiçin ministror", shtyrjet pa fund të Asamblesë kushtetuese, dhe minimi nga kapitalistët i masave të planifikuara dhe të vendosura të monopolit të drithërave dhe furnizimin e vendit me bukë". Çështja e pushtetit nuk mund të shtyhet dhe as të lihet mënjanë, pasi është çelësi për të përcaktuar gjithçka gjatë zhvillimit të revolucionit, dhe në politikat e jashtme dhe të vendit. Është një fakt që nuk mund të diskutohet se revolucioni jonë ka "harxhuar" gjashtë muaj duke lëkundur sistemin e pushtetit; është një fakt që rezulton nga politika lëkundëse e revolucionarëve socialistë dhe menshevikëve. Politika lëkundëse e këtyre partive u përcaktua nga pozicioni i klasës të borgjezisë së vogël, nga paqëndrueshmëria e tyre ekonomike në luftën mes punës dhe kapitalit. E gjithë çështja që po diskutojmë është nëse demokratët e borgjezisë së vogël kanë mësuar diçka gjatë këtyre gjashtë muajve Nëse jo, atëherë revolucioni është i humbur, dhe vetëm një rebelim fitimtar e proletariatit mund ta shpëtojë. Nëse kanë mësuar diçka, themelimi i një fuqie të qëndrueshme e të palëkundshme duhet të fillojë menjëherë. Vetëm nëse fuqia bazohet tek shumica e popullsisë, atëherë mund të bëhet e qëndrueshme gjatë revolucionit popullor, domethënë, një revolucion që ngjall tek njerëzit, shumica e punëtorëve dhe fshatarë, dëshirën për të vepruar. Deri tani, pushteti shtetëror në Rusi ka qëndruar në duart e borgjezisë, të cilët janë të detyruar të bëjnë lejime të veçanta (vetëm për t‘i tërhequr ditën tjetër), për të dhënë premtime (për të mos i përmbushur kurrë), për të kërkuar të gjitha tipet e justifikimeve për të mbuluar dominimin e tyre (për t‘ua hedhur njerëzve me anë të një shfaqjeje të "koalicionit të sinqertë"), e të tjera e të tjera. Me fjalë pohon se është një qeveri popullore, demokratike, kundër-revolucionare e borgjeze. Është kontradikta që ka ekzistuar deri tani dhe e cila ka qenë një burim paqëndrueshmërie dhe mospërputhjeje pushteti, e atij "kalakiçi ministror", në të cilën revolucionarët socialistë dhe menshevikët janë përfshirë me një entuziazëm të pafat (për njerëzit). Në fillim të qershorit të vitit 1917, i thashë Kongresit sovjetik të të gjithë Rusisë se ose sovjetikët do të shpërbëheshin dhe do të vdisnin pa lavdi, ose atyre duhet t‘i transferohej i gjithë pushteti. Slogani, "Pushtet sovjetikëve", shumë shpesh, mos të themi në shumicën e rasteve, kuptohet keqas me kuptimin e një kabineti partish të shumicës sovjetike. Do të doja të thellohesha në këtë kuptim të rremë ... "Pushtet sovjetikëve" do të thotë riformimi radikal i të gjithë aparatit të vjetër të shtetit, i cili pengon gjithçka demokratike. Do të thotë heqja e këtij aparati dhe zëvendësimi i tij me një të ri e popullor, do të thotë, një aparat vërtet demokratik i sovjetikëve, shumica e organizuar dhe e armatosur, punëtorët, ushtarët dhe fshatarët. Do të thotë ta lejosh iniciativën dhe pavarësinë e shumicës jo vetëm në zgjedhjen e deputetëve, por dhe në administrimin e shtetit, për efektin e reformave dhe ndryshimeve të tjera. Për ta bërë ndryshimin më të qartë e më të kuptueshëm, ia vlen të kujtojmë një pohim plot vlera të bërë pak kohë më parë nga gazeta e partisë qeverisëse të revolucionarëve socialistë, "Dyelo Naroda". Shkruante se edhe në këto ministri, të cilat ishin në dorën e ministrave socialistë (kjo u shkrua gjatë koalicionit të famshëm të kadetëve, kur disa menshevikë dhe revolucionarë socialistë ishin ministra), i gjithë aparati administrativ kishte mbetur i pandryshuar, dhe pengonte punën. Ata që thonë: "Nuk kemi aparat për të zëvendësuar të vjetrin, gjë e cila nga çon drejt mbrojtjes së borgjezisë", t‘ju vijë turp nga vetja. Pasi ky aparat ekziston. Janë sovjetikët. Mos kini frikë nga iniciativa dhe pavarësia e njerëzve. Vendoseni besimin në organizatat revolucionare, dhe do të shihni në të gjitha mbretëritë e çështjeve shtetërore të njëjtën forcë, madhështi dhe pathyeshmëri të punëtorëve dhe fshatarëve, ashtu siç u shfaqën së bashku dhe plot furi kundër Kornilovit. Nuk ka rrugë të mesme. Kjo është treguar nga eksperienca. Ose i gjithë pushteti qendror dhe vendor do t‘i shkojë sovjetikëve, dhe e gjithë toka do t‘i jepet menjëherë fshatarëve, në varësi nga vendimi i Asamblesë Kushtetuese, ose të zotët e tokave dhe kapitalistët do të shkatërrojnë çdo hap, do ta rimëkëmbin pushtetin e të zotëve të tokës, do t‘i tërbojnë fshatarët dhe do të jenë shkaktarët e një revolte të dhunshme | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:25 am | |
| "Lufta të vazhdojë sa më gjatë" (Fjalim për Politburon, 19 gusht, 1939)
Çështja e luftës dhe paqes ka hyrë në një fazë kritike për ne. Zgjidhja e tij varet tërësisht nga pozicioni që Bashkimi Sovjetik do të mbajë. Jemi plotësisht të bindur se nëse do të përmbushim një pakt për ndihmën reciproke me Francën dhe Britaninë e Madhe, Gjermania do të heqë dorë nga Polonia dhe do të kërkojë një modus vikendi me Fuqitë Perëndimore. Lufta do të shmangej, por ngjarjet që do të pasonin do të ishin të rrezikshme për BRPP-në. Nga pikëpamja tjetër, nëse e pranojmë propozimin e Gjermanisë, të cilin ju e dini, dhe bëjmë një pakt jo-agresiv me të, ajo me siguri do të pushtojë Poloninë, dhe ndërhyrja e Francës dhe Anglisë do të jetë e pashmangshme. Evropa Perëndimore do të bëhej subjekt i kryengritjeve të rebelëve dhe rrëmujave. Në këtë rast, do të kemi mundësi të qëndrojmë jashtë konfliktit, dhe mund të planifikojmë kohën e përshtatshme për të hyrë në luftë.
Eksperienca e 20 viteve të fundit ka treguar se në kohën e paqes lëvizja komuniste nuk ka qenë dhe aq e fortë dhe Partia Bolshevike e ka pasur të lehtë të marrë pushtetin. Diktatura e një partie të tillë do të bëhet realitet vetëm si rezultat i një lufte të madhe. Zgjedhja jonë është e qartë. Ne duhet të pranojmë propozimin gjerman, dhe, me anë të një refuzimi të sjellshëm, t‘i dërgojmë anglo-francezët dhe misionin e tyre në shtëpi. Nuk është e vështirë të shohim rëndësinë e kësaj mënyre veprimi. Është fare e qartë për ne, se Polonia do të shkatërrohet para se Anglia dhe Franca t‘i vijnë në ndihmë. Në këtë rast, Gjermania do të na japë një pjesë të Polonisë... Avantazhi ynë i menjëhershëm do të ishte t‘i tregonim Polonisë portën e Varshavës, dhe të Galicisë ukrainase.
Në këtë rast Gjermania do të dilte fitimtare nga lufta. Megjithatë, ne duhet të shohim mundësitë që do të rezultojnë nga mundja, si dhe nga fitorja e Gjermanisë. Në rastin e mundjes së saj, sovjetizimi i Gjermanisë do të ishte i pashmangshëm dhe do të krijohej një qeveri komuniste. Nuk duhet të harrojmë se një Gjermani e sovjetizuar do të sillte rrezik të madh, nëse ky sovjetizim është rezultat i dështimit të Gjermanisë në një luftë të përkohshme. Anglia dhe Franca do të ishin mjaft të forta për të pushtuar Berlinin dhe për të shkatërruar Gjermaninë Sovjetike. Për ne do të ishte e pamundur t‘i vinim në ndihmë shokëve tani bolshevikë në Gjermani.
Kështu që, qëllimi ynë është që Gjermania ta zgjasë luftën sa më gjatë të jetë e mundur, në mënyrë që Anglia dhe Franca të lodhen aq shumë sa të mos e hedhin poshtë idenë e Gjermanisë së sovjetizuar.
Pozicioni ynë është ky. Të ruajmë neutralitetin dhe të presim për kohën e duhur, USSR-ja do ta ndihmojë Gjermaninë ekonomikisht dhe do t‘i japë lëndë të parë. Duhet thënë se ndihma jonë do të zgjasë për një kohë të kufizuar; nuk duhet të dërgojmë aq shumë sa të dobësojmë ekonominë tonë apo pushtetin e ushtrisë sonë. Në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë aktivisht me propagandën komuniste në bllokun anglo-francez, dhe më së shumti në Francë. Duhet të presim që në atë vend, në kohë lufte, Partia duhet të braktisë mjetet ligjore të luftës dhe të kthehet në një organizatë të fshehtë. Ne e dimë se puna e tyre do të kërkojë sakrifica të mëdha, por shokët tanë francezë nuk do të hezitojnë. Detyra e tyre e parë do jetë të dekompozojnë dhe të demoralizojnë ushtrinë dhe policinë. Nëse kjo punë parapërgatitësh nuk përmbushet ashtu siç duhet, siguria e Gjermanisë Sovjetike do të ketë përfunduar, dhe kjo do të kontribuojë dhe në sovjetizimin e Francës.
Për realizimin e këtyre planeve është e rëndësishme që lufta të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e mundur, dhe të gjitha forcat që kemi në dispozicion në Evropën Perëndimore dhe në Ballkan të drejtohen drejt këtij qëllimi. Tani le të marrim në konsideratë mundësinë e dytë, një fitore të Gjermanisë. Disa mendojnë se kjo do të na vërë përballë një rreziku serioz. Kjo është e vërtetë, por do të ishte gabim ta konsideroje rrezikun kaq të afërt sa kaq të madh sa ç‘është propozuar.
Nëse Gjermania do të dalë fitimtare, lufta do ta ketë dobësuar dhe nuk do të mund të hapë luftë me BRPP-në, të paktën jo brenda një dekade. Asaj i duhet të mbikëqyrë pushtimin e Francës dhe të Anglisë për ta rimëkëmbur veten.
Përveç kësaj, Gjermanisë fitimtare do t‘i shtoheshin koloni të gjera, eksplorimi i të cilave dhe futja e metodave gjermane do t‘i thithte burime për disa dekada.
Pra, kjo Gjermani do të ishte mjaft e zënë për t‘u marrë me ne. Ka dhe diçka tjetër që do ta forcojë sigurinë tonë. Në një Francë të pushtuar, partia komuniste franceze do të ishte gjithmonë e fortë. Një revolucion francez do të ishte i pashmangshëm, dhe ne do të ishim në gjendje të shfrytëzonim situatën dhe t‘i vinim në ndihmë Francës për ta bërë aleaten tonë. Përveç kësaj, të gjitha komet që bien nën "mbrojtjen" e një Gjermanie fitimtare do të bëhen aleatet tona. Kjo do të na sigurojë një fushë të gjerë veprimi për fillimin e një revolucioni botëror.
Shokë, ju thashë arsyet e mia. E përsëris se është në interesin e USSR-së, punëtorëve të vendit, që Gjermania dhe blloku kapitalist Anglo-francez të përfshihen në luftë. Duhet bërë e pamundura që kjo luftë të zgjasë sa më shumë që t‘i lodhë. Është e domosdoshme që të përfundojmë paktin e propozuar nga Gjermania, dhe të punojmë në një mënyrë të tillë që lufta të zgjasë maksimalisht. Duhet ta forcojmë propagandën në vendet ndërluftuese, në mënyrë që të jemi të përgatitur kur kjo luftë të përfundojë.
* Joseph Stalin - Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë, diktatori i BPSS-së. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:26 am | |
| "Jo ç'bën vendi juaj për ju, por ç'bëni ju për vendin tuaj" (Mbajtur më 20 janar, 1961)
Zëvendëspresidenti Johson, zoti Folës, zoti shef i Drejtësisë, Presidenti Eisenhower, zëvendës presidenti Nixon, Presidenti Truman, reverendi klerik, qytetarë të nderuar: Sot shohim jo vetëm një fitore të partisë, por një festim të lirisë, që simbolizon fundin por dhe fillimin, që do të thotë rinovim, por dhe ndryshim. Unë kam bërë para jush dhe Perëndisë së madhërishëm të njëjtin betim, të cilin stërgjyshërit tanë bënë gati një shekull dhe tre të katërtat më parë. Bota është krejt e ndryshme tani. Pasi njeriu mban në duart e tij të vdekshme pushtetin të zhdukë të gjitha format e varfërisë njerëzore. Megjithatë, të njëjtat besime të revolucionit, për të cilat stërgjyshërit tanë luftuan, diskutohen ende në të gjithë globin. Besimi se të drejtat e njeriut nuk vijnë nga bujaria e shtetit, por nga dora e Perëndisë. Sot nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi trashëgimtarë të atij revolucioni. Le të përhapet fjala nga ky vend dhe nga kjo kohë, drejt mikut dhe armikut, se pishtari ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë për amerikanët, të lindur në këtë shekull, të kalitur nga lufta, të disiplinuar nga paqja e hidhur dhe e vështirë, krenarë për trashëgiminë e lashtë, dhe të pavullnetshëm të dëshmojnë apo të lejojnë të ngadalësojnë zbërthimin e të drejtave njerëzore, për të cilat ky komb gjithmonë është zotuar, dhe për të cilat ne zotohemi sot në shtëpi dhe në të gjithë botën. Le ta dijë çdo komb, pavarësisht nëse do të mirën apo të keqen tonë, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të mbajmë çdo barrë, do të kalojmë çdo vuajtje, do të mbështesim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë. Kjo është ajo që premtojmë – dhe shumë më tepër. Për të gjithë aleatët e vjetër, me të cilët ndajmë origjinën kulturore dhe shpirtërore, ne ju premtojmë besnikërinë e miqve besnikë. Të bashkuar mund të bëjmë gjithçka në morinë e sipërmarrjeve kooperative. Të ndarë mund të bëjmë shumë pak, pasi nuk do të guxojmë të përballemi me një sfidë të fuqishme. Për të gjitha ato vende të reja, të cilat ne i mirëpresim në rangjet e të lirëve, ne i premtojmë se nuk do të hidhet poshtë një formë koloniale që ajo të zëvendësohet nga një tirani edhe më e madhe. E dimë se jo gjithmonë këndvështrimi ynë do të mbështetet. Por gjithmonë do të shpresojmë se ata do të mbështesin fort lirinë e tyre, dhe për ta kujtuar këtë, në të kaluarën, ata që me budadallëk kërkuar të marrin pushtet duke hipur mbi shpinën e një tigri, përfunduar brenda tij. Për gjithë ata njerëz në kasolle dhe fshatra në gjysmën e globit, që përpiqen të thyejnë zinxhirët e varfërisë, ne i premtojmë përpjekjet tona më të mëdha për t’i ndihmuar të ndihmojnë veten, jo sepse e shkaktojnë komunistët, jo sepse kërkojmë votat tona, por sepse është e drejtë. Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë ata që janë të varfër, atëherë s’mund të shpëtojë ato pak të pasurit. Le ta kuptojë çdo fuqi tjetër se kjo hemisferë ka ndër mend të mbetet zoti i shtëpisë së tij. Për atë asamble botërore të shteteve sovrane, për Kombet e Bashkuara, shpresën tonë të vetme në një epokë ku instrumentet e luftës i kanë kaluar instrumentet e paqes, ne rinovojmë premtimin për mbështetje, në mënyrë që të parandalojmë që të bëhet thjesht një forum për sharje, për të forcuar strehën për të rinjtë dhe të dobëtit, dhe për ta zgjeruar hapësirën ku mund të sundojë. Më në fund, për ato kombe që duan të bëhen kundërshtarët tanë, ne nuk i ofrojmë një premtim por një kërkesë: që të dyja anët të rifillojnë kërkimin për paqe, para se forcat e errëta të shkatërrimit të çliruara nga shkenca të pushtojnë njerëzimin në vetëshkatërrim apo shkatërrim të planifikuar. Nuk guxojmë t’i tundojmë ato me dobësinë e tyre. Vetëm kur ushtritë tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimit, ne do të jemi të sigurt përtej dyshimit se kurrë nuk do të përdoren. Le të mos negociojmë nga frika. Por asnjëherë mos të kemi frikë nga negociatat. Të dyja palët duhet të eksplorojnë se cilat janë problemet e përbashkëta, në vend që të rrahin ato probleme që na ndajnë. Të dyja palët, për herë të parë, të formulojnë propozime serioze dhe të sakta për inspektimin dhe kontrollin e armëve. Të dyja palët le të kërkojnë mrekullitë e shkencës dhe jo të tmerrit. Së bashku le të eksplorojmë yjet, të pushtojmë shkretëtirat, të zhdukim sëmundjet, të mbushim thellësitë e oqeanit, të inkurajojmë artin dhe tregtinë. Të dyja palët të bashkohen për të dëgjuar, në të gjitha cepat e botës, urdhrin e Isaias, “të heqim barrën dhe të lirojmë të shtypurit”. Kjo nuk do të realizohet në njëqind ditët e para. As nuk do të përfundohet në njëmijë ditët e para; jo në jetën e kësaj administrate; ndoshta dhe as për aq kohë sa brezi ynë të jetojë në këtë planet. Por le të fillojmë. Në duart tuaja të dashur qytetarë, më shumë se në të miat, qëndron suksesi përfundimtar dhe dështimi i rrugës sonë. Qëkur ky vend u themelua, çdo gjeneratë amerikanësh është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare. Tani trumpeta po bie përsëri, jo që të marrim armët, edhe pse kemi nevojë për armë, jo që të nisemi në betejë, edhe pse jemi në mes të një beteje, por për të marrë barrën e një lufte të gjatë, për t’u gëzuar në shpresë, për të qenë të duruar në fatkeqësi, një luftë kundër armiqve të përbashkët të njeriut: tiranisë, varfërisë, sëmundjes dhe vetë luftës. Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak gjeneratave u është dhënë roli të mbrojnë lirinë në orën e rrezikut. Unë nuk tërhiqem nga kjo përgjegjësi, unë e mirëpres. Nuk besoj se ndonjë prej nesh do të ndërronte rolet me njerëzit e tjerë të gjeneratave të tjera. Energjia, besimi, devocioni që sjellim në këtë përpjekje do të ndriçojë vendin tonë dhe të gjithë ata që i shërbejnë atij. Dhe shkëlqimi i atij zjarri le të ndriçojë të gjithë botën. Kështu qytetarët e mi, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. Qytetarë të dashur të botës, mos pyesni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut? Më në fund, pavarësisht nëse jeni qytetarë të Amerikës apo qytetarë të botës, kërkoni nga ne këtu të njëjtat standarde force dhe sakrifice që ne kërkojmë nga ju. Me ndërgjegje të mirë, shpërblimi ynë i vetëm, me historinë si gjykatësen finale të veprave tona, le të shkojmë përpara të drejtojmë tokën që duam, të kërkojmë bekimet e Tij dhe ndihmën e Tij, por të dimë se këtu në tokë, puna e Perëndisë duhet të jetë jona.
John F. Kennedy - Presidenti më i ri dhe katoliku i parë që është zgjedhur. Hyri në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, 1961, ku konkurroi me Richard Nixon, por u largua prej saj 34 muaj më vonë. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:26 am | |
| "Ofroj gjakun, lotët dhe djersën" (Mbajtur më 13 maj, 1940)
Të premten mbrëma mora nga Madhëria e Tij misionin të formoj një administratë të re. Ishte vullneti i dukshëm i Parlamentit dhe kombit që kjo të konceptohet sa më gjerë të jetë e mundur dhe të përfshijë të gjitha partitë. Unë tashmë e kam përfunduar detyrën më të rëndësishme të kësaj detyre.
Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh, që përfaqësojnë Laburistët, Opozitën dhe Liberalët, unitetin e kombit. Ishte e nevojshme që kjo të bëhet në një ditë të vetme me urgjencën më të madhe dhe rreptësinë e ngjarjeve. Pozicione të tjera kyçe janë plotësuar dje. Unë do t’ia dorëzoj një listë më të gjerë Mbretit sonte. Shpresoj ta përfundoj caktimin e ministrave kryesorë gjatë ditës së nesërme.
Emërimi i ministrave të tjerë zakonisht zgjat pak më shumë. Kam besim se kur Parlamenti të mblidhet përsëri, kjo pjesë e detyrës sime do të jetë përfunduar dhe administrata do të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Mendoj se është në interesin publik të sugjeroj se Folësi i Dhomës duhet të caktohet sot. Në fund të seancave të ditës, mbledhja e Dhomës do të propozohet deri më 21 maj, pra të martën, dhe nëse është e nevojshme të mblidhet edhe më herët. Vendimi do t’i njoftohet anëtarëve të Parlamentit në rastin më të parë. Tani e ftoj Dhomën me anë të një rezolute të regjistrojë miratimin e masave të marra dhe deklarojë mirëbesimin në qeverinë e re.
Rezoluta është: “Se kjo Dhomë mirëpret formimin e një qeverie që përfaqëson vendimin e përbashkët dhe të pandryshueshëm të kombit për të vazhduar luftën me Gjermaninë drejt një konkluzioni fitimtar”.
Formimi i një administrate të kësaj shkalle dhe kompleksiteti është një sipërmarrje në vetvete. Por jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji dhe në Hollandë, dhe duhet të përgatitemi në Mesdhe. Por beteja e ajrit po vazhdon, dhe duhet të bëjmë mjaft përgatitje në shtëpi. Në këtë krizë besoj se do të më falni nëse nuk po e zgjas fjalimin me Dhomën edhe më shumë për sot, dhe shpresoj se shumë prej miqve dhe kolegëve apo ish-kolegëve, të cilët janë ndikuar nga rikonstruksioni politik, do të më tolerojnë për mungesën e ceremonisë, e cila ishte e nevojshme.
I them Dhomës ashtu si dhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri, se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës. Para nesh kemi një torturë, nga lloji më i rëndë.
Ju do të pyesni, cila është politika jonë? Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri. Luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë, dhe të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. Kjo është politika jonë.
Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Mund të përgjigjem me një fjalë? Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë.
Le të kuptohet nga të gjithë. Nuk ka ekzistencë të Perandorisë britanike, nuk ka ekzistencë për parimet në të cilat ka qëndruar Perandoria britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.
Marr përsipër detyrën me gjallëri dhe shpresë. Ndjehem i sigurt se çështja jonë nuk do të dështojë mes burrave. Kam të drejtë në këtë vend bashkimi, në këtë kohë, të kërkoj ndihmën e të gjithëve dhe të them: “Forca, le të shkojmë përpara së bashku me të gjithë forcat e bashkuara.
* Winston Churchill, Kryeministri i koalicionit britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:27 am | |
| "Më në fund i lirë" (Mbajtur më 2 maj, 1994)
Të dashurit e mi afrikano jugorë, populli i Afrikës së Jugut!
Kjo është me të vërtetë një natë e lumtur. Edhe pse jo gjithçka ka marrë fund, kemi marrë rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe jemi të mahnitur nga mbështetja dërrmuese për Kongresin Kombëtar Afrikan. Për të gjithë ata në Kongresin Kombëtar Afrikan dhe lëvizjes demokratike, të cilët kanë punuar shumë këto ditët e fundit dhe gjatë këtyre dekadave, unë ju falënderoj dhe ju nderoj. Për njerëzit e Afrikës së Jugut dhe të botës, të cilët po shikojnë: Kjo është një natë e lumtur për shpirtin njerëzor. Kjo është edhe fitorja juaj. Ju ndihmuat në fundin e aparteidit, ju qëndruat me ne përmes tranzicionit. Unë pashë, së bashku me ju, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz qëndronin me durim shumë orë në radhët e gjata. Disa kanë fjetur nën qiellin e hapur edhe gjatë natës, në pritje të hedhjes së kësaj vote. Heronjtë e Afrikës së Jugut janë legjenda nëpër gjenerata. Por jeni ju, populli, heronjtë tanë të vërtetë. Ky është një nga çastet më të rëndësishme të jetës së një vendi. Unë qëndroj këtu i mbushur me krenari dhe gëzim: krenari për njerëzit e zakonshëm e të përulur të këtij vendi ... Dhe gëzim se ne mund të shpallim me zë të lartë nga majat e çative – më në fund të lirë! Po qëndroj para jush, të përulurve nga guximi juaj, me një zemër plot me dashuri për të gjithë ju. E konsideroj si nderin më të madh të drejtoj “ANC”-në në këtë çast të historisë sonë, dhe se jemi zgjedhur të drejtojmë vendin tonë në shekullin e ri. Premtoj të përdor gjithë forcën dhe aftësinë time për të përmbushur shpresat tuaja për mua, si dhe për “ANC”-në. Personalisht jam borxhli dhe i ul kokën disa prej udhëheqësve më të mëdhenj të Afrikës së Jugut, përfshirë John Dube, Josiah Gumede, GM Naicker, doktor Abdurahman, shefi Luthuli, Lilian Ngoyi, Helen Joseph, Yusuf Dadoo, Moses Kotane, Chris Hani dhe Oliver Tambo. Këta duhet të ishin këtu të festonin me ne, pasi kjo është edhe arritja e tyre. Nesër, i gjithë lidershipi i “ANC”-së dhe unë do të rikthehemi në tryezat tona. Do të përveshim mëngët dhe të fillojmë të zgjidhim problemet e vendit tonë. Ju kërkojmë juve të gjithëve të bashkoheni me ne, t’i riktheheni punëve tuaja në mëngjes. Le ta vëmë në punë gjithë Afrikën e Jugut. Pasi ne duhet, së bashku dhe pa vonesa, të fillojmë ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë afrikano jugorët. Kjo do të thotë hapje punësh, ndërtim shtëpish, sigurim të paqes dhe arsimit dhe siguri për të gjithë. Atmosfera e qetë dhe tolerante që mbizotëroi gjatë zgjedhjeve tregon Afrikën e Jugut që do të ndërtojmë. Ajo tregon të ardhmen. Ne mund të kemi ndryshimet tona, por jemi një popull me një destinim të përbashkët në varietetin e kulturave, racës dhe traditave. Njerëzit kanë votuar për partinë e zgjedhjes së tyre dhe ne e respektojmë këtë. Kjo është demokracia. Unë i jap dorën e miqësisë udhëheqësve të të gjitha partive dhe anëtarëve të tyre dhe i kërkoj të bashkohen me ne në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi si një komb. Qeveria e “ANC”-së do t’i shërbejë popullit të Afrikës së Jugut dhe jo thjesht anëtarëve të “ANC”-së. Ne gjithashtu lavdërojmë forcat e sigurimit për punën e pastër që kanë bërë. Kjo ka hedhur themele të sigurta për një forcë sigurimi profesionistësh, të angazhuar në shërbim të njerëzve dhe besnikëri ndaj kushtetutës së re. Tani është koha të festojmë, që afrikano-jugorët të bashkohen së bashku për të festuar lindjen e demokracisë. Unë ngre gotën për ju që keni punuar kaq shumë për të arritur ato që mund të quhen “mrekulli të vogla”. Festimet tona të vazhdojnë ashtu siç shkoi dhe procesi i votimit, paqësor, plot respekt dhe i disiplinuar, në mënyrë që të tregojë se ne jemi një popull gati për të marrë përgjegjësitë e qeverisë sonë. Ju premtoj se do të bëj maksimumin tim për të justifikuar mirëbesimin dhe sigurinë që keni vënë në mua dhe organizatën time, Kongresin Kombëtar Afrikan. Le të ndërtojmë të ardhmen së bashku, një dolli për një të ardhme më të mirë për afrikano-jugorët.
_______ * Nelson Mandela, në 1991 ishte pasardhësi i Oliver Tambo si president i “ANC”-së. Në 1996, 81-vjeç, ai bëhet President | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:28 am | |
| “Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!” Mbajtur më 12 qershor 1987
Ronald Reagan duke mbajtur fjalimin në Berlin te Porta e Brandenburgut me 12.6.1987
Njëzet e katër vite më parë, Presidenti John F. Kennedy vizitoi Berlinin, u foli njerëzve të këtij qyteti dhe botës në Bashki. Që nga ajo ditë edhe dy presidentë të tjerë kanë ardhur në Berlin. Dhe sot, personalisht, po bëj vizitën e dytë në qytetin tuaj.
Ne vijmë në Berlin, ne presidentët amerikanë, për shkak se është detyra jonë të flasim, në këtë vend lirie. Por duhet të rrëfej, tërhiqemi këtu nga gjëra të tjera gjithashtu: Nga ndjenja e historisë në këtë qytet, më shumë se 500 vjet i vjetër se kombi ynë; nga bukuria e Grunewald dhe Tiergarten; po më shumë, nga kuraja dhe vendosmëria juaj. Ndoshta kompozitori Paul Lincke kuptoi diçka për presidentët amerikanë. Ashtu si shumë presidentë para meje, unë vij këtu sot për shkak se kudo që shkoj, çfarëdo që të bëj, Ich hab noch einen Koffer in Berlin, kam ende një valixhe në Berlin.
Mbledhja jonë këtu po transmetohet në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. E kuptoj se kjo po shihet dhe po dëgjohet edhe në Lindje. Për të gjithë ata që po na dëgjojnë në të gjithë Evropën Lindore, kam një fjalë të veçantë: Edhe pse nuk mund të jem me ju, ju drejtohem me fjalët e mia juve ashtu si dhe këtyre që janë këtu. Sepse bashkohem me ju, ashtu siç bashkohem me bashkëkombësit në Perëndim me këtë besim të patundur: Es gibt nur ein Berlin, ka vetëm një Berlin.
Prapa meje qëndron një mur që rrethon sektorët e lirë të këtij qyteti, pjesë e një sistemi të gjerë pengesash që ndajnë të gjithë kontinentin e Evropës. Nga Baltiku, jugu, ato pengesa presin Gjermaninë me një rrjetë telash me gjemba, beton, tufa qensh dhe kulla rojesh. Më në jug, ato mund të mos jenë të dukshme, as muri nuk duket. Por atje ka roje të armatosur dhe pika kontrolli po njësoj, ka kufizime për të drejtën për të udhëtuar, një instrument që i imponohet burrave dhe grave të zakonshme, vullnet i një shteti totalitar. Megjithatë, këtu në Berlin duket më mirë muri; këtu ku pret në mes qytetin, ku fotot dhe ekrani i televizionit ka fiksuar këtë ndarje brutale të një kontinenti në mendjen e botës. Qëndroj para portës Brandenburg. Çdo njeri është një gjerman, i ndarë nga bashkëkombësi i tij. Çdo njeri është një berlinez, i detyruar të shohë një njollë.
Presidenti Von Weizsacker ka thënë: “Çështja gjermane është e hapur për sa kohë që porta Brandenburg është e mbyllur”. Sot unë them: Për sa kohë që porta është e mbyllur, për sa kohë që kjo njollë prej muri lejohet të qëndrojë, nuk është vetëm çështja gjermane ajo që qëndron hapur, por çështja e lirisë e të gjithë njerëzimit. Por nuk vij këtu të ankohem. Pasi gjej në Berlin një mesazh shprese, madje dhe në hijen e këtij muri, një mesazh triumfi. Aty ku katër dekada më parë kishte mbeturina, sot në Berlinin Perëndimor janë industritë më të mëdha të çdo qyteti në Gjermani, blloqe të zëna me zyra, shtëpi dhe apartamente të bukura,rrugë krenare dhe parqe të gjera. Aty ku dukej se kultura e një qyteti ishte shkatërruar, sot kemi dy universitete të mëdha, orkestra dhe opera, teatro të panumërta dhe muze. Aty ku kishte nevojë, sot ka bollëk, ushqim, veshje, automobila, të mirat e mrekullueshme të Ku’damm. Nga shkatërrimi, nga rrënojat, ju berlinezët keni ndërtuar në liri një qytet që edhe një herë renditet si një nga më të mëdhenjtë mbi tokë. Sovjetikët mund të kenë pasur plane të tjera. Por miqtë e mi, ishin disa gjëra që sovjetikët nuk i kishin marrë parasysh, Berliner Herz, Berliner Humor, ja, und Berliner Schnauze, zemrën e berlinezit, humorin e berlinezit, po, dhe schnauze-n e berlinezit.
Në vitin 1950, Krushovi paralajmëroi: “Ne do t’ju varrosim”. Por sot në Perëndim, ne shohim një botë të lirë që ka arritur një nivel prosperiteti dhe mirëqenieje të paparë në të gjithë historinë njerëzore. Në botën komuniste, ne shohim dështim, pengesa teknologjike, standarde në rënie të shëndeti, madje duan dhe gjërat më themelore, kanë pak ushqim. Madje sot, Bashkimi Sovjetik nuk mund të ushqejë veten. Pas këtyre katër dekadave, qëndron e gjithë bota para një konkluzioni të dukshëm: Liria çon në prosperitet. Liria zëvendëson urrejtjet e lashta mes kombeve me paqe. Liria është fitorja.
Dhe tani vetë sovjetikët mund ta kuptojnë, në një mënyrë të kufizuar, rëndësinë e lirisë. Dëgjojmë shumë nga Moska për një politikë të re reformash dhe hapjeje. Disa të burgosur politikë mund të jenë liruar. Lajmet e huaja nuk janë më të ndaluara. Disa sipërmarrje ekonomike janë lejuar të veprojnë me më shumë liri nga kontrolli i shtetit.
Mos janë të gjitha këto fillimi i ndryshimeve të thella në shtetin sovjetik? Apo janë gjeste qëllimi i së cilave është të rrisë shpresat e rreme të Perëndimit, apo të forcojë sistemin sovjetik pa e ndryshuar atë? Ne i mirëpresim ndryshimet dhe hapjen, pasi besojmë se liria dhe siguria shkojnë së bashku, se përparimi i lirisë njerëzore vetëm mund të forcojë kauzën e paqes botërore. Kjo është një shenjë që për sovjetikët do të ishte e pagabueshme, që do të përparojë gramatikisht kauzën e lirisë dhe paqes.
Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkoni paqe, nëse kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizim: Ejani në këtë portë! Zoti Gorbaçov, hapeni këtë portë! Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!
Gjatë këtyre katër dekadave, ashtu siç thashë, ju berlinezët keni ndërtuar një qytet të madh. E keni bërë këtë me gjithë kërcënimet, përpjekjet e sovjetikëve për t’ju imponuar shenjën e Lindjes, bllokadën. Sot qyteti lulëzon me gjithë sfidat që prezenca e këtij muri paraqet. Çfarë ju mban ju këtu? Ka shumë për të dhënë për qëndresën tuaj, për kurajën e patundur. Por unë besoj se ka diçka më të thellë, diçka që përfshin të gjithë pamjen dhe ndjenjat e Berlinit në tërësi, jo një ndjenjë të thjeshtë. Askush nuk do të jetonte një kohë të gjatë në Berlin pa u liruar nga iluzionet. Ekziston diçka që ka parë vështirësitë në Berlin dhe ka zgjedhur t’i pranojë, që vazhdon të ndërtojë këtë qytet të mirë dhe krenar në kontrast me prezencën totalitare që na rrethon, që refuzon të çlirojë energjitë njerëzore apo aspiratat. Diçka që ju flet me një zë të fortë pohimi, që i thotë “po” këtij qyteti, “po” së ardhmes, “po” lirisë. Me një fjalë, do të thoja se ajo që ju mban këtu në Berlin është dashuria, dashuria e thellë dhe e gjallë.
Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Ronald Reagan ishte Presidenti i 40-të i SHBA-së nga 1981-1988 | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:29 am | |
| “Një lidhje e zjarrtë e një kombi me një tjetër krijon të liga”Mbajtur më 17 shtator, 1796
Miq dhe qytetarë: periudha për një zgjedhje të re qytetare, për të administruar qeverinë ekzekutive të Shteteve të Bashkuara, nuk është shumë e largët, dhe koha ka mbërritur kur mendimet tuaja duhet të vihen në shërbim të veshjes së personit me atë besim të rëndësishëm. Më duket e përshtatshme, veçanërisht se mund të çoj në një shprehje më të dallueshme të zërit publik, se tani duhet t’ju informoj për rezolutën që kam formuar ...
... Kam ngushëllimin të besoj se, ndërsa zgjedhja dhe maturia më ftojnë të heq dorë nga skena politike, patriotizmi nuk ma ndalon këtë.
Një përkujdesje ndaj mirëqenies suaj, e cila nuk mund të përfundojë veç me vdekjen time, dhe të kuptuarit e rrezikut, e natyrshme për atë shqetësim, më urdhërojnë, si në rastin e tanishëm, t’jua ofrojë parashikimit tuaj, dhe t’jua rekomandoj këqyrjes suaj të vazhdueshme, disa ndjenja të cilat janë rezultat i një reflektimi të tepërt, të një vëzhgimi të konsiderueshëm, dhe të cilat më duken të gjitha të rëndësishme për vazhdimësinë e lumturisë suaj. Këto do t’ju ofrohen me më shumë liri, ashtu siç mund të shihni në to paralajmërimet e disinteresuara të një miku që po largohet, të cilët nuk kanë asnjë motiv personal për të paragjykuar këshillën e tij. As nuk mund të harroj, si inkurajim, pranimin tuaj me butësi të ndjenjave të mia në një rast të mëparshëm dhe jo të ndryshëm nga ky.
Të ndërthurura si në dashurinë e pavarësisë me çdo ligament të zemrave tuaja, asnjë rekomandim i imi nuk është i nevojshëm për të fortifikuar apo konfirmuar këtë lidhje. Uniteti i qeverisë, e cila ju formon si një popull, është gjithashtu tani edhe në zemrën tuaj. Është kështu me të drejtë; pasi është një shtyllë kryesore në ndërtesën e pavarësisë suaj të vërtetë, mbështetja e qetësisë në shtëpi, paqja jashtë vendit; siguria juaj; prosperiteti juaj; e asaj Lirie të vërtetë, të cilit ju i keni vënë një çmim të lartë ... Qytetarë, nga lindja apo zgjedhja, të një shteti të përbashkët, që ka të drejtë të përqendrohet tek dashuria juaj. Emri i amerikanëve, i cili ju përket ju, dhe nxënësisë suaj kombëtare, gjithmonë duhet t’ju ngjallë krenarinë e drejtë të patriotizmit, më shumë se çdo titull tjetër. Me ndryshime të vogla, ju keni të njëjtën fe, mënyra, zakone dhe parime politike. Keni një shkak të përbashkët për të cilën të luftoni dhe të triumfoni së bashku; Pavarësia dhe Liria që posedoni janë puna e konsultave të përbashkëta, dhe përpjekjeve të përbashkëta, të rreziqeve të përbashkët, vuajtjeve dhe sukseseve.
Por këtyre konsideratave, sado fuqishëm të vijnë për ju, i shtohet një peshë edhe më e madhe nga ato që janë më afër interesit tuaj. Çdo pjesë e vendit tonë gjen motivet që i urdhërojnë të mbrojnë dhe të ruajnë Bashkimin në tërësi ... Bashkimi ynë/juaji duhet të konsiderohet si një mbështetëse kryesore e lirisë suaj, dhe se dashuria e njërës duhet t’ju shtojë dashurinë për tjetrën. Vini re besimin e mirë dhe drejtësinë kundrejt gjithë kombeve; kultivoni paqen dhe harmoninë me të gjithë. Besimi dhe virtyti urdhëron këtë sjellje; po kështu edhe politika e mirë. Do t’ia vlejë për një komb të lirë, të ndriçuar dhe brenda një periudhe të shkurtër, një komb të madh, për t’i dhënë njerëzimit zemërgjerësinë dhe një shembull të ri të njerëzve të udhëhequr nga drejtësia madhështore dhe bamirësia. Kush mund ta vë në dyshim se gjatë kohërave frytet e një plani të tillë do t’i shpërblejnë mjaft avantazhet e tanishme, të cilat mund të humbasin nëse i përkrahim shumë? A mos ndoshta, largpamësia nuk e ka lidhur lumturinë e tanishme të një kombi me virtytin e tij? eksperimenti, të paktën, rekomandohet nga çdo ndjenjë që fisnikëron natyrën njerëzore. Ububu! Kjo bëhet e pamundur nga veset! Një lidhje e zjarrtë e një kombi me një tjetër prodhon shumë të liga. Simpati për kombin e preferuar, ndihmon në krijimin e iluzionit për një interes të përbashkët, në rastet ku asnjë interes i përbashkët nuk ekziston, dhe injektimi i armiqësive të ndryshme, tradhtitë ndaj të parit dhe pjesëmarrje në zënkat dhe luftërat e të fundit, pa shtytje apo justifikim të mjaftueshëm. Kjo gjithashtu çon në koncesione ndaj kombit të preferuar apo mohim të privilegjeve ndaj një tjetri, të cilat lëndojnë Kombin që bën koncesionet; duke u ndarë pa qenë nevoja me atë që duhet të mbetet; dhe duke ngjallur xhelozi, mosdashje dhe një prirje për t’u hakmarrë, nga partitë që do t’u refuzohen privilegjet. Dhe jepuani qytetarëve ambiciozë, të korruptuar apo të zhgënjyer (të cilët ia përkushtojnë veten kombit të preferuar), lehtësi për të tradhtuar apo sakrifikuar interesin e vendit të tyre, pa neveri, ndonjëherë madje me popullaritet; shkëlqim, me paraqitjen e një ndjenje të moralshme detyrimi, një respekt të lavdërueshëm për opinionin publik, apo një zell të lavdërueshëm për të mirën publike, baza e pëlqimeve të kota për ambicie, ose magjepsje ... Kundër dinakërive të brendshme të influencës së huaj (unë ju thërres të besoni tek unë, qytetarë të dashur), xhelozia e një kombi të lirë duhet të jetë vazhdimisht vigjilente; me që historia dhe eksperienca e tregojnë, se influenca e huaj është një nga armiqtë më të dëmshëm të qeverisë republikane. Por ajo xhelozi, që të jetë e vlefshme, duhet të jetë e paanshme; përndryshe do të bëhet instrument i influencës që duhet të shmanget, në vend që të bëhet mbrojtje kundër saj. Anësia e tepruar për një komb të huaj, dhe mospëlqimi i tepruar i tjetrit, do të bëjnë ata që i nxisin, ta shohin rrezikun vetëm nga njëra anë, dhe do të shërbejnë për të mbuluar dhe madje për të mbështetur artin e influencës tek tjetri. Patriotët e vërtetë, të cilët do t’i rezistojnë intrigave të të preferuarit, do të bëhen të urryeshëm; ndërsa mjetet dhe viktimat e saj do të pushtojnë duartrokitjet dhe besimin e njerëzve.
Rregulli i sjelljes për ne, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjen tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur. Deri tani ne kemi krijuar fejesa, lërini të plotësohen me besim të mirë. Të ndalim këtu. Evropa ka disa interesa primare, të cilat nuk kanë ose mund të kenë një lidhje të largët me ne. Për këtë ne duhet të diskutojmë vazhdimisht, shkaku i së cilës është i huaj për interesat tona. Kështu që, nuk do të ishte e urtë ta ndërlikonim veten me lidhje artificiale, me peripecitë e zakonshme të politikës së saj, apo kombinimeve të zakonshme dhe shembjeve të miqësive apo armiqësive.
Situata jonë e shkëputur dhe e largët nga fton dhe na jep mundësi të marrim një tjetër rrugë. Nëse qëndrojmë një popull, nën një qeveri efikase, nuk do të jetë e largët koha, kur të kundërshtojmë hapur lëndimet materiale nga shqetësimet e jashtme; kur të mbajmë një qëndrim të tillë neutral, do të kërkojmë respekt; kur kombet trime ta shohin se nuk mund të na bëjnë asnjë kërkesë, nuk do të guxojnë të na provokojnë; kur të zgjedhim me drejtësi luftë apo paqe, ashtu siç është në interesin tonë, do të këshillohen.
Pse të heqim dorë nga avantazhet e një situate kaq të veçantë? Pse të heqim dorë nga qëndrimi ynë? Pse, duke ndërthurur fatin tonë me atë të çdo pjese tjetër të Evropës, të ngatërrojmë fatin dhe prosperitetin tonë me ambicien e rëndë evropiane, rivalitetin, interesin, humorin apo tekat?
Është politika jonë e vërtetë të qëndrojmë larg aleancave të përhershme me çdo pjesë të botës së huaj; deri tani kemi lirinë ta bëjmë këtë; mos më keqkuptoni sikur dua të them se po dyshoj tek marrëdhëniet e tanishme. Unë, si për çështjet publike si për ato private, them se ndershmëria është politika më e mirë. Këtë po e përsëris, marrëdhëniet vëzhgojini në kuptimin e pafajshëm. Por, për mendimin tim, është e panevojshme dhe nuk do të ishte e urtë t’i zgjeronim.
Duhet të tregojmë kujdes që gjithmonë të mbajmë një qëndrim të respektueshëm mbrojtës, t’i besojmë aleancave të përkohshme për situata të jashtëzakonshme urgjente. Kur rishqyrtoj incidentet e administratës sime, jam i pavetëdijshëm për ndonjë gabim të qëllimshëm, megjithatë, jam i vetëdijshëm për defektet e mia, mos të them se mendoj se kam bërë shumë gabime. Cilat do qofshin ato, unë kërkoj seriozisht nga i Plotfuqishmi t’i shmang apo t’i lehtësoj të ligat të mund të sjellin. Unë do të vazhdoj të mbaj me vete shpresën, se vendi im kurrë nuk do të ndali së pari ato me kënaqje, dhe se pas dyzet e pesë viteve të jetës sime plot përkushtim dhe zell, të metat do të mbeten në harresë, ashtu siç unë shumë shpjet do të shkoj në shtëpinë e pushimit. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën Wed Jun 03, 2009 10:30 am | |
| “Të gjithë jemi republikanë, të gjithë jemi federalistë” Mbajtur më 4 mars, 1801
Miq dhe qytetarë! Jam thirrur të marr përsipër funksionin e postit të parë ekzekutiv të vendit tonë, jam këtu në prezencën e asaj pjese qytetarësh të cilët janë të mbledhur këtu dhe përfitoj nga rasti të shpreh falënderimin tim mirënjohës për favorin që më kanë bërë duke parë nga unë, dhe deklaroj me ndërgjegje të pastër se detyra është përmbi talentet e mia, dhe se i drejtohem me ato ndjenja ankthi, të cilat madhështia e përgjegjësisë dhe dobësia e fuqive të mia më frymëzojnë me të drejtë. Një komb në rritje, i përhapur në një tokë të gjerë dhe pjellore, që kapërcen detet me prodhimet e pasura të industrisë, i përfshirë në tregti me kombe që e ndjejnë pushtetin dhe harrojnë të drejtat, përparon me shpejtësi drejt fatit të paparë nga syri i vdekshëm, kur mendoj për këto objektiva të përsosura, dhe shoh nderin, lumturinë dhe shpresat e këtij vendi të dashur, dhe profecitë e kësaj dite, tkurrem nga meditimi, dhe e përul veten para madhësisë së kësaj sipërmarrjeje. Do të dëshpërohesha sikur prezenca e shumë prej të tanishmëve të mos më kujtonte se do të gjej burime urtësie, virtyti dhe zelli tek autoritetet e tjera të larta që përmenden në Kushtetutë. Ndërsa ju, zotërinj, të cilët keni funksione sovrane të legjislacionit, dhe për ata që kanë lidhje me ju, unë ju shoh me inkurajim për atë udhëheqje dhe mbështetje që do të na aftësojë të ngasim me siguri atë anije në të cilën të gjithë kemi hipur mes elementëve konfliktualë të një bote të trazuar.
Gjatë opinioneve përmes së cilave kemi kaluar diskutimet, ndonjëherë kemi veshur një aspekt të mund të ndikojë tek të huajt të cilët nuk janë mësuar të mendojnë lirshëm dhe të flasin dhe të shkruajnë atë që mendojnë, por tani është vendosur se zëri i kombit, i njoftuar sipas rregullave të Kushtetutës, se të gjithë do t’i nënshtrohemi vullnetit të ligjit, dhe do të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e përbashkët. Të gjithë do të mbajmë në mendje këtë parim të shenjtë, se edhe pse vullneti i shumicës duhet të triumfojë, ai vullnet, që të jetë i drejtë duhet të jetë i arsyeshëm; se edhe pakica ka të drejta të barabarta, ligji i përbashkët duhet të mbrohet, dhe dhunimi do të konsiderohet shtypje. Le të bashkohemi, të nderuar qytetarë, me një zemër dhe një mendje. Le të vendosim marrëdhëniet sociale, harmoninë dhe kujdesin pa të cilat liria dhe madje jeta vetë do të ishin të frikshme. Dhe të reflektojmë, pasi të kemi hequr nga toka jonë intolerancën fetare nën të cilën njerëzimi ka vuajtur prej një kohe të gjatë, se do të fitojmë pak nëse pranojmë intolerancën politike, e cila është kaq e keqe, despotike dhe njësoj si persekutimet e hidhura dhe të ndryra. Por çdo ndryshim opinioni nuk është ndryshim parimi. Ne i kemi vënë emra të ndryshëm parimeve të ndryshme. Të gjithë jemi Republikanë, të gjithë jemi Federalistë. Nëse ka në mes nesh persona që duan të shpërbëjë bashkimin apo të ndryshojnë formën republikane, le të ngrihen pa u shqetësuar për sigurinë e tyre, pasi gabimi i opinionit tolerohet dhe arsyeja lihet e lirë të luftojë. Unë e di se disa burra të drejtë tremben se një qeveri republikane nuk do të jetë e fortë, se kjo qeveri nuk është mjaft e fortë; por a do të ishte patriot i sinqertë, në mes të baticës të një eksperimenti të tillë, ai që do të braktiste një qeveri që na ka mbajtur deri tani të lirë dhe të qëndrueshëm? Këtë nuk e besoj. Unë besoj të kundërtën, kjo është qeveria më e fortë në tokë. Unë besoj se është e vetmja ku çdo njeri, me thirrjen e ligjit, do të zbatojë standardin e ligjit, dhe do t’i konsiderojë shqetësimet publike si shqetësime personale. Ndonjëherë thuhet se nuk mund t’i besohet një njeriu që ka një qeveri të tijën. Aq më pak, a mund t’i besohet atij me qeverinë e tjetrit? A mos kemi gjetur engjëj në formën e mbretërve për të qeverisur? Historia t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Atëherë, le të kërkojmë me kuraje dhe besim parimet tona Federale dhe Republikane, lidhjen tonë me qeverinë e bashkuar dhe përfaqësuese. Të ndarë në mënyrë të natyrshme me një oqean të gjerë nga rreziqet e një çerekut të globit, shumë mendjemprehtë për të duruar degradimin e të tjerëve, kemi një vend të zgjedhur, me mjaft hapësirë për pasardhësit tanë për mijëra dhe mijëra gjenerata; mbajmë një ndjenjë të drejtë për të drejtat e barabarta për përdorimin e aftësive tona, për të mirën e industrisë sonë, për nderin dhe besimin e qytetarëve tanë, të cilat nuk vijnë nga lindja, por nga veprimet tona; të ndriçuar nga një fe e mirë, e rrëfyer dhe e praktikuar në forma të ndryshme, por të gjitha nxisin drejtësi, të vërtetë, përmbajtje, mirënjohje dhe dashuri për njeriun. Kemi ende diçka më shumë qytetarë të nderuar, një qeveri të zgjuar dhe të lirë, e cila do ta ndalojë njeriun të lëndojë njeriun, do t’i lë të lirë të kërkojnë përmirësimin e tyre, dhe nuk do t’i marrë nga goja bukën që ka fituar. Kjo është shuma e një qeverie të mirë, dhe kjo është e nevojshme për të mbyllur rrethin e lumturisë sonë.
Qytetarë të nderuar, në mënyrë që të ushtroni detyrat duhet të keni gjithçka të qartë, është e nevojshme të kuptoni parimet e qeverisë sonë, dhe si pasojë ato që do të formojnë administratën tonë. Unë do t’i thjeshtoj sa më shumë, duke pohuar parimin e përgjithshëm, por kjo kufizimet. Do të ketë barazi dhe drejtësi për të gjithë njerëzit, të çfarëdo shteti apo bindjeje, feje apo politike. Paqe, tregti dhe miqësi të sinqertë me të gjitha kombet, të mos lidhim aleanca me asnjë; mbështetjen e qeverive shtetërore në të gjitha të drejtat e tyre; ruajtjen e qeverisë së përgjithshme në të gjithë tërësinë kushtetuese, si spiranca e paqes në shtëpi dhe siguri jashtë saj. Një kujdesje xheloze për të drejtën e zgjedhjes së njerëzve, një korrigjim të lehtë dhe të sigurt të abuzimeve. Pranim absolut i vendimeve të shumicës, parimi vital i republikës, një milici të disiplinuar, mbrojtja jonë më e mirë në paqe dhe në luftë, supremacia e autoritetit civil mbi atë usharak; pagimin e drejtë të borxheve dhe ruajtjen e shenjtë të besimit publik; inkurajim për agrikulturën dhe tregisë; përhapjen e informacionit dhe rregullimin e të gjitha abuzimeve; liri besimi; liri shtypi dhe liri për personin nën mbrojtje, gjykim me anë të jurisë të zgjedhur me paanësi. Këto parime formojnë yjësinë e ndritur që ka qenë para nesh dhe ka udhëhequr hapat tona përmes epokës së revolucionit dhe përmirësimit. Urtësia e të urtëve tanë dhe gjaku i heronjve kanë shërbyer për këtë gjë. Ata duhet të jenë kredo e besimit tonë, teksti i udhëzimeve, guri i provës për ato që besojmë; dhe duhet të mësojmë prej tyre në momentet e gabimeve, le të nxitojmë të ripërshkojmë hapat tona dhe të rimarrim rrugën e cila na çon drejt paqes, lirisë dhe sigurisë. Duke u mbështetur në patronazhin e vullnetit tuaj të mirë, unë përparoj me bindje në punën që më keni caktuar, gati të tërhiqem nga ajo sa herë të jetë e duhur. Dhe Fuqia e Përjetshme i cili rregullon fatin e universit të na këshillojë si të jetë më mirë, dhe të na drejtojë drejt paqes dhe prosperitetit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Fjalimët që ndryshuan Botën | |
| |
| | | | Fjalimët që ndryshuan Botën | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |