d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Arkeologji, zbulohet familja 4600 vjeçare Wed Jun 03, 2009 10:31 am | |
| Gjermani-Një varr 4600-vjeçar që përmban eshtrat e dy të rriturve dhe fëmijëve të tyre jep provat më të hershme se edhe fiset parahistorike i vinin rëndësi unitetit të familjes, deklaruan sot shkencëtarët. Ky varr është zbuluar në Gjermani dhe studiuesit kanë provuar përmes ADN-së dhe teknikave të tjera se bëhet fjalë për një familje. Grupi i varrosur përballë njëri-tjetrit, një praktikë e pazakontë në kulturën e Neolitit, përbëhej nga nëna, babai dhe dy djemtë e tyre të moshës 8-9 vjeçare dhe 4-5 vjeçare.
"Duke përcaktuar lidhjet gjenetike midis dy të rriturve dhe dy fëmijëve të varrosur së bashku në një varr, ne vërtetuam praninë e një familjeje të thjeshtë prehistorike në Europën Qendrore, që me sa dimë ne është prova më e vjetër autentike deri tani e gjenetikës molekulare" deklaroi Ëolfgang Haak nga Universiteti Adelaide. "Uniteti i tyre në vdekje tregon një unitet kur ishin të gjallë", shtoi studiuesi
Eshtrat u zbuluan në varre që përmbanin 13 persona, të cilët ishin varrosur njëkohësisht, theksuan Haak dhe kolegët e tij në gazetën "Proceedings of the National Academy of Sciences". Disa prej tyre ishin varrosur ballë për ballë, me krahë dhe duar të lidhura bashkë. Në varr kishte fëmijë duke nisur që nga të porsalindur deri në moshën 10 vjeç dhe të rritur rreth moshës 30 vjeç ose më të rritur.
Analizat treguan se pjesa më e madhe e tyre kishin marrë plagë masive, gjë që tregon se ata ishin viktima të një sulmi të dhunshëm. "Studimi ynë tregon se vdekja e tyre ishte e papritur dhe e dhunshme, me sa duket nga plagët e shkaktuara nga sëpata guri dhe shigjeta, dhe ka prova të përpjekjeve të disa prej individëve për të mbrojtur veten nga goditjet", shkruajnë studiuesit.
Ndërsa analiza e dhëmbëve të kufomave të jep gjithashtu mundësinë të hysh thellë në shoqërinë e Epokës së Gurit dhe tregojnë se femrat vinin nga rajone të ndryshme nga ato të burrave dhe fëmijëve të tyre. Kjo provon se burrat kërkonin partnere nga rajone të ndryshme për të shmangur riprodhimin brenda fisit dhe se ishte zakon që femrat që shkonin në vendin ku jetonin meshkujt, theksojnë studiuesit.
"Tradita të tilla do të ishin të rëndësishme për të shmangur riprodhimin brenda fisit dhe për të krijuar lidhje fisnore me komunitete të tjera", deklaroi Alistair Pike, një arkeolog në Universitetin e Bristolit __________________ | |
|