|
| Arti Ilir në prehistori | |
| | Autori | Mesazh |
---|
d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:39 pm | |
| Gjatë periudhës së prehistoris, ilirët kishin tëzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës. Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:40 pm | |
| 2. Arti ilir në periudhën qytetare
Në periudhën qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua në një drejtim të ri më të lartë, me teknikë bashkëkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerëzish me veshje ilire tek ilirët. Modelet më të mira të kësaj skulpture janë zbuluar në trevat e fiseve ilire të amanetëve, bylinëve, taulantëve, japodëve e liburnëve. Përhapje të gjerë mori në të gjithë Ilirinë arti i punimit të terrakotave prej balte (figurina të vogla, të punuara kryesisht me kallëpe), të cilat paraqesin zakonisht kultet e kohës. Këto terrakota shpeshherë i gjejmë të punuara me frymëzim vendës. Edhe arti dekorativ mori një zhvillim të ri, ndonëse u përdor më rrallë. Ai u shtri kryesisht në artizanatin ilir. Shfaqjet më të arrira i gjejmë në punimin e enëve prej balte ose prej bronzi dhe në pafat metalike të brezit. Në shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enë kozmetike të zbukuruara në reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet më të njohura janë pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcës së Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftërash, figura shpendësh e kafshësh, po kështu edhe paftat e Gostilit (në Malin e Zi) në veri të liqenit të Shkodrës. Arti dekorativ zbatohet në këtë kohë edhe në arkitekturë, sidomos në varret monumentale. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:40 pm | |
| 3. Kultura e Ilirëve
Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale. Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri. Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ahtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut. Banesat një-e dykatëshe ishin të ngritura me gur të punuar, me panimetri të njëjtë me banesat helene. Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja, kurse në Amantie (Plloça e Vlorës) është zbuluar një stadium. Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u zhvillua edhe letërsia. Edhe pse nuk kemi tzë trashëguara vepra të këtilla, kjo nënkuptohet nga vetë niveli kulturor i qyteteve ilire. Siç mësojmë nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra për artin ushtarak. Rritja e tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishet dardane. Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe zyrtare. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo- evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të drejtë e mikpritës. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:40 pm | |
| 4. Paganizmi
Paganizmi është besimi në shumë perëndi. Është forma më e lashtë e besimit që kishin njerëzit. Një përhapje të gjerë tek ilirët pati kulti i Diellit, që simbolizohej në formën e rrethit, të kryqit të thyer, të spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtën edhe banorët e Apolonisë. Mjaft i përhapur ka qenë edhe kulti i gjarprit. Atë e konsideronin mbrojtës të luftëtarëve dhe mbrojtës të të vdekurve; kurse në mitologjinë e lashtë, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirëve. Nën ndikimin grek, në besimet ilire u futën edhe kultet e perëndive greke, si Zeusi, perëndia e gjithësisë, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perëndia e blegtorisë etj. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:41 pm | |
| Iliria nën perandorinë Romake
1. Politika e pushtuesve romakë në Iliri
Në vitin 167 p.K. pas pushtimit të Shkodrës, senati romak shpalli se ilirët do të ishin të lirë, se ata që u bashkuan me romakët në luftën kundër Gentit do të përjashtoheshin nga taksat, kurse të tjerët do të paguanin gjysmën e taksave. Pas kësaj romakët e ndanë Ilirinë në disa njësi administrative. Tokat ilire në veri të lumir Mat deri në Danub u përfshinë në Provincën e Ilirikut, kurse tokat në jug të Matit u përfshhinë deri në Provincën e Maqedonisë. Në shek.IV pasuan ndarje të tjera. Iliria e Jugut u nda në 4 provinca: Prevali (me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën). Liria e premtuar nga romakët nuk ishte tjetër veçse fillimi i nënshtrimit të plotë ushtarak të Ilirisë. Ndarjet administrative që u bënë dhe një sërë masash të tjera ekonomike e politike dëshmojnë see romakët që në fillim u përpoqën me çdo mënyrë të pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirëve nuk u lejohej të mbanin flotë detare ose të ndërtonin anije. Ashtu si në Maqedoninë e pushtuar, edhe në Iliri asnjërit nuk i lejohej të tregonte ose të martohej përtej krahinës ku jetonte. Mbledhjet popullore mund të bëheshin vetëm brenda çdo krahine. Shtypja dhe shfytëzimi romak erdhi duke u shtuar. Një pjesë e banorëve u shpërngulën nga trojet e tyre. Shumë banorë u kthyen në skllevër. Taksat erdhën duke u rritur. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:41 pm | |
| 2. Kryengritjet ilire
Pesha e rëndë e pushtimit dhe e shfrytëzimit bëri që ilirët të ngriteshin herë pas here në kryengritje, të cilat u shtypën mizorisht nga romakët. Në vitin 50. p.K., ngritën pirustët, dalmatët dhe më vonë parthinët. Por kryengritja më e fuqishme ilire është ajo që shpërtheu në vitin 6 e që vazhdoi vjet. Në kryengritje morën pjesë panonët, dalmatët, pirustët, desidiatët e shumë fise të tjera. Kryengritësit krijuan një ushtri të madhe e përbërë prej 200 000 këmbësorësh e 9000 kalorësish. Drejtimi i përgjithshëm iu ngarkua dy udhëheqësve, Batos dhe Pinit. Komandantët e kryengritjes ishin shumë të guximshëm e të stërvitur mjaft mirë. Zemërimi i kryengritësve u drejtua veçanërisht kundër ushtarëve, tregtarëve dhe qytarëve romakë që ishin vendosur në Iliri, një pjesë e madhe e të cilëve u vranë. Kjo ngjalli tmerr te romakët. Perandori shpalli në senatin romak se, po të mos merreshin masa të shpejta, për 10 ditë armiku do të hynte brenda në Romë. Në dy vjetët e parë kryengritësit e ruajtën përparësinë ushtarake mbi romakët, por më pas fiset panone u përçanë. Batoja i tradhtoi kryengritësit prandaj ata e kapën dhe e vranë. Pini, udhëheqësi tjetër i kryengritësve, u dorëzua te romakët. Kryengritjen e vazhduan dalmatët, desidiatët dhe pirustët. Kryengritësit treguan shkathtësi e vendosmëri të veçantë. Në raste rrethimi, për të mos u dorëzuar, ilirët udhëheqëshin me rrënjë e barishte, kurse gratë e qyteteve Metul e Arduba, që të mos u dorëzoheshin romakëve pushtues, u hodhën në zjarr bashkë me fëmijët e tyre ose u mbytën në lumë. Lufta që bënë romakët për të shuar këtë kryengritje të madhe u quajt atë kohë si lufta më e tmerrshme që bënë romakët jashtë iItalisë. Pas shtypjes së kryengritjes, në vitin 9 qendresa ilire mori forma të reja. Përhapje të madhe në tokat e pushtuara ilire mori lëvizja e kaçakëve, të cilët sulmonin tregtarët dhe ushtrinë romake. Janë shumë të njohur në histori kaçakët dardanë e dalmatë, të cilët u shtuan në një numër tepër të madh. | |
| | | d1zzy. Banned
Numri i postimeve : 396 Poenat e Antarit : 917 Thanks : 6 Join date : 24/04/2009 Age : 29 Location : LLap..!
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori Thu Jun 04, 2009 11:42 pm | |
| 3. Ndryshimet në jetën qytetare
Të gjitha këto luftëra në Iliri u shoqëruan me shkatërrime të mëdha dhe rënie ekonomike. Gjendja u keqësua edhe më shumë nga masat kufizuese që morën romakët. Në tërë shtrirjen e ilirëve u pakësua shumë numri i qyteteve. Disa u shkatërruan, të tjera u kthyen në fshatra ose në qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua në një numër të pakët qytetesh. Qytetet që u ruajtën morën organizim social.politik romak dhe mbështeteshin në rritjen e shfrytëzimit skllavopronar. Ato qytete që morën statusin e kolonisë, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patën një hov të ri zhvillimi. Ngritje patën edhe municipet, qytete të vogla me pavarësi të kufizuar, si Ulpiana afër Prishtinës. Për shkak të interesave tregtare e ushtarake romake, një shtrirje të madhe mori rrjeti rrugor. Shumë e njohur në botën antike u bë Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninë me Kostandinopojën. Në qytet morën një lulëzim të ri skulptura, mozaikët, ndërtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argëtuese. Në Apoloni u ngritën odeoni, biblioteka dhe selia e këshillit të qytetit. Durrësi, me zhvillimin që mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bëheshin përleshje të gladiatorëve. Ndërtime të reja u bënë në Butrint, në Shkup etj. Në fshat gjendja u keqësua pa masë. Tokat më të mira u shpronësuan dhe iu dhanë në pronësi kolonëve dhe veteranëve romakë, të cilët krijuan latifundet. Gjatë periudhës romakë u ndie ndikimi i artit e i kulturës romake si dhe i gjuhës Latine. Në shek.III-IV në Perandorinë Romake shpërtheu kriza social- ekonomike e politike dhe në vitin 95 Perandoria u nda në dy pjesë, në Lindore e në Perëndimore. Që në periudhën e krizës ekonomike romake, në trevat ilire filloi një ripërtëritje e traditave etnike ilire në qytete e në fshatra. Efektet romanizuese të pushtimit nuk arritën të shuanin traditat etnike vendëse, meqenëse ilirët kishin një nivel të lartë kulturor dhe luftërat e vazhdueshme kundër pushtuesve e forcuan edhe më shumë ruajtjen e traditave vendëse në gjuhë e në kulturë. Krijimi i bashkësive të lira fshatare ilire që në shek.III-IV, i dha në një hov të ri ripërsëritjes së trashëgimisë kulturore. Pas dhënies së qytetarisë romake të gjithë banorëve të lirë të Perandorisë romake (viti 212), ilirët filluan të luanin rol të rëndësishëm në ekonomi, në administratë e në ushtri, aq sa disa komandantë ilirë u shpallën perandorë të të gjithë shtetit romak. Gjatë shek.III-IV njihen si perandorë romakë me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndër perandorët romakë më të mëdhenj ilirë janë Diokleciani dhe Konstandini i Madh. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Arti Ilir në prehistori | |
| |
| | | | Arti Ilir në prehistori | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |