Një burrë arrin në restaurantin e tij të preferuar dhe shpejt e drejtojnë te tavolina e tij. Kur i arrin menya, ai sheh se vetëm dy tavolina më tej është ulur vetun një grua shumë e bukur dhe seksi.
Ai vendosi ta thërrasë kamarierin.
,,Ju lutem të dërgoni një shishe të këtij lloji...’’ thotë ai duke treguar me gisht pijen më të shtrenjtë, një shishe vere të bardhë ,,asaj te ajo tavoline atje dhe i thuani se kjo është prej meje’’, i thot kamarierit dhe në mënyrë diskrete duke ia futur në xhepin e xhoksit një ,,njëqindëshe’’.
Natyrisht, kamarieri e bën një gjë të tillë dhe pas pak ky burri e sheh kamarierin me shishen e shtrenjtë pranë tavolinës së zonjës. Bukuroshja e shikon këtë burrin mirëpo në vend që ta lejojë kamarierin ta hapë shishen e vendosë atë mbi tavolinë dhe i jep kamarierit një copëz letre të shkruar.
Kamarieri shkoj drejt te ky burri dhe ia dorëzon porosinë.
,,Nëse don ta pranoj shishen e verës prej teje, atëherë ti duhet të kesh një Mercedes në garazh, 1 milion në xhirollogari dhe 18 cm. në pantollona’’ shkruante në porosi.
Pas pak kthehet prapë kamarieri te zonja me një porosi nga burri. Ajo e hap letrën dhe lexon:
’’E dashur zonjë. Në garazhin tim është një Ferrari F40, një Mercedes S600 dhe një Jaguar XJ12. Në xhirollogarinë time janë mbi 10 milionë. Por nuk besoj se ti je aq tërhekëse sa unë ti bëj viktimë për hir tëndin 5 nga ato cm në pantollonat e mij.’’