Një njeri udhëtoj për në pushime në Spanjë dhe shkoj në një restaurant në Madrid të hajë një drekë të vonë. Ai e porositi specialitetin e shtëpisë dhe pas pak i erdhi një pjatë me patate, kokrra misri dhe dy artikuj tjerë në mes të pjatës.
- Ç’janë këto, - pyeti me kureshtje mysafiri?
- Janë ”Cojones” senor, - u përgjigj kamarieri.
- Çka janë ”Cojones”, - pyeti mysafiri?
- ”Cojones” janë testise të demit i cili humbi në arenë këtë pasdite.
Në fillim mysafiri mbeti i habitur nga ajo që i kishin servuar, por meqë ishte në vizitë në Spanjë vendosi ta provonte këtë “specialitet” lokal. Për habinë e tij të madhe, ky specialitet ishte i mrekullueshëm. Në të vërtetë ishte aq i mirë saqë ai vendosi të vijë prapë nesër mbrëma në të njëjtin restaurant dhe të porosisë të njëjtin ushqim, si një ditë më parë.
Pasi kishte ngrënë, mysafiri e thirri kamarierin të paguajë për ushqimin dhe i tha:
- Këtë herë specialiteti ishte edhe më i mirë por shujta ishte më e vogël.
- Senor, that kamarieri, demi nuk është gjithmonë humbës.