- Të lutem ma sjellë një pije, i thotë majmuni stjuardesës në aeroplan.
- Baju o majmun - ia kthenë ajo
- Një pije oj rrospihe - i thotë papagalli
- Urdhëroni pijen - ia kthen ajo duke i dhënë pijen papagallit
Pas disa çastesh majmuni sërish me kulturë e lutë stjuardesën
- Ju lutem, a bën një pije
- Hesht o majmun - ia kthen ajo. Majmuni e shikon papagallin që bëhej gati të kërkonte pije.
- Një pije ma sjell shpejt, oj shtrigë - thotë papagalli dhe stjuardesa ia sjellë pijen. Majmuni habitet dhe gati sa nuk plasë nga inati. Vendos të bëhet më arrogant.
- Ma sjellë edhe mua një pije oj lavire e ndyrë - bërtet majmuni
- Edhe mua, oj e poshtër - flet papagalli
Stjuardesa më nuk duron dhe që të dy i hudh jashtë dritareve të aeroplanit.
Duke rënë poshtë, papagalli e shikon majmunin tek bie i pafuqishëm dhe e pyet:
- O majmun, a din ti të fluturosh?
- Jo, - ia kthen ai.
- Ani, ç'ka t'u kru' me folë - thotë papagalli.