Të zbukuruarit në ditë feste
Nga Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se ka thënë: "Umeri mori në treg një pelerinë të bukur, të punuar me mëndafsh. Ai shkoi te i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe i tha atij: O i Dërguari i Allahut, si thua sikur ta blesh këtë, e të zbukurohesh me të në ditët e festave, apo kur të vinë delegacionet e jashtme? I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: "Kjo është veshje e atyre të cilët nuk kanë moral!" Pasiqë kaloi një farë kohe, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i dërgoi Umerit një pelerinë të ngjashme me atë të parën. Umeri kur e pa atë, e mori në dorë dhe shkoi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe i tha atij: O i Dërguari i Allahut, t'i ke thënë se kjo është veshje e atyre të cilët nuk kanë moral, ndërsa sot e dërgove këtë pelerinë tek unë! I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: "Shite atë, ose plotëso ndonjë prej nevojave të tua."10
Dijetari i madh Es Sindi ka thënë:
"Prej këtij hadithi mësojmë se të zbukuruarit në ditët e festave ka qenë zakon i njohur mes tyre dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk e disaprovoi atë, pra u bë e qartë vazhdueshmëria e tijj."11
Dijetari i madh Ibën Haxher ka thënë:
"Ibën ebi Ed Dun'ja dhe El Bejhaki kanë përcjellë me zinxhir transmetimi të saktë deri te Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ai vishte rrobat më të mira në dy festat."12
Ai (Ibën Haxheri) gjithashtu ka thënë:
"Kuptohet qartë nga ky hadith, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ia aprovoi Umerit të zbukuruarit për festa dhe se disaprovimi ishte për llojin e asaj veshjeje në veçanti, sepse ajo ishte prej mëndafshi."13
Ibnul Kudame në librin "El Mugni" ka thënë: "Kjo tregon se tek ata, të zbukuruarit ka qenë zakon i njohur në të tilla raste."
Maliku ka thënë:
"Kam dëgjuar shumë prej dijetarëve, ta konsiderojnë të pëlqyeshme parfumosjen dhe të zbukuruarit në ditët e festave."
Ibnl Kajim, në librin "Zadu El Mead" [vëll. 1, f. 441] ka thënë:
"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), vishte rrobat më të bukura në ditët e festave. Ai kishte një pelerinë të cilën e vishte për dy festat e Bajrameve dhe ditëve të Premte. Ndonjëherë vishte xhybe ngjyrë jeshile, e ndonjëherë të kuqe14, por jo të kuqe të ndezur, ashtu siç mendojnë disa njerëz. Nëse ajo do të ishte kështu, atëherë nuk do të quhej xhybe, por në të kishte vija të kuqe, si xhybet jemenase."