Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Martesa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Martesa Empty
MesazhTitulli: Martesa   Martesa EmptyFri Jun 05, 2009 6:29 pm

Shkruar nga Ebu-Donja Monday, 18 Maj 2009 02:30
Thotë Allahu teala në Kur'an:"……Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë me dy , tri e me katra….."(nisa-3).
Gjithashtu thotë Alahu teala:"….U janë lejuar, pos këtyre ( që u përmendën ), të tjera që ti merrni me pasurinë tuaj ( me niqah ) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion "( nisa- 24 ).

Ndërsa Pejgamberi alejhi selam ka qenë që I ka nxit muslimanët për martes, ku thotë:"O ju të rinjë , kush ka mundësi nga ju të martohet le të martohet , ngase ajo është ruajtje e shikimit , dhe ruajtje e moralit ( nderit )" (transmeton Buhariu dhe Muslimi )

Gjithashtu ka thënë Pejgamberi alejhi selam:"Martohuni me ato gra që janë të reja dhe që lindin, ngase unë krenohem me numrin e juaj të madhë në ditën e kiametit" ( transmetojnë ibni Maxhe , ebu Davudi,Nesaiu, )

*Martesa ka shumë të mira:

- Prej tyre: Ruajtja e lozës njerëzore,mbetja e prejardhjes tënde, rritja e numrit të muslimanëve, dhe frikësimi I qafirave me numrin e madhë të cilët luftojnë për ta mbrojtur islamin,

Ruajtja nga amoraliteti,I cili e prish shoqërin njerëzore

-Marrja e përgjegjësis nga burri për përkujdesjen dhe furnizimin e gruas, thotë Allahu teala :"Burrat kan përparsi ndajë grave,ngase Allahu I ka vlersuar disa nga disa të tjerë, dhe përshkakë se ata shpenzojnë(për furnizimin e familjes ) nga pasuria e tyre"(nisa-34).

-Arritja e qetësis dhe dashuris bashkëshortore,dhe aritja e pushimit shpirtëror, thotë Allahu teala:"Prej argumenteve të tij është se Ai ka krijuar për ju,nga lloji I juaj bashkshorte në mënyr që të gjeni qetësin tek ato"(rrum-21), poashtu thotë Allahu teala:"Ai është që ju krijoi juve nga jë vetë e vetme,dhe prej sajë krijoi bashkëshorten që të qetësohej në te"(el-araf -198).

-Ruajtja e shoqëris njerëzore nga përhapja e amoralitetit dhe prishja e moralit.

-Ruajtja e lozës dhe formimi I familjes së ndershme, familja në të cilën dihet kush jan prindërit dhe të kujtë janë fëmijët

-Largimi nga jeta që I përngjan më shumë shtazëve dhe arritja e një jete njerëzore të ndershme, dhe dobi të tjera të shumta të cilat I parasheh sheriati I pastër, libri I Allahut dhe sunneti I pejgamberit alejhi selam.

Martesa është akt sheriatik që nënkupton lejesën e mardhënjeve intime mes dy nashkëshortëve, ka thënë Pejgamberi alejhi selam :"U janë lejuar mardhënjet intime mes bashkëshortëve me lejen e Allahut"(transmeton imam Tirmidhiu).

Akti I martesës është besa e ndërsjellë mes bashkëshkortëve I cili nënkupton kryerjen e detyrave bashkëshortore , secili sipas asja që e ka obligim, thotë Allahu teala:"Dhe keni marrë prej tyre besë të fortë"(nisa-21).

Lejohet për ate që ka mundësi fizike dhe materiale që të martohet me më tepër se një grua, dhe drejtësia mes tyre është e kërkuar, si në furnizim,veshje,banim, etj, thotë Allahu teala: ……Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë me dy , tri e me katra….."(nisa-3).

Me lejimin e martesës me më shumë se një grua sheriati ka paraparë mirësi dhe përmirsim të shoqëris për burra dhe gra në qdo kohë dhe vendë, prej këtyre mirësive janë:

-Siq është e njohur numri I grave në botë gjithëher është më I madhë se numri I burrave, e nëse burrat mjaftohen vetëm me nga një grua,atëher një pjesë e madhe e grave do të mbesin të pamartuara,

-Poashtu siq është e njohur se gratë kalojnë nëpër disa periudha në ta cilat I kanë ta ndaluara mardhënjet intime si periudha e menstruacioneve, lehonis, e nëse mjaftohet burri vetëm me një grua ai gjatë këtyre periudhave do të jetë I privuar një kohë të gjatë nga mardhënjet intime,

-Poashtu siq është e njohur dëshira për mardhënje intime tek gratë në të shumtën e rasteve përfundon në moshën pesëdhjetë vjeqare dhe këtu si zakonishtë përfundon edhe mundësia për të lindur , kurse tek burrat kjo dëshir vazhdon deri në pleqërin e thellë, e nëse burri mjaftohet me një grua me katë rastë privohet nga mirësi të shumta .

Ne shtimin e numrit të grave ka mirësi të tjera të shumta, Allahu teala I shkatërroftë ata të cilët mundohen ti pengojnë këto të mira dhe të flasin kundër asaj që e ka lejuar Allahu teala.

Martesa në aspektin e sheriatit është katër lloj:

1-Obligim

2- E pëlqyer

3-E ndaluar

4- E urrejtur.

1-Martesa është obligim për ata që ka frikë për veten e tij se mundë të bie në amoralitet nëse nuk martohet, ka thënë ibni Tejmije: Nëse parqitet nevoja tek njeriu për martesë dhe ka frikë për veten e tij që nëse nuk martohet mundë të bie në amoralitet, në këtë rast më shumë ka përparsi martesa se sa haxhi I obliguar, kurse në një vendë tjetër ka thënë:"Të martohet për te është më mirë se sa të bëjë haxh të falë namaz.dhe të agjëroj nafile".

Është thënë se në këtë rast nuk ka dallim në mes ta ati që ka mundësi materiale dhe ati që nuk ka mundësi materiale, ka thënë Tekiju ed- din , kjo ngase Alahu teala atyre që martohen u ka premtuar furnizim ku thotë:"Nëse janë të varfër Allahu I furnizon nga mirësit e tij"(nur-32), kurse Pejgamberi alejhi selam e martoi një nga sahabit edhe pse ai nuk kishte mundësi ta blente as një unazë të hekurit.

2-Martesa e pëqyer është për ate I cili ka dëshir për martesë por nuk ka frikë se mundë të bie në amoralitet , martesa në këtë rast është e pëlqyer përshkakë të mirësive të shumta që ka ajo si për burrin ashtu edhe për gruan,

3-Është haram martesa për muslimanin I cili është në shtetin e kufrit që është në luftë me muslimanët, ngase këtu ka rrezik për pasardhësit e tij dhe gruan e tij.

4- Është e urrejtur martsa për ate I cili nuk ka anim si plaku në moshë të shtyer e të ngjashme.

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se e ka ndëgjuar Pejgamberin alejhi sela duke thënë:"Gruaja martohet për katër gjëra,për pasurinë e sajë,prejardhjen e sajë , bukurin e sajë dhe fenë e sajë, zgjidhe atë që ka fe nëse dëshiron të jeshë I lumtur"(transmeton imamBuhariu dhe Muslimi)

Kurse është transmetuar se ndalohet martesa me atë që nuk ka fe,ngase është transmetuar se Pejgabmeri alejhi selam ka thënë:"Martoni ata përshkaka të fesë së tyre"(transmeton imama Buhariu dhe Muslimi)

Është transmetuar se Pejgamberi alejhi selam ka nxitur qe të zgjidhet për bashkëshorte ajo e cila është virgjëresh, përshkakë se ato janë më të dashura për burrin ngase ai është I pari që ka kontakt me të dhe nuk I ka paraprirë dikush tjetër, dhe përshkakë se ajo që ka qenë e martuar mundë të I anon zemra prap për burrin e parë dhe nuk mundë të dashuroj tjetër plotësisht.

Poashtu prej sunnetit është të martohet gruaja e cila lindë fëmi, kjo përshkakë të shtimit të familjes dhë rritjes së numrit të ummetit, bazuar në hadithin të cilin e transmeton Enesi r.a se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Martohuni me virgjëresha që lindin fëmij,se vërtetë unë krenohem me numrin e madh tuajin në ditën e kiametit."(transmeton imam Nesaiu).

Është transmetuar se Pejgamberi alejhi selam I ka nxitur të rijnët për martesë të hershme ku thotë:"O ju të rijnë kush ka mundësi prej juve (fizike ) për martesë le të martohet , ngase ajo është mbrojtje për syrin dhe e pastër për moralin , e ai që nuk ka mundësi ta bëjë këtë le të agjëroj "(tranmseton Buhariu dhe Muslimi ).

Fjala El- BAETE e përmendur në hadith sipas shumicës së dietarëve d.m.th – mundësi fizike-

Fjala e përmendur në hadith ( mbrojtje për syrin ) nënkupton se ai që martohet e mbron shikimn e tij nga harami.

Fjala ( E PASTËR PËR MORALIN ) nënkupton mbrojtjen nga amoraliteti.

Kurse fjala ( AI QË NUK KA MUNDËSI PËR MARTES LE TË AGJËRON ) nënkupton se agjërimi është preventiva më e mirë për uljen e epshit dhe ruajtjen nga mëkatet.

Urdhëri për martesë për ata që kanë mundësi dhe urdhëri për agjërim për ata që nuk kanë mundësi të martohen kanë për qëllim uljen e rrezikut të amoralitetit, por njeriu I ka dy zgjidhje ose të martohet ose të agjëron.

Thotë Allahu teala:"E ata që nuk kanë mundësi të martohen ,le të përmbahen derisa Allahu ti begaton me të mirat e veta…"(nur-33).

Marrë nga libri:El- Mulehas El-Fikhije


Autorëalih el-Fevzani
Përktheu:Ummu Jusuf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Martesa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Feja Muslimane-
Kërce tek: