Falenderimi i takon vetëm All-llahut subhanehu ue te'ala, paqja mëshira dhe Lavdërimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamedin sal-lall-llahu alejhi ue selem mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët pasojnë rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
Në këtë temë do të cekim se cilët njerëz janë më të mirë pas Pejgamberit sal-laAll-llahu alejhi ue sel-lem sipas renditjes, ndërsa ne i kemi radhitur fillimisht sikur kanë ardhur në hadith dhe ato janë:
Dhjetë të përgëzuarit me xhennet:
Transmetohet nga Abdurrahman Ibn Auf se i Dërguari i All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
1. Ebu Bekri (radijall-llahu anhu) në xhennet
2. Omeri (radijall-llahu anhu) në xhennet
3. Othmani (radijall-llahu anhu) në xhennet
4. Aliu (radijall-llahu anhu) në xhennet
5. Sead ibn Vekasi (radijall-llahu anhu) në xhennet
6. Seid ibn Zejd (radijall-llahu anhu) në xhennet
7. Zubejr ibn Avam (radijall-llahu anhu) në xhennet
8. Talha ibn Ubejdullah (radijall-llahu anhu) në xhennet
9. Abdurrahman ibn Auf (radijall-llahu anhu) në xhennet
10. Ebu Ubejd ibn Xherrah (radijall-llahu anhu) në xhennet.
[Transmeton; Tirmidhiu/ 3680]
Ndërsa Imam Sujuti ka thënë: "Ka koncenzues të Ehli-Sunnetit se njeriu më i mirë pas Pejgamberit sal-laAll-llahu alejhi ue sel-lem, është Ebu Bekr Es-Siddiku (All-llahu qoftë i kënaqur me të), pastaj Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur me të), Othmani (All-llahu qoftë i kënaqur me të), Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur me të), pastaj dhjetë të përgëzuarit me xhenet, pastaj ato që luftuan në luftën e Bedrit, pastaj ato të Uhudit, pastaj ato të cilët kanë dhënë Besën (Bejja'), pastaj ato të cilët dhanë besëlidhjen Ridvan ndër pemë ditën e Hudejbis, pastaj shokë të tjerë (Sahabe).
Kështu i ka radhur koncenzuesi se cilët janë njerëzit më të mirë pas Pejgamberit sal-laAll-llahu alejhi ue sel-lem.
Dhe këtë koncezues e ka përmbledh Ebu Mensur El-Bagdadij".
[Historia e Hilafetit e Sujutit; faqe/44]
Ndërsa prej atyre që kanë ardhur me cilësi janë:
Transmetohet nga Enesi (radijall-llahu anhu) se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
1. Më i Buti i Umetit tim është Ebu Bekri (radijall-llahu anhu)
2. Më i Ashpëri i Umetit tim është Omeri (radijall-llahu anhu)
3. Më i Turpshëmi i Umetit tim është Othmani (radijall-llahu anhu)
4. Më i Mirë në Gjykim i Umetit tim është Aliu (radijall-llahu anhu)
5. Më i Mirë që njeh hallallin dhe haramin i Umetit tim është Muadh ibn Xhebeli (radijall-llahu anhu)
6. Më i Mirë që ka ditur të lexojë Kur’anin është Ubej ibn Ke'ab (radijall-llahu anhu)
7. Më Mirë që ka njohur Trashëgimin është Zejd ibn Thabit (radijall-llahu anhu)
8. Dhe çdo Umet ka besnik e besniku i Umetit tim (Umetit të Pejgamberit sal-laAll-llahu alejhi ue sel-lem) është Ebu Ubejd ibn Xherah (radijall-llahu anhu).
[Transmeton; Imam Ahmedi & Tirmidhiu & Ebu Davudi & Nesaiu & Ibn Maxhe, dhe në librin e Imam Sujutit në Sahihul-xhamia që e ka nxjerr Shejh Albani si hadith të mirë /68895]
Salatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin,
sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ******** e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që përcjellin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
E thirrja jonë e fundit është Falenderimi i takon vetëm All-llahut subhanehu ue te'ala.