Sunneti i tij është edhe leximi i sureve të plota, e ndonjëherë një sure e ka lexuar në dy rekate. Nuk është transmetuar se e ka lexuar vetëm se përfundimin apo ndonjë pjesë të mesit të ndonjë sureje.
Për leximin në namazet tjera të ditës
Në namazin e drekës ndonjëherë lexonte gjatë namazit. Muslimi ka transmetuar nga Ebu Seid se ka thënë: Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, aq e zgjaste pas ikametit të drekës saqë njeriu mund të shkonte deri tek Bekijet (varreza në Medine) të kryente ndonje punë, të kthehet në shtëpi, të merr abdest dhe prapë ta takoje Pejgamberin në rekatin e parë.1 Ndonjëhere e lexonte suren Sexhde, e ndonjë herë e lexonte E’ala, Lejl dhe Buruxh.
Për sa i përket ikindisë e shkurtonte leximin në të në gjysmë nga leximi në namazin e drekës dhe të njëjtës gjatësi të drekës së shkurtë.
Udhëzimi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, në lidhje me leximin në namazin e akshamit është dalluar nga praktika e sotme e njerëzve. Një herë e lexoi suren A’raf në dy rekate, ndonjhëherë lexonte Et-Tur e ndonjëhere Mureselat. E për sa i përket praktikës së leximit të sureve të shkurtëra2 në namazin e akshamit këtë e ka futur Mervani. Zejd ibën Thabiti e ka qortuar për shkak të kësaj. Ibën Abdul-Berri ka thënë: A’raf, Saffat, Duhan, E’ala, Tin, Felek, Nas, Murselat. I ka lexuar të shkurtërat kisarul-mufessal.3 Transmetimet për këto janë të drejta dhe të njohura.
Në namazin e jacisë e ka lexuar suren Tin, ndërsa e ka caktuar Muadhin që ta lexojë Shems, E’ala, Lejl dhe të ngjashme. E ka kritikuar Muadhin pasi që e kishte lexuar suren Bekare në jaci, duke i thënë: A mos je ti çrregullues, o Muadh?4 E ata që e falin namazin siç hanë gjeli I kanë marrë këto fjalë duke mos shikuar se çka ka më parë dhe më pas.
Në xhuma e ka lexuar suren Xhumua dhe Munafikun ose E’ala dhe Gashije.
Në namazet e Bajrameve ndonjëherë e ka lexuar suren Kaf dhe Kamer të plota, e ndonjëherë suret E’ala dhe Gashije. Këtë e ka vepruar deri sa ka vdekur.
Kështu kanë vepruar edhe Halifët, Ebu Bekri radijAllahu anhu, në namazin e sabahut e ka lexuar suren Bekare, duke e mbaruar namazin pak para lindjes së Diellit. Pas tij Omeri radijAllahu anhu, ne sabah ka lexuar suret: Jusuf, Nahël, Hud, Isra dhe të ngjashme.
E për sa i përket hadithit: Kush t’u dalë njerëzve imam le ta shkurojë leximin në namaz.5 Kjo është diçka relative që duhet të komentohet me veprimet e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, dhe jo të anojmë kah dëshirat e njerëzve.
Nuk e ka caktuar suren të cilën do ta lexonte për ndonjë rast, përveç se për xhuma dhe bajramet.
Sunneti i tij është edhe leximi i sureve të plota, e ndonjëherë një sure e ka lexuar në dy rekate. Nuk është transmetuar se e ka lexuar vetëm se përfundimin apo ndonjë pjesë të mesit të ndonjë sureje. I ka lexuar dy sure në një rekat vetëm se në nafile, dhe rrallë herë e ka lexuar të njëjtën sure në të dy rekatet.
Rekatin e parë të çdo namazi e ka falur më gjatë se të dytin, e ndonjëherë rekatin e parë e zgjaste derisa mbaronte zhurma e ecjes.
--------------------------------------------------------------------------------
1- Muslimi: Kitabu es-saleti, kapitulli El-Kiraetu fie edh-dhuhri ve el-asri, hadithi numër 454
2- Suret e shkurtëra – Mufessal fillojnë me suren El-Huxhurat ose Kaf e deri në fund të Kur’anit.
3- Kisarul Mufessal fillojnë me suren Ed-Duha ose Ez-Zilzal e deri në fund të Kur’anit.
4- Buhariu, hadithi numër 705; Muslimi, hadithi numër 465; Ahmedi, Musned, 4/12249
5- Maliku, Muvetta, hadithi numër 303; Ahmedi, Musned, 3/7671; Buhariu, hadithi numër 703; Muslimi, hadithi numër 467