Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Festimi i ditëlindjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Festimi i ditëlindjes Empty
MesazhTitulli: Festimi i ditëlindjes   Festimi i ditëlindjes EmptyFri Jun 05, 2009 6:34 pm

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi ******** e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në Islam nuk ka festë tjetër përveç festave të dy bajrameve, Bajrami i Ramazanit dhe Kurban Bajrami, dhe çdo festë përveç këtyre dy festave nuk është festë e muslimanëve dhe është një bidat (risi), i cili nuk ka asnjë bazë në Islam dhe në shumë raste është përngjasim me jobesimtarët. Dihet fare mirë se Islami na i ka ndaluar këto dy gjëra: shpikjen e risive në fe dhe përngjasimin me jobesimtarët. Prej festave të shpikura është edhe festa e ditëlindjeve, e cila është përngjasim me jobesimtarët.

Munir Muhamed El Gadban ka thënë: “Festimi i ditëlindjes është i lidhur ngushtë me traditat e të krishterëve. Njerëzit festojnë ditëlindjet e tyre duke ndezur aq qirinj sa vite kanë mbushur (p.sh nëse mbush 12 vjeç, ndez 12 qirinj) dhe nuk ka dyshim se festimi i kësaj dite është përngjasim me të krishterët dhe çifutët, të cilët e kanë shpikur këtë festë.” (Ilejki Ejetuhel Fetatul Muslime f.133)

“Islami na e ka ndaluar si meshkujve ashtu edhe femrave që t’u përngjajmë jobesimtarëve qoftë në adhurim apo në festat e tyre, qoftë në veshjet e veçanta të tyre dhe nuk ka dyshim se ky rregull është një rregull i madhërishëm në Islam. Por shumë muslimanë (me shumë keqardhje) janë duke e festuar ditëlindjen për shkak të injorancës së tyre ndaj Islamit e disa prej tyre janë duke pasuar traditat e jobesimtarëve. Pasimi i këtyre traditave ka qenë shkak i nënçmimit të muslimanëve, i dobësimit të tyre dhe i pushtimit të vendeve të tyre. Allahu xh.sh. thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë veten e tyre.” (Er-Rad 11)

Duhet ditur se argumentet e këtij rregulli (mosngjasimi i muslimanëve me jobesimtarët) janë të shumtë në Kuran dhe Sunet. Allahu xh.sh. ka thënë: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” (El Xhathijeh 18)

Transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili vepron traditat e jobesimtarëve.” Taberaniu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, shih Sahih El Xhami 2/102.
(Ediletu Tahrim Halkil-lihje: Muhamed Ismail f.27)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Festimi i ditëlindjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Feja Muslimane-
Kërce tek: