Takimi i planifikuar të mbahej ndërmjet Antonio Caliendos,
agjentit të sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, dhe drejtorit
sportiv të Bianconerëve, Alessio Secco, është shtyrë.
Dy
palët është dashur të takoheshin për të biseduar në lidhje me të
ardhmen e sulmuesit francez, mirëpo për shkak të prezantimit të
trajnerit të ri, Ciro Ferrara, i cili nënshkroi kontratë të re me
Juventusin, ky takim është shtyrë.
“Takimi me Alessio Seccon është shtyrë për shkak të prezantimit të Ciro
Ferraras”, ka thënë Caliendo për Datasport.it, i cili ka shtuar se nëse
drejtuesit e skuadrës dëshirojnë ta mbajnë klientin e tij, atëherë ata
duhet të dinë çfarë të bëjnë për ta mbajtur atë.