Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për të fituar shërbimet
e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Forlan, mirëpo nuk dëshiron të
paguajë 36 milionë euro për shërbimet e uruguaianit
.Sipas “Sport”, Blaugranët planifikojnë të ofrojnë edhe ndonjërin nga sulmuesit për ta transferuar Forlanin në Camp Nou.
Mundësia e parë do të ishte ndërrimi “kokë për kokë” me Samuel Eto'o-n,
ndërsa opsioni tjetër, më i mundshëm, është oferta prej 20 milionë
eurosh dhe huazimi dyvjeçar i Bojan Krkicit.