Droga e sekuestruar nga policia të personave të ndryshëm është
djegur në zjarr. Një sasi prej 40 kilogramësh është shkrumbuar nga
policia në zonën e Sharrës në Tiranë.
Për këtë arsye,
policia e Tiranës, ka bërë të ditur se është ngritur një komision, i
përbërë nga një prokuror i Krimeve të Rënda, një gjyqtar, një
përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si dhe
zyrtarë të lartë të policisë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë, në
vendin e quajtur Sharrë, e pikërisht në Fushën e Mbeturinave të
Sharrës, në zbatim të urdhrave të prokurorit për zbatimin e vendimeve
penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, bëri
asgjësimin me djegie të një sasie të madhe droge.
Është asgjësuar një sasi prej 28 kilogramësh e 286 gramë heroinë, 4 kg e 960 gramë përzierës, si dhe 7 kg e 361 gramë kokainë.
Personat të cilëve u është kapur dhe sekuestruar kjo lëndë narkotike,
janë shpallur fajtorë dhe dënuar të gjithë me burgim nga Gjykata e
Krimeve të Rënda.