Andrea Pirlo është favoriti kryesor i trajnerit të ri të
Chelseat, Carlo Ancelotti, i cili dëshiron që mesfushori italian ta
veshë fanellën e Bluve.
Sipas gsvs.it, Chelsea ka
bërë gati 30 milionë euro për të fituar shërbimet e mesfushorit kryesor
të Milanit, ndërsa lojtarit do t’i ofrohet një kontratë katërvjeçare me
pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh.
Këto janë shifra të cilat do ta joshnin cilindo lojtar, sidomos në
moshë 30-vjeçare, siç është Pirlo, duke ia dhënë mundësinë që ta
sigurojë kontratën e fundit të gjatë para se t’i japë fund karrierës së
tij.
Nga ana tjetër, Milani nuk dëshiron të humbë edhe një lojtar tjetër të
rëndësishëm, porse shuma prej 30 milionë eurosh është e parefuzueshme.