Gazeta britanike "The Independent" shkruan se Chelsea është gati të bëjë ofertë zyrtare për sulmuesin e Valencias, David Villa.
Njoftohet se Blutë do të bëjnë një ofertë prej 40 milionë funtesh (45.7 milionë euro) me shpresën për të siguruar shërbimet e spanjollit 27-vjeçar.
Edhe pse është e qartë që Valencia do të shesë yjet kryesore të skuadrës për të zvogëluar paksa borxhin (që llogaritet të jetë 457.5 milionë euro), megjithatë për të fituar shërbimet e Villas, Chelsea duhet të përballet me konkurrencën e Real Madridit.