Armend Admin
Numri i postimeve : 433 Poenat e Antarit : 1591 Thanks : 16 Join date : 24/03/2009 Age : 32 Location : Kosova, Prishtin
| Titulli: Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike Wed Jun 10, 2009 10:09 am | |
| Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Serbia ka përgjegjësi historike për dëmin ekonomik që i ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve të okupimit.
“Nuk është e lehtë të tejkalohet dëmi ekonomik i shkaktuar nga Serbia gjatë një shekulli në Kosovë”, citohet të ketë thënë Kryeministri Thaçi për agjencinë ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
Kjo agjenci të martën i kushton vëmendje të veçantë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Paris, duke pasqyruar gjerësisht takimin e tij me Presidentin Nicolas Sarkozy.
Të hënën, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me Presidentin e Republikës së Francës dhe Ministrin e Jashtëm. Ky takim dëshmoi edhe njëherë përkushtimin e Francës për shtetin e Kosovës.
Në një komunikatë për media të Presidencës Franceze, thuhet se Parisi do ta ndihmojë Kosovën si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik. Madje, Presidenti Sarkozy nuk hezitoi të shprehet se Franca do të lobojë tek shtetet ku ka ndikim, në mënyrë që ato ta njohin pavarësinë e Kosovës. | |
|