Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Cfare eshte Iluminizmi ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edony_St
Moderator
Moderator
avatar


Numri i postimeve : 215
Poenat e Antarit : 638
Thanks : 3
Join date : 28/05/2009
Age : 27
Location : Viti,Kosova

Cfare eshte Iluminizmi ? Empty
MesazhTitulli: Cfare eshte Iluminizmi ?   Cfare eshte Iluminizmi ? EmptyFri Jun 12, 2009 5:00 pm

Iluminizmi është dalja e njeriut nga një minoritet për të cilin është fajtor ai vetë. Minoritet është pazotësia të shfrytëzosh aftësinë tënde mendore pa drejtimin e dikujt tjetër. Ky minoritet është fajtor, kur shkaku i tij nuk është mangësia e intelektit, por mungesa e vendimeve dhe e kurajos për të shfrytëzuar intelektin tënd pa drejtimin e tjetërkujt. Sapere Aude! Ki kurajon të përdorësh intelektin tënd! Kjo është motoja e iluminizmit.
Dembelizmi dhe frika janë shkaqet që një pjesë e mirë e njerzve, edhe pse natyra prej kohësh i ka çliruar nga udhëheqja e të tjerëve (naturaliter maiorennes), i nënështrohen vullnetarisht, për gjithë jetën, minoritetit, gjë që lehtëson të tjerët të bëhen tutorë të tyre. Është kaq rehati të jesh në minoritet.
Nëse një libër arsyeton në vendin tim, një udhëheqës shpirtëror ka ndërgjegje për mua, një mjek zgjedh dietën për mua, etj, është e qartë që s’ka pse të lodhem unë. S’është e nevojëshme të mendoj, nëse duhet vetëm të paguaj: të tjerë do të merren në vendin tim me këtë gjë kaq të bezdisëshme. Meqënëse tërësia e njerzve (përfshi të gjithë seksin e bukur) e konsideron hapin drejt rritjes, në vetvete të vështirë, madje edhe mjaft të rrezikshëm, mendojnë tashmë këta tutorë që kaq dashamirësisht e kanë marrë përsipër këtë kujdes.

Pasiqë, në një kohë të mëparëshme shushatën kafshët e tyre shtëpiake dhe u kujdesën që ato të mos bëjnë qoftë edhe një hap jashtë kularit në të cilin i kanë burgosur, u tregojnë madje rreziqet që i kërcënojnë nëse tentojnë të ecin me këmbët e tyre. Në të vërtetë, ky rrezik nuk është kaq i madh, nëse këta, duke e paguar qoftë edhe me një rrëzim, do të mësonin të ecnin vetë; por një shembull i kësaj natyre, zakonisht e bën të frikëshme dhe dekurajon çdo përpjekje të mëtejëshme.
Është, pra, e vështirë për çdo njeri, vetë, të dalë jashtë një izolimi, tashmë (thuajse) natyrë e dytë. Ai ka mbrritur deri aty sa është dashuruar pas tij dhe është i tillë, si ç’është, realisht i pazoti të shfrytëzojë intelektin e tij, mbasi nuk i është lejuar kurrë të bëjë një përpjekje.
Rregullat dhe formulat, këta instrumentë mekanikë të përdorimit racional, ose më saktë të keqpërdorimit racional të dhuntive të tij natyrale, janë prangat e një minoriteti të përhershëm. Kush do të lirohej, do të bënte vetëm një kapërcim në tym qoftë edhe mbi një hendek të vogël, sepse nuk është mësuar me një liri të tillë lëvizjesh. Ndaj, janë të paktë ata që ia dalin mbanë, me punën e shpirtit të tyre, shpleksen nga minoriteti dhe vijojnë me hapa të sigurt.
Por, që një masë të ndriçojë vetveten, është e mundur; përkundrazi, mjafton që t’i krijosh kushtet dhe bëhet pothuaj e pashmangëshme. Ndodhen gjithmonë disa që mendojnë lirisht, madje edhe midis tutorëve të posaçëm të masave, të cilët, pasi kanë hequr qafe zgjedhën e minoritetit, përhapin frymën e një nderimi racional të bazuar mbi vlerën e njeriut dhe prirjes së tij për të menduar mëvetësisht. Veçanti, e këtij rasti, është që, publiku i mësuar prej tyre të pranojë zgjedhën, t’i detyrojë të rrinë posht, kur nxiten nga disa (të tjerë – shën. im) tutorë, që janë të pazot të ndriçohen: është kaq e rrezikëshme të mbjellësh paragjykime, sepse këto në fund hakmerren ndaj vetë krijuesit të tyre, që i ka pasur këto sajime pararendëse. Ndaj, një masë vetëm ngadalësisht mund të mbrrijë ndriçimin.
Një revolucion, ndoshta sjell rënien e një despotizmi personal dhe të makutërisë për pasuri apo pushtet, por kurrë vërtetimin e një reforme në shprehjen e mendimit; paragjykime të reja, në fakt do t’u shërbejnë po kaq mirë të vjetrave si tërkuzë (shnegull) (a) për shumicën e masës që s’mendon.
Iluminizmit nuk i duhet tjetërgjë veç liria; më saktë, më e padëmëshmja ndër të gjitha ato që mund të quhen liri, domethënë liri të gëzosh të drejtën e përdorimit në çdo lëm publik, të arsyes tënde. Dëgjoj si ushton nga të gjitha anët: mos arsyetoni! (B) Ushtaraku thotë: mos arsyetoni, ushtrohuni! Mbarështuesi i financave: mos arsyetoni, paguani! Kleriku: mos arsyetoni, besoni! (vetëm një zotëri, në botë, thotë: arsyetoni sa të doni e mbi gjithë sa dëshironi, por binduni! - c). Këtu gjen kudo kufizim të lirisë. Por cili kufizim pengon iluminizmin? Dhe në veçanti nuk është (kufizim - shën im), përkundrazi e nxit? - Përgjigjem: përdorimi publik i arsyes vetiake duhet të jetë kurdoherë i lirë, vetëm ajo mund ta vërë në jetë ndriçimin midis njerzve; përdorimi privat i saj mund të jetë shpesh i kufizuar dhe shtrëngues, por, pa u bërë pengesë e vërtetë për progresin e iluminizmit. Me përdorim publik të arsyes vetiake, unë kuptoj atë që secili bën me arsyen si studiues përpara gjithë lexuesve. Quaj përdorim privat, çfarë ai mund të bëjë me arsyen vetiake në njëfarë nëpunësie apo zyrë që i është besuar. Tashmë, në disa punë që kanë të bëjnë me interesat e përgjithëshme, është i nevojshëm njëlloj mekanizmi, ky është shkaku pse disa pjestarë të bashkësisë s’mund të sillen ndryshe veç pasivisht, të udhëhequr nga qeveria, me një harmoni artificiale, drejt qëllimeve publike, ose të paktën për të frenuar shkatërrimin. Në rastin në fjalë sigurisht nuk është e lejueshme të arsyetosh; duhet të bindesh. Por, meqënëse një pjesë e këtij mekanizmi, është edhe gjymtyrë e trupit të përbashkët, përkundrazi, e një shoqërie kozmopolitike, në cilësinë e studiuesit që i drejtohet me shkrime një publiku ku shpalos ndjenjat e tij, patjetër që mundet të arsyetojë, pa dëmtuar me këtë punët për të cilat në një farë mënyre është anëtar pasiv. Kështu, do të qe shkatërrimtare nëse një ushtaraku i urdhërohej diçka nga një sipëror dhe do të vinte, haptas, në diskutim, dobinë dhe përfitimin nga urdhëri: ai duhet të bindet. Por, me të drejtë s’mund ta ndalosh të bëjë, si studiues, vërejtje mbi të metat e shërbimit ushtarak dhe t’ia parashtrojë gjykimit të publikut.

sa herë që bënin luftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WWW.stublla.net
 
Cfare eshte Iluminizmi ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Djalli është Kristiano Ronaldo, engjëlli është Kakà
» Çka është Psikologjia?
» C'eshte Filozofia
» Cka eshte Procesor
» Cka eshte Adresa Ip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Tema Shoqërore :: Filozofi-
Kërce tek: