Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Konfigurimi dhe instalimi e web server Apache ne Linux.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gjergjinho_St
Moderator
Moderator
avatar


Numri i postimeve : 226
Poenat e Antarit : 809
Thanks : 1
Join date : 24/05/2009
Age : 32
Location : St' City-Kosova

Konfigurimi dhe instalimi e web server Apache ne Linux. Empty
MesazhTitulli: Konfigurimi dhe instalimi e web server Apache ne Linux.   Konfigurimi dhe instalimi e web server Apache ne Linux. EmptyWed Jun 24, 2009 5:26 pm

Sot do të merremi me konfigurimin dhe instalimin e web server Apache në një sistem Linux; përsa i takon instalimit nën sistemin operativ Windows shikoni: Apache dhe Windows. Në këtë faqe do të flasim mbi instalimin e server-it në një pc stand-alone: do të thotë një makinë e vetme, asnjë skedë rrjeti, hub apo të ngjashëm, asnjë lloj dominio virtuale, etj,. Kush përdor një pc që funksionon si server nuk ka aspak nevojë të lexojë këtë faqe, prandaj do të flasim vetëm për instalimin e Apache në kompjuter të vetëm, si ai që secili prej jush ka në shtëpi.

Lë të fillojmë nga pakot e prekompiluara: .rpm dhe .deb.
Në fillim shohim pakot rpm, që instalohen në RedHat, Suse e Mandrake: siç mund t'a dini, këto pako janë gati për përdorim, prandaj mjafton thjesht t'i instalojmë me komandën e thjeshtë rpm -i Apache-xx.rpm. Dy x-at janë versioni i Apache: mund të zgjidhni versionin që dëshironi, megjithëse sa më i freskët të jetë aq më mirë është.( Pakot mund t'i shkarkoni nga www.apache.org , në versionin dhe sistemin që dëshironi) Mbasi të keni bërë këtë ( rpm -i Apache-xx.rpm ), Apache do të jetë instaluar, por nuk kemi mbaruar akoma: hapni një terminale, shkruani setup dhe do t'ju hapet një skermë që do t'ju ndihmojë në rregullimin e disa parametrave të sistemit; shkoni në pjesën që ka të bëjë me demonët dhe verifikoni që demoni httpd të niset në fazën e boot të sistemit: pa këtë Apache nuk do të ekzekutohet asnjëherë. Pasi të jeni siguruar që gjithshka është në rregull, hapni browser-in tuaj të preferuar dhe shkruani si adresë localhost(http://localhost): ajo që po shihni është skerma e "mirësevini" e Apache: n.q.s. e shikoni ( dhe do të mund t'a shikoni në se keni vepruar si më sipër), do të thotë që Apache është duke u ekzekutuar rregullisht në sistem. Për konfigurimin e tij do të flasim më poshtë, kujtohuni vetëm që RedHat përmban një program të vogël për konfigurimin e Apache, të quajtur Comanche.





Ja këtu skerma e "mirëseardhjes" të Apache instaluar nëRedHat. Vini re adresën tek barra e titullit dhe tool comanche në të djathtë.

Kalojmë tani tek .deb, të përdorur në shpërndarjen Debian.
Edhe këtu veprimet janë pak a shumë të tjeshta: instaloni paketin me dpkg -i Apache-xx.deb dhe, se çdo gjë ka shkuar në rregull, pasi të keni hapur paketin, autamatikisht do të niset scripti apacheconf: ky do t'ju udhëheqë hap pas hapi në konfigurimin e server-it, dhe në përgjithësi ky do të jetë funksionues në mënyrë gati të përsosur. Edhe në këtë rast do ta shikojmë më me hollësi më poshtë konfigurimin "manual". Testoni gjithçka duke shkruar 'localhost' në dritaren e adresës së browser-it dhe verifikoni. Faqja nuk do të jetë e njëjtë me atë të RedHat, por kjo nuk na intereson sepse së shpejti file /var/www/index.html do të ndryshohet. Ky file, në fakt, është file i "hapjes" të Apache, një lloj home page: e kush, për faqen e tij kryesore (edhe pse në lokale) do të linte skermën e Apache, sado e bukur të jetë ajo ?

Së fundi le të shohim tgz, ose më mirë buruesin: këtu puna do të jetë pak më e vështirë, por jo e pamundur: në fakt do të na duhet të kompilojmë gjithshka me dorë.
Të supozojmë se arkivin me buruesin e sapo shkarkuar nga siti i Apache e kemi vendosur në një directory, p.sh /usr/local.
Japim komandën:

$ gunzip Apache-xx.tar.gz

e më pas

$ tar xvf Apache-xx.tar

Në këtë pikë do të jetë krijuar directory Apache-xx, dhe është kjo directory në të cilën do të punojmë. Pra japim një

$ cd Apache-xx

dhe lexojmë mirë e mirë file REDME dhe INSTALL: të mos lexosh këto file do të thotë ti bësh punët për së mbrapshti, sepse gjatë fazës së kompilimit dhe pergatitjes mund të lindë nevoja e dhënies së ndonjë komande pa të cilën puna mund të rezultojë e kotë.
Lë fillojmë atëhere punën.

Ka shumë mundësi që të keni nëpër duar një version 1.3 të Apache, për të cilin ekzistojnë dy mundësi instalimi: procesi i ri, i ashtuquajtur APACI, është më i shpejtë dhe komod, sepse përdor të gjitha mundësitë 'standard' të instalimit të pakove në Linux; procesi më i vjetër është manual, i gjatë dhe i mërzitshëm... Zgjedhim të...parin:-) : të shohim si bëhet gjithçka:

si fillim duhet të sigurohemi mbi disa gjëra: duhet të kemi rreth 12 Mb hapësirë të përkohshme në disk dhe 3 Mb të nevojitshëm për instalimin; na nuhet një kompilues, që normalisht duhet ta keni të preinstaluar: ju këshilloj GCC 2.7.2 apo superior. Duhet të kini interpretuesin perl5 (përndryshe do të jetë e pamundur të ekzekutoni CGI) dhe suportin DSO (Dynamic Shared Object, që në dy fjalë shërben për disa thirrje të sistemit për ngarkimin e moduleve);
lëshojmë skriptin ./configure, për të pergatitur kompilimin e buruesve; ky script pranon mundësi të ndryshme:
--prefix=PREFIX
Është directory në të cilën dëshironi të instaloni Apache (sigurisht PREFIX duhet të ndërrohet me emrin e directory të zgjedhur): këshillohet /usr/local

--add-module=FILE
Shërben për të kopjuar buruesin e një moduli në pemën e buruesve të Apache; sigurisht në vend të FILE duhet të shkruani path-in për buruesin e modulit

--activate-module=FILE
Shton në fluturim një entry për një modul në file të konfigurimit të Apache

--enable-module=NAME
Shërben për të bërë të mundur abilitimin (apo disabilitimin, duke përdorur --disable-module) një modul të veçantë

--with-perl=FILE
Shërben për të impostuar interpretorin perl të përdorur nga Apache (edhe pse zakonisht Apache e kërkon vetë interpretuesin)




Sigurisht mundësitë që i kalohen ./configure nuk janë të gjitha këtu: këto janë më të nevojshmet (për qëllimin tonë). Për të njohur të gjitha mundësitë, lëshoni './configure --help'
Fillojmë kompilimin duke shkruajtur 'make'. Në kompjuterin modern nuk do të duhet shumë kohë, por gjithmonë do t'ju duhet të prisni disa minuta përpara se operacioni të mbarojë;
Tani instalojmë gjithshka: lëshojmë 'make install' dhe presim që gjithçka të mbarojë.
Në këtë pikë Apache është instaluar por nuk është akoma aktiv: lëshojmë 'PREFIX/sbin/apachectl start' dhe do të mund t'i kërkojmë Apache-it URL e parë , që do të jetë http://localhost. N.q.s. doni të ndaloni Apache, lëshoni komandën 'PREFIX/sbin/apachectl stop'.
Dhe kjo është gjithshka përsa i takon instalimit të Apache duke u nisur nga buruesit.

Arritëm kështu tek pjesa më e rësishme: konfigurimi: file kryesor është /etc/apache/httpd.conf , por ju mund t'a keni në ndonjë vend tjetër, sidomos po të keni kryer instalimin duke u nisur nga buruesit. Sido që të jetë, bëni një kërkim dhe gjeni pozicionin e këtij file.
Të shohim konstruktin e këtij file: duhet të dini që çdo zë, është i komentuar hollësisht, për t'ju dhënë mundësinë të kuptoni se çfarë jeni duke bërë dhe në çfarë shërben ajo çfarë po bëni. Sigurisht, një minimum njohurish të gjuhës teknike është i nevojshëm për t'a konfiguruar sa më mirë.

Zërat më të rëndësishëm janë:

ServerType
Vendoseni tek 'standalone', duhet të mjaftojë.

Port
Default është 80, si fillim mos e ndërroni

HostnameLookups
Log emrat e klient (on) apo vetëm numurin e tyre IP (off); mund ta lini off

ServerAdmin
Nuk hyn në punë në një server lokal, por nëse doni shkruani adresën tuaj e-mail e kështu, për çdo error, mund të mburreni që jeni parë nga Apache si administartor.

ServerRoot
Directory ku Apache konservon log, erroret dhe file të konfigurimit; zakonisht është directory ku gjendet file httpd.conf

LoadModule
I rëndësishëm: i tregon Apache çfarë modulesh duhet të ngarkojë, n.q.s. doni të jetë i sigurtë, ngarkohini të gjithë (edhe pse në nisje Apache do të jetë më i ngadalshëm, por flitet për disa sekonda). Të domosdoshëm për qëllimet tona janë të gjithë modulet për CGI, për Perl dhe mime

ErrorLog
File ku Apache shkruan gabimet. /var/log/apache/error.log mund të shkojë mirë.

ServerName
Emri i server-it tuaj. N.q.s. nuk e keni ndryshuar, do të jetë localhost.localdoma in por, m.q.s. është jo komod, lëshoni (nga root) hostname dhe ndryshoni emrin e host-it tuaj




Një file tjetër i rëndësishëm është srm.conf, që duhet të jetë në të njëjtën directory me httpd.conf. Le ta shohim nga afër:

DocumentRoot
Directory në të cilën vendosen file html për faqen lokale. Normalisht /var/www : d.m.th. së në atë directory vendosni një index.html tuajin, se shkruani 'localhost' si adresë të browser, do të shihni tamam atë faqe. Dhe nga kjo do të nisen të gjitha faqet e tjera.

DirectoryIndex
Emri i faqes që do të shihet si e parë; zakonisht index.html por mund të jetë edhe default..etj.

ScriptAlias
Dhe ja mbërritëm tek CGI: është mirë ta quani këtë zë si : ScriptAlias /cgi-bin/ /usr/lib/cgi-bin/ . çfarë do të thotë? thjesht, që ju mund të fusni CGI tuaj në /usr/lib/cgi-bin/, por këto do të thërriten nëpërmjet http://localhost/cgi-bin/nome_cgi.cgi


Arritëm në fund, e ju duhet të keni tani në dispozicion një server local plotësisht funksionues. N.q.s. ndonjë gjë nuk do të ketë shkuar siç duhet, lexoni dokumentet që përfshihen në arkivin që keni shkarkuar nga internet dhe që normalisht mund ta kërkoni në kartelën /usr/doc/apache:, futuni dhe lexoni gjithçka që mund t'ju nevojitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.denica-hg.tk
 
Konfigurimi dhe instalimi e web server Apache ne Linux.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INSTALIMI i MYSQL + PHP + APACHE.
» Instalimi i Driverave t'grafikes
» Si te komplimojm nje EXPLOIT ne LINUX
» Një vështrim mbi sistemin e të drejtave mbi file të Linux.
» New ServeR..!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-
Kërce tek: