Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 INSTALIMI i MYSQL + PHP + APACHE.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gjergjinho_St
Moderator
Moderator
avatar


Numri i postimeve : 226
Poenat e Antarit : 809
Thanks : 1
Join date : 24/05/2009
Age : 32
Location : St' City-Kosova

INSTALIMI i MYSQL + PHP + APACHE. Empty
MesazhTitulli: INSTALIMI i MYSQL + PHP + APACHE.   INSTALIMI i MYSQL + PHP + APACHE. EmptyWed Jun 24, 2009 5:34 pm

Një nga piataformat më të përhapura për krijimin e faqeve dinamike në web është padyshim ajo që parashikon bashkëekzistimin në ambientin Linux të Web Server Apache me interfaqen Php, të kompiluar nga ana e saj me suportin për të paktën një DBMS , në rastin tonë Mysql.

Në këtë udhëzues të shkurtër do të shohim hapat e nevojshëm për krijimin e një ambienti të tillë, duke në pas një instalimin e komponentëve që e përbëjnë.



-- HAPI 1: INSTALIMI I MYSQL --

Si gjë e parë duhet të kemi një kopje të shpërndarjes si burues të produktit , duke e shkarkuar nga siti zyrtar www.mysql.com; për momentin versioni më i freskët është versioni 3.23.36. Lidhuni në sistem si përdorues "root" dhe shkarkoni file nën një directory të zgjedhur me dëshirë. Tani shkoni tek directory e zgjedhur dhe skompatoni file e kompresuar me:

# gunzip -c mysql-3.xx.xx.tar.gz | tar xvf - (ku mysql-3.xx.xx.tar.gz është emri i file të shkarkuar)

Kjo komandë do të krijojë një directory me emrin mysql-3.xx.xx.
Spostohuni brenda saj me:

# cd mysql-3.xx.xx

Lëshojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --prefix=/usr/local/mysql

Opcioni "--prefix" lejon të specifikosh path name komplet të directory të instalimit të produktit. N.q.s. keni një makinë me pak memorje (RAM) është mirë të përdorni edhe opcionin "--with-low- memory", për të optimizuar përdorimin gjatë fazës së kompilimit. Kryejmë pra kompilimin me:

# make

Instalojmë file binari e krijuar kështu në directory e specifikuar me opcionin "--prefix" të script-it të konfigurimit, me komandën:

# make install

Në këtë pikë mund të krijojmë tabelat e përdorura për të përcaktuar të drejtat.

# scripts/mysql_install_db

Mysql tashmë është gati për të punuar: mjafton të lëshojmë demonin që i kontrollon aktivitetin, me këto veprime:

# cd /usr/local/mysql/bin
# ./safe_mysqld &

Për t'u siguruar që mysql është aktiv mund të bëjmë:

# mysqlshow –p

dhe si përgjigje do të kemi:
Enter password:

+-----------+
| Databases |
+-----------+
| mysql |
+-----------+

-- HAPI 2: INSTALIMI I APACHE DHE DI PHP --

Kompilimi i web server apache dhe i gjuhës së scripting php janë faza të lidhura me njëra-tjetrën. Megjithatë është e mundur zgjedhja midis dy rrugëve alternative: të instalosh php si një modul dinamik ose t'a instalosh si modul statik. Në rastin e parë krijohet një libreri dinamike (me ekstensionin .so) që rri veç objektit të apache dhe ngarkohet në memorje vetëm një herë, duke optimizuar përdorimin dhe duke përmirësuar prestacionet globale.
Metoda e dytë parashikon përkundrazi përfshirjen e modulit statik të prodhuar nga kompilimi i php (me ekstensionin .a) në të zbatueshmen e apache, duke zmadhuar në menyrë të ndjeshme përmasat e objektit final.
Megjithëse është natyrale zgjedhja e rrugës së parë, le t'i shohim të dy mundësitë.


KOMPILIMI I PHP SI MODUL DINAMIK I APACHE

-- HAPI 2.1: INSTALIMI I APACHE --

Si fillim shkarkojmë nga siti www.apache.org një kopje të buruesit në një directory të zgjedhur sipas dëshirës, e pasi të jeni spostuar tek ajo direktory, skompresojmë file e kompresuar në këtë menyrë:

# gunzip -c apache_1.3.x.tar.gz | tar xvf -

Do të krijohet një directory me emrin apache_1.3.x; spostohemi brenda saj me:

# cd apache_1.3.x

Lëshojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --prefix=/usr/local/apache --enable-shared=max

Me parametrin "--prefix" zgjedhim directory "/usr/local/apache" si directory për instalimin e produktit; me "--enable-shared" abilitojmë suportin për modulët dinamikë (dso modules).
Kompilojmë dhe instalojmë server-in http të apache me:

# make
# make install

Në këtë pikë duhet të verifikojmë në se ekziston file "/usr/local/apache/bin/apxs": ky është file i apache extensions që do të shfrytëzohet për kompilimin e modulëve dinamikë shtesë (në rastin tonë php).


-- HAPI 2.2: INSTALIMI I PHP --

Shkarkojmë një kopje të buruesit php nga siti www.php.net dhe e kopjojmë në directory sipas dëshirës. Spostohemi tek ajo directory, skompresojmë file kompresuar me:

# gunzip -c php-4.1.x.tar.gz | tar xvf -

Krijohet një directory php-4.1.x; spostohemi brenda saj me:

# cd php-4.1.x

Lëshojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --with-apxs=/usr/local/apache/bin/apxs --with-mysql=/usr/local/mysql

Krijohen kështu Makefiles e duhur për instalimin tonë. Fillojmë pra kompilimin, instalimin dhe kopjen e file .ini me:

# make
# make install
# cp php4.ini-dist /usr/local/lib/php4.ini

Hapim file e konfigurimit të apache "/usr/local/apache/conf/httpd.conf" dhe kontrollojmë ekzistencën e linjave që vijojnë:
AddType application/x-httpd-php .php
LoadModule php4_module libexec/libphp4.so
Në qoftë se mungojnë, duhet t'i shtoni ju.
Arritur në këtë pikë nuk na mbetet gjë tjetë veç të nisim apo të rinisim server-in tonë http me:

# /usr/local/apache/bin/apachectl start

ose

# /usr/local/apache/bin/apachectl restart


KOMPILIMI I PHP SI MODUL STATIK I APACHE

-- HAPI 2.1: KONFIGURIMI I APACHE --

Pasi të kemi shkarkuar të njëjtin kod burues të apache nga www.apache.org, e kopjojmë në një directory të zgjedhur sipas dëshirës, dhe pasi të jemi spostuar në të, fillojmë me :

# gunzip -c apache_1.3.x.tar.gz | tar xvf -

Do të krijohet një directory me emrin apache_1.3.x; spostohemi brenda saj me:

# cd apache_1.3.x

Ekzekutojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --prefix=/usr/local/apache


-- HAPI 2.2: INSTALIMI I PHP --

Shkarkojmë buruesin e php nga siti www.php.net dhe e kopjojmë në të njëjtën directory ku shkarkuam file kompresuar të apache; vazhdojmë me:

# gunzip -c php-4.1.x.tar.gz | tar xvf -

Krijohet një directory php-4.1.x; spostohemi brenda saj me:

# cd php-4.1.x

Zbatojmë script-in e konfigurimit me:

# ./configure --with-mysql=/usr/local/mysql --with-apache=../apache_1.3.x

Kompilojmë dhe instalojmë php me:

# make
# make install

Kopjojmë file .ini me anë të:

# cp php4.ini-dist /usr/local/lib/php4.ini


-- HAPI 2.3: KOMPILIMI I APACHE ME SUPORTIN STATIK TË PHP --

Rikthehemi në directory buruese të apache me:

# cd ../apache_1.3.x

Ekzekutojmë script-in e konfigurimit:

# ./configure --prefix=/usr/local/apache
--activate-module=src/modules/php4/libphp4.a

Opcioni "--activate-module" përdoret për të përfshirë në kompilimin e apache modulin statik libphp4.a (gjeneruar nga hapi i kaluar me kompilimin e php). Nuk na ngelet tjetër veç kompilimit dhe instalimit të server apache duke përdorur të zakonshmet:

# make

# make install

Serveri http tani është rikompiluar dhe instaluar me suportin statik të php; përfundojmë duke modifikuar file e konfigurimit të apache "/usr/local/apache/conf/httpd.conf" duke shtuar linjën që vijon:

AddType application/x-httpd-php .php


-- HAPI 3: PROVA E FUNKSIONIMIT --

Për të verifikuar që gjithshka funksionon siç duhet , duhet të krijojmë një faqe prova.php që përmban kodin dhe t'a shpëtojmë në www:

$db = mysql_connect ("localhost") or die ("Lidhja dështoi");
print ("U lidha me sukses");
mysql_close ($db);
phpinfo();
?>

Thërrasim faqen nga browser-i i preferuar (localhost/prova.php), mbas përgjigjes pozitive të lidhjes me mysql , duhet t'ju hapet një faqe me informacione mbi gjendjen e server apache dhe të S.O.

Sigurisht rruga e përshkruar më sipër është vetëm një nga mundësitë e konfigurimit të ambientit tonë, rruga 'standart'. Kemi mundësi të konfigurojmë në menyra të ndryshme pozicionin e server-it apache me anë të '--prefix'. Tani në komjuterin tuaj keni krijuar një ambient për të provuar programet e ndrysh,me shkruar në php, apo web-sitin tuaj mbështetur në php dhe mysql. Siç shikuat krijimi i ambientit është i thjeshtë dhe më vonë mund të shtoni dhe të gjithë modulët për të cilët mund të keni nevojë (mod_ssl, mod_perl,mod_ruby,etj...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.denica-hg.tk
 
INSTALIMI i MYSQL + PHP + APACHE.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Konfigurimi dhe instalimi e web server Apache ne Linux.
» Instalimi i Driverave t'grafikes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-
Kërce tek: