Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:54 pm

Në 30 prill të vitit 1966, Xhani Anjeli bëhet zyrtarisht kreu i ri i FIAT, ashtu si kishte planifikuar gjyshi Xhovani. Një vit më vonë, në 10 gusht 1967, Valeta ndërron jetë për shkak të një hemoragjie cerebrale. Xhani trashëgon një FIAT të suksesshëm dhe në ekspansion të plotë, pikërisht në një moment kur po shpërthen bumi i automobilëve. FIAT është i pari ndërtues automjetesh në Evropë, duke realizuar parakalimin edhe ndaj gjermanes Volkswagen. Në katin e tetë të korso Markoni, zyrat qendrore të drejtuesve të grupit, ndryshimet në tre vitet e parë janë vetëm në fasadë. Një moment i rëndësishën në jetën e Avokatit përfaqësohet nga Fondacioni Xhovani Anjeli, që lindi në 6 dhjetor 1966, me mbështetjen thelbësore të motrës Suzana si dhe një sërë personazhesh të tjerë të shoqërisë së lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:54 pm

VITE TË VËSHTIRË

Xhani Anjeli dhe FIAT kalojnë të paprekur furtunat e viteve shtatëdhjetë, në vitet e terrorizmit dhe atentateve. Politikisht, Avokati është më pranë Partisë Republikane të ugo la Malfës. Avokati i përballon problemet e lidhur me krizën e automobilëve dhe kundërshtimet e punëtorëve, duke luajtur fort dhe duke befasuar shpesh kundërshtarët, ashtu sikur në 1 dhjetor 1976, shpalli hyrjen si ortak në sipërmarrjen torineze të Kolonel Gedafit, një personazh që sigurisht nuk ishte shumë i dashur për SHBA. Llogaritë e FIAT në këtë periudhë shkojnë keq, por mbretëria e avokatit reziston. Nga 1974 deri në 1976 Xhani bëhet president i Konfindustrias dhe merr presidencën e Këshillit Administrativ të IFI si dhe të Fondacionit Anjeli. Industrialistët kanë nevojë të përfaqësohen në mënyrën më autoritare të mundshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:55 pm

Situata politike është shumë delikate. Kompromisi historik mes Demkracisë Kristiane dhe Partisë Komuniste rrezikon të dështojë, dhe vendi duhet të përballet me dy emergjenca: krizën ekonomike dhe terrorizmin. Janë këta vitet e rreptësisë. Bashkërendimi mes qeverisë, sindikatave dhe Konfindustrias shndërrohet në një sistem të konsoliduar të menaxhimit të zgjidhjeve themelore ekonomike. Por, në fundin e viteve shtatëdhjetë, kompania sheh të afrohet kriza e automobilëve. Prodhimi bie frikshëm dhe FIAT lajmëron për pushimin nga puna të 14 mijë punëtorëve. Hapet kështu beteja më e ashpër me sindikatat që nga fundi i luftës. Punëtorët bëjnë grevë për 35 ditë. Në kangjellat e fabrikave të Mirafiorit, sekretari i Partisë Komuniste, Enriko Berlinger premton mbështetjen e komunistëve në rast të pushtimit të fabrikave. Përballja e hekurt përfundoi në 14 tetor 1980 me një "marshim të dyzetëmijëve". Për habi, kuadrot e FIAT zbresin në shesh kundër sindikatës. FIAT heq dorë nga largimet. Ndërkohë, Avokati vazhdon betejën e tij për rimëkëmbjen e sektorit automobilistik dhe në vitin 1982 arrin që të nxjerrë, me një prezantim spektakolar në kejp Karneval, moodelin e ri "FIAT UNO", i cili do të dominojë Evropën për thuajse një dhjetëvjeçar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:55 pm

Në mesin e viteve tetëdhjetë, përvijohet për FIAT një shans i madh. Ford u ofron Anjelëve mundësinë për të bashkuar Ford Europa me Fiat me qëllimin për të sjellë në jetë një kolos në gjendje për të dominuar në tregun e ndërlikuar evropian. Hipoteza nuk konkretizohet, por FIAT-i nxjerr Alfa Romeon, një markë prestigji. Megjithatë, monopoli kombëtar në sektorin e automjeteve do të jetë, në një periudhë afatgjatë, një prej pengesave të mëdha për rritjen e FIAT. Ndërkohë, lufta e brendshme për të marrë komandën e kompanisë ka edhe ajo viktimat e saj: për shkak të dështimit të tratativës me Ford del nga grupi Vitorio Gidela, strategu i risive të shtëpisë automobilistike torineze; fillon kështu pesëmbëdhjetë vjeçari i drejtimit të dyshes Xhani Anjeli-Cezare Romiti. Tandemi ringrë FIAT-in në nivelin ndërkombëtar dhe në pak vite e transformon në një holding me shtrirje në fushën e botimeve dhe të sigurimeve. Jo më thjesht automobilë, por një kolos global. Në vitin 1987, FIAT absorbon përfundimisht Alfa Romeon dhe në 1988 Ferrarin. Për Xhani Anjelin, vitet tetëdhjetë janë një periudhë e artë. Sipërmarrja ecën mirë dhe ai është gjithnjë e më shumë një personazh ndërkombëtar. Bota politike e vlerëson, i trembet, e dëgjon. Ai, prapa kuintave të dukshmërisë mediatike krijon fijet e bizneseve të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:55 pm

VITET '90

Në 1 qershor të vitit 1991, ai emërohet senator i përjetshëm nga Francesko Kosiga. Në 1996 mbështet hapur Ulivon dhe qeverinë Prodi në momentin kur i kërkohet italianëve një taksë shtesë për hyrjen në euro. Në ato vite rritet pesha e Cezare Romitit në çështjet automobilistike dhe financiare, deri në 1999. Pas kësaj i vjen radha Paolo Freskos, i emëruar president i FIAT si dhe Xhon Elkan (nipi), në cilësinë e këshilltarit. Në vitin 1997 ndërron jetë në mënyrë të parakohshme nipi Xhovani Alberto (djali i Umbertos). Xhani Anjeli, ndonëse i munduar nga sëmundja, vazhdon të ruajë një fuqi dhe pushtet të jashtëzakonshëm, si një sovran që vepron në hije. Një vit lavdie është ai i njëqind vjetorit të FIAT, në 1999, me festime të mëdha, spektakle, takime njerëzish të famshëm shpeshherë në prani të patriarkut. Do të jetë i fundmi vit pozitiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:56 pm

Pas marrëveshjes me general motors në 2000, Avokati asiston në krizën më të rëndë të historisë së FIAT, situatë që e shtyn në 2001 të vihet në mbështetje të qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit. Në vizionin strategjik të Avokatit, industria ka nevojë për fleksibilitet dhe liri veprimi. Por është i ndryshëm mendimi i sindikatave dhe forcave politike të së majtës. Por moskuptimi mes Xhani Anjelit dhe qeverisë shpërthen papritur me dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Enriko Ruxhero. 2002 do të jetë një vit i tmerrshëm për sipërmarrjen automobilistike të Avokatit: ka dorëheqje njëra pas tjetrës të drejtuesve, rikapitalizime, rënie të aksioneve, greva, largime për 8000 punëtorë, mbyllje fabrikash. Xhani Anjeli ndërhyn me të njëjtin autoritet, por duket gjithnjë e më i lodhur: sëmundja e rëndë që e ka goditur nuk i lejon të dalë në publik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:56 pm

Vuajtjet fizike të senatorit të përjetshëm, ato më të rëndat rriten në 1995 kur operohet në një aortë, ndërkohë që vetëm disa vite më herët i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Në vitin 1997, ishte operuar për një frakturë në këmbë, i pesti i jetës së tij. Gjatë atij viti do të shkonte shpesh në Amerikë për kura speciale, ndërkohë që për herë të fundit është parë në publik përkrah Presidentit të Republikës, Karlo Axelio Ciampi. Eshtë 20 shtatori i vitit 2002. Dalja e fundit në publik e Avokatit, në krah të një njeriu me pushtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:57 pm

Me të mëdhenjtë...

Kishte njohur Hrushovin e më pas Gorbaçovin, dhe një herë, duke biseduar me Zhivkovin, një stalinist i vjetër bullgar dhe për një kohë të gjatë në krye të vendit të tij, e kish pyetur përse nuk i linte të shpreheshin lirisht disidentët, në vend që t'i mbyllte në çmendinë. Ai nuk u tut aspak: "Nëse nuk janë dakord me mua, atëherë janë të çmendur". Nuk shkoi më mirë me Fidel Kastron, të cilit gjatë një dreke në shtëpinë e tij në Romë, i bëri pyetjen se kur parashikonte të kishte zgjedhje të vërteta në Kubë. Kastro, që nuk mbante uniformë, dhe pikërisht për këtë arsye Avokatit i ishte dukur i "borgjezuar" ia preu: 'Do të ishte njësoj sikur unë të të pyesja se kur do të fillosh të prodhosh automobilë". Lidhjet më serioze i kishte me udhëheqësit amerikanë, evropianë e në përgjithësi me perëndimorët. Me Kenedit ishte një mik i vërtetë: kjo duket qartë nga fotografitë në varkë, në Ravelo, në Kapri, së bashku me Xhon Kenedin dhe bashkëshorten e tij. "E kam njohur Xhonin kur ishte thjeshtë një politikan nga Masacusetsi - thoshte - por ishte e qartë se donte të bëhej president i Shteteve të Bashkuara".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyThu Jun 04, 2009 11:58 pm

"Ka qenë një mik i mirë dhe i shtrenjtë i familjes time", thotë Ted Kenedi. Ndërsa, Niksonin nuk e kishte shumë qejf, për shkak të sjelljeve të tij të vrazhda kaliforniane. Kishte marrëdhënie të mira me Xhorxh Bushin, Reganin dhe Klintonin, si dhe me De Gol, Pompidu dhe Shirak. Njihte miliarderët e të gjithë botës, shtëpitë dhe familjet e tyre, tekat e tyre. Ndonjëherë qeshte tek kujtonte maninë e Onasis, i cili udhëtonte me anije nëpër plazhet greke me qëllimin që të spiunonte me dylbi nga larg ish-të dashurat e tij. Takimi i tij i parë në Fiuxhi në vitin 1961 me rokerfelerët u trondit disi nga një lajm: "Krejt papritur mësuam se BRSS kishte nxjerrë në orbitë Sputnikun. Na u duk një fakt dramatik. Nuk kishim frikë, por ishim kuriozë se si do të ishte e ardhmja".



FUND
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 29
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyFri Jun 05, 2009 10:07 am

Kreitt Jonn Vazhddim Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Armend
Admin
Admin
Armend


Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 32
Location : Kosova, Prishtin

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 EmptyFri Jun 05, 2009 10:24 am

qa ke bo kshtu o shoki 3 rreshta i ke shkru e ke dal te tem e re a veq me bo poste ma shum a ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://drenica.albanianforum.net
Sponsored content





Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem
» Shum shum shum interesante
» Historia e shqiperis shqiperia nen sundimin osman
» Historia e shqiperis PeLLazget edhe ILIRET
» Me qel add ne shum opcione...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: