Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pagjumesia tek femijet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edony_St
Moderator
Moderator
avatar


Numri i postimeve : 215
Poenat e Antarit : 638
Thanks : 3
Join date : 28/05/2009
Age : 26
Location : Viti,Kosova

Pagjumesia tek femijet Empty
MesazhTitulli: Pagjumesia tek femijet   Pagjumesia tek femijet EmptyFri Jun 12, 2009 5:02 pm

Pagjumёsia tek fёmijёt qё janё nё moshёn e shkollёs mund tё lidhet me stresin dhe frikёn. Kёto fenomene dhe tё tjera ngjarje traumatike qё ndodhin gjatё ditёs, mund tё shkaktojnё frikё dhe pagjumёsi tek fёmija. Kjo situatё mund tё pёrkeqёsohet akoma mё shumё nё raste divorcesh apo xhelozitё nё prag tё lindjes sё fёmijёve tё tjerё. P.sh., kur lind njё fёmijё i dytё nё familje, i pari fillon tё dyshojё se prindёrit tashmё nuk do ta duan atё si mё parё dhe do t’i pёrkushtohen mё shumё fëmijës sё porsalindur. Kjo mund tё jetё njё tjetёr arsye qё e shtyn atё tё mos flejë gjumё apo tё vuajë nga pagjumёsia.
Ёshtё tepёr e rёndёsishme qё prindi, nё kёtё moment, tё kuptojё gjendjen nё tё cilёn fёmija ndodhet. Kёtu, pёrveç ngrohtёsisё sё prindit, nevojitet edhe shkathtёsia dhe aftёsia e prindit pёr tё kuptuar dhe marrё nёn kontroll situatёn.

*Njё tjetёr shkak mund tё jetё edhe parregullsia e jetёs familjare nё kohёn kur fёmija ёshtё ende i vogёl. Nёse ai mёsohet me njё situatё tё tillё, ёshtё e vёshtirё qё tё ndikosh tek ai për ta ndryshuar këtë parregullsi nё vitet qё vijojnё.

Si mund tё veprojmё, në mënyrë që fёmija ynë tё fitojё njё regjim gjumi?
*Pёr tё nxitur gjumin tek fёmija, mё parё, tregojini atij njё pёrrallё, sigurisht, në pёrshtatje me moshёn e tij. Nёse ka frikё, ndizni njё abazhur gjumi nё dhomёn e tij, lёreni pakёz derёn tё hapur dhe vini pranё tij njё lodёr tё vogёl qё atij i pёlqen.

*Sё pari duhet tё pёrgatitni njё plan tё pёrshtatshёm pёr orarin e gjumit tё fёmijёs, plan ky qё duhet tё ketё edhe kufizime tё caktuara. Orari i gjumit vendoset nё mёnyrё tё vullnetshme nga prindi. Nuk duhet nё asnjё mёnyrё qё fёmija tё rrijë pranё prindёrve nё dhomёn e ndenjes deri sa ai tё fillojë tё flejë apo tё jetё i pёrgjumur. Nёse fёmija nё kёtё rast merr njё sinjal fare tё vogёl nga nёna apo babai, ai e pёrdor kёtё pa asnjё lloj ngurimi. Por, duhet gjithashtu qё edhe me orarin e gjumit tё mos ekzagjërohet shumё. Njё gёzim familjar mund ta ndryshojё orarin e gjumit tё fёmijёs. Me raste, pёr tё nxitur edhe veprime pozitive tek fёmija, mund tё tolerohet zgjatja e orarit tё gjumit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WWW.stublla.net
 
Pagjumesia tek femijet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femijet.. kush e ka gjyshin ma te madh...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Tema Shoqërore :: Filozofi-
Kërce tek: