Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Sejdiu: Ja pse anulova vizitën në Maqedoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 25
Location : Kosova, Prishtin

MesazhTitulli: Sejdiu: Ja pse anulova vizitën në Maqedoni   Mon Jun 15, 2009 2:34 pm



Anulimi i vizitës në Maqedoni nuk është bërë për të fituar pikë politike, por me këtë vendim unë kam respektuar vendin tim dhe parimet ndërkombëtare. Kështu u shpreh në një intervistë për televizionin Alsat, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Unë kam respektuar parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Natyrisht, është përgjegjësi politike e imja, që të respektoj vendim tim, që të respektoj parimet e njohura ndërkombëtare dhe në këtë rast të respektojë atë që është karakter i vërtetë i një vizitë”, ka thënë ai.

Ftesa, siç ka shpjeguar presidenti Sejdiu, ka qenë e drejtuar si vizitë zyrtare. “E kam pranuar me kënaqësi. Jemi akorduar që vizita të realizohet me 28 maj dhe natyrisht kanë ndodhur ato që praktikisht e kanë hedhur jashtë normales procesin në kuptimin që Republika e Maqedonisë, në këtë rast kabineti i Presidentit Ivanov dhe kush mund të jetë përgjegjës bashkë me të e kanë ndërruar karakterin e vizitës dhe natyrisht që unë nuk kam pranuar që të shkoi”, u shpreh Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova do të bashkëpunojë me të gjitha vendet fqinjë, por vetëm në baza të barabarta. “Nuk ka qenë racionale ajo mënyrë sesi është vepruar, por unë kujtoj se do të gjendet kohë dhe do të gjenden momente që secili ta kuptojë se cila është nevoja ma e mirë e mundshme për bashkëpunime në baza të barabarta. Absolutisht them në baza të barabarta”, shroi ai.

Kosova, sipas presidentit Sejdiu, edhe pse është një shtet i ri, i porsalindur, respekton parimet ndërkombëtare të bashkëpunimeve në mes shteteve. “Dhe në këtë kuadër ne do të reflektojmë pozitivisht por natyrisht duke pasur ndjenjën paralele që edhe Maqedonia të ketë qasjen e mirë si ne që ofrojmë”, theksoi Sejdiu.

Presidenti Sejdiu muajin e kaluar anuloi vizitën në Maqedoni, pasi kabineti homologut Ivanov ndërroi karakterin nga zyrtare në private

_________________
[+] UserName: Armend
[+] Password: *******
[+] Location: Prishtinë
[+] Hoby: Hacking
[+] E-Mail: armend_a16@msn.com

[+] www.DrEnIcA-hG.Tk


DhG-CreW.Org is Back
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://drenica.albanianforum.net
 
Sejdiu: Ja pse anulova vizitën në Maqedoni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» SKENDËR ÇEKU:TE KESH TURP O PRESIDENT, FATMIR SEJDIU
» Shuflaj, si e vranë në një pusi fill pas vizitës në Tiranë
» Agjensia 99International Reisebüro, ofron fluturime direkte nga Gjermania për në Kosovë, Tiranë dhe Maqedoni.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: