Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem

Shko poshtë 
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:03 am

Nga shumëkush konsiderohet e vetmja dinasti e vërtetë italiane. Një familje industriale që ka ditur të ketë epërsi absolute

FIAT - ANJELI/Historia e një binomi shumë të suksesshëm

Nga shumëkush konsiderohet e vetmja dinasti e vërtetë italiane. Një familje industriale që ka ditur të zërë një vend epërsie absolute jo vetëm në ekonominë dhe shoqërinë e Italisë, por edhe në nivel botëror, duke bashkuar një mentalitet evropian sipërmarrjeje me një dashuri dhe stil tipik të traditës artizanale të Italisë. Meritë mbi të gjitha e krijuetsit të FIAT, Xhovani Anjeli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:03 am

Origjina e familjes Anjeli është në zemër të Piemontes, në rajonin e Rakonixhit që, që në shekujt e parë të epokës moderne ka qenë bastioni i Savoja-Açajave, si dhe kishte spikatur si një qendër e rëndësishme e industrisë së mëndafshit. Ishte pikërisht kultivimi i manave, ushqimi i vetëm i krimbave të mëndafshit që i siguruan familjes Anjeli kapitalet e nevojshme për të investuar në veprimtari të tjera tregtare. Nëse bazohemi në disa dokumente noterialë që i përkasin gjysmës së parë të tetëqindës, ishte pikërisht stërgjyshi i parë i familjes, Xhuzepe Francesko Anjeli, i lindur në 1789, që u përpoq i pari të shfrytëzojë paratë e veta e t'i hedhë për vepimtari jashtë bujqësisë. Në qershor të vitit 1839, ai firmosi një kontratë për ndarje të aksioneve në një biznes pambuku me qendër në Napoli, bashkë me 17 ortakë të tjerë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:04 am

Në vitin 1853, sërish Xhuzepe Francesko bleu në fshatin e vogël të Vilar Perosa pranë Pinerolos një vilë të mrekullueshme të shekullit XVII, që më parë u përkistëve kontëve Pikon. Zgjedhja e Vilar Perosa, ku u transferuan Xhuzepe Francesko dhe familja e tij, nuk ishte rastësore: zona pranë e Val Kisones ishte e mbushur me magazina. Pikërisht në shtëpinë vilareze lindi në 13 gusht 1866, në po atë vit kur vdiq Xhuzepe Francesko, nipi i tij Xhovani Francesko, djali i Eduardo Anjelit dhe Aniketa Frisetit, si dhe themeluesi i ardhshëm i FIAT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:04 am

I mbetur jetim nga i ati që në moshën 5-vjeçare, Xhovani nisi studimet klasikë duke frekuentuar kolegjin prestigjoz torinoz të "San Xhuzepes" dhe më pas i hyri karrierës ushtarake, siç ndodhte shpesh në familjet e borgjezisë së lartë në piemonte. Nga viti 1884 deri në 1886, i riu Anjeli qëndroi në Shkollën Ushtarake të Modenës prej nga doli me gradën Oficer i Kavalerisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:04 am

Pas viteve të studimeve, Xhovani u rikthye në Vilar Peroza, aty ku Anjelët kishin një rol të madh jo vetëm sipërmarrës, por edhe politik. Në vitin 1895, Xhovani mori detyrën e kryebashkiakut të qytezës në provincën e Torinos, ashtu si kish ndodhur edhe me të atin Eduardo 30 vjet më herët. Në vitin 1896, ai vendos të transferohet në Torino, ku filloi të merret me mekanikë, pasioni i tij që në kohën e ushtrisë. Në qytet, Anjeli, që i përkiste një familje me tradita borgjeze, filloi të frekuentojë fisnikërinë e traditave të lashta, por me gusto dhe interesa shumë moderne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:04 am

Në veçanti, shoqëria e tij e përditshme përbëhej nga një grup të rinjsh aristokratë të apasionuar pas automobilëve, të cilët mblidheshin shpesh në Kafe Burelo, dy hapa larg stacionit të Porta Nuova. Pikërisht brenda këtij rrethi miqësish lindi dhe ideja ende revolucionare në atë kohë në itali, për të krijuar një kompani për prodhimin e autoveturave në seri, sipas modelit të atyre që tashmë ishin të pranishme në Evropë, si për shembull Benzi në Gjermani si dhe Pezhoja apo Panhardi në Francë. Përvoja e Xhovanit në industrinë e automobilëve kishte nisur me financimin e eksperimentimeve të triçiklave me motorr, për të vazhduar më pas me motoçikletat franceze të modelit Prunelle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:05 am

Në 11 korrik të vitit 1899, pranë zyrave të Bankës "Sconto e Sete" të Torinos, Anjeli dhe nja tridhjetë ortakë të tjerë firmosën aktin e themelimit të një shoqërie të re, Fabrika Italiane e Automobilëve Torino, me një kapital fillestar prej 800 000 liretash. Shumicën relative të aksioneve e kishte vetë Banka, e përfaqësuar nga familja Anjeli. Detyra e administratorit të deleguar i shkoi pikërisht Xhovanit. Nisi kështu epopeja e FIAT-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:05 am

Torino ishte një prej qyteteve më të përshtatshëm në Itali për të nisur një projekt si ai i Anjelit: kishte ende fizionominë e një kryeqyteti, ishte qendër bankash dhe mbi të gjitha ruante një sistem zyrash qeveritare, ofiçinash të vogla dhe lanboratorësh artizanalë që mund të ofronin dije dhe krahë pune për qëllimin e kërkuar. Në vitet mes fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX qendra piemonteze pësoi një transformim të thellë, i lidhur ky pjesërisht pikërisht me lindjen dhe zhvillimin e FIAT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:05 am

Brenda vetëm dhjetë viteve, përbërja sociale dhe punëtore e popullsisë torineze ndryshoi tërësisht: u rrit në fakt numri i punëtorëve të sektorit metalo-mekanik dhe kjo rritje shkaktoi edhe një ndryshim në fizionominë urbanistike të qytetit, me lindjen e lagjeve popullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:05 am

QË SHEH NGA AMERIKA

Një njeri pa paragjykime dhe konkret, Xhovani Anjeli, udhëhoqi në një kohë të shkurtër FIAT-in në majat e industrisë automobilistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Brenda uzinave të kompanisë së tij, Anjeli importoi edhe një mënyrë tjetër pune, apo më saktë atë proces pune që e kish gjetur shprehjen e tij maksimale tek mdoeli fordist që garantonte realizimin e vëllimeve të mëdhenj prodhues në seri. Anjeli kishte kryer në fakt shumë udhëtime për në SHBA dhe kishte vizituar fabrikat automobilistike të Fordit në Detroit, duke marrë prej aty ide dhe procedura. Rritja e prodhimit të automjeteve dhe diversifikimi i aktivitetetve sollën rritjen jo vetëm të kapitalit shoqëror, por edhe atij privat të familjes. Iniciativa, energjia, përkushtimi dhe aftësia e rrallë për të përzgjedhur bashkëpunëtorë të vlefshëm e besnikë: ishin këto kartat fituese të Anjelëve dhe sidomos të Xhovanit, i cili diti të shfrytëzojë edhe në avantazh të tij shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke u pasuruar nëpërmjet shitjes së armëve dhe mjeteve të transportit për qëllime lufte. Ndërtimin i stabilimentëve të Lingotos në vitin 1922 ishte simptomë e një rritjeje konstante të FIAT-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:06 am

As edhe ardhja e fashizmit nuk arriti të ngadalësojë familjen piemonteze: ndonëse nuk ishte i regjistruar në parti (megjithëse kishte teserën honoris causa) dhe ndonëse nuk u soll asnjëherë me servilizëm, Xhovani shfrytëzoi Musolinin dhe lëvizjen e tij për të likuiduar lëvizjet sindikale të punëtorëve të tij, si dhe për të siguruar emërimin si senator në vitin 1923. Vitet '20 dhe '30 ishin për FIAT-in një periudhë rritjeje e jashtëzakonshme. Kompania torineze arriti që të marrë kontrollin e shumë prej konkurentëve (mes të cilave Scat dhe Italia) si dhe të imponojë modelet e saj në tregun italian. FIAT-i u kthye në simbol të teknologjisë italiane dhe sinonim i makinave të përparuara, por njëkohësisht të përballueshme për shumë xhepa. Anjelët nisën të përfaqësojnë edhe një pikë të rëndësishme referimi për klasën drejtuese italiane, jo vetëm nga këndvështrimi i sipërmarrjes, por edhe për sa i përket aspektit social
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:06 am

Në mënyrat e tyre të sjelljes, në stilin gjithmonë diskret të ekzistencës së tyre, me elegancën e tyre të matur, asnjëherë sipër radhëve qëndronte sekreti i familjes, pikëmbështetje e elitës që udhëhiqte vendin. Blerja e skuadrës së futbollit të "Juventusit" në vitin 1923 dhe të së përditshmes "La Stampa" tre vjet më vonë, dëshmojnë vullnetin nga ana e themeluesit të FIAT për të qenë protagonistë në 360 gradë në jetën italiane të atyre viteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:06 am

FUNDI I NJË EPOKE

Nëse sukseset në biznes nuk i munguan asnjëherë Xhovanit, jeta e tij familjare dhe private pati trazira të mëdha: në vitin 1928 i vdiq e bija, Aniketa; në vitin 1935 i biri, Eduardo vdiq tragjikisht në moshën 42-vjeçare në një aksident ajror në liqenin e Xhenovës. Po kthehej nga Levanto, ku kishte shkuar për të takuar shtatë fëmijët dhe bashkëshorten, Virxhinia Burbon del Monte, e principatës së San Faustinos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:06 am

Për të kujtuar fëmijët e tij të vdekur, Xhovani u vuri emrat e tyre spitaleve të Pra Katinat që vetë kishte ndërtuar. Dhimbja për humbjen e të vetmit trashëgimtar mashkull të familjes nuk e shkëputi megjithatë nga puna. Viti 1936 ishte vit i komercializimit të legjendës Topolino, ndërkohë që përgatitjet për Luftën e Dytë Botërore kërkonin të gjtihë përkushtimin e Xhovanit. Fabrikat e FIAT u shpallën zona lufte, sepse në brendësi të tyre ndërtoheshin mjete transporti për luftë. Por, sensi i fortë i biznesit e shtyu Anjelin që të kërkojë klientë edhe mes aleatëve, sidomos atëherë u fol me këmbëngulje për takime me francezë dhe sovjetikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:07 am

Disfata e Italisë në Luftën e Dytë Botëerore, si dhe bombardimet e rëndë që pësuan gabrikat e grupit torinez shënuan nisjen e një periudhe tkurrjeje, në mos rënieje të FIAT-it. Xhovani, tashmë i plakur, që për dhjetëvjeçarë të tërë kishte udhëhequr me vendosmëri dhe energji të jashtëzakonshme shoqërinë e tij të biznesit, dukej se ndiente edhe në vetë trupin e tij atmosferën e dekadencës në të cilën kish rënë Italia gjatë luftës.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:07 am

Tashmë pothuajse 80-vjeçar, Xhovani Anjeli ndërroi jetë në 16 dhjetor të vitit 1945. U varros në varrezën e Vilar Perosa, ku me dëshirën e tij ishte ndërtuar në varr monumental i familjes në stil romantik, me një statujë të argjendtë të Krishtit, vepër e Eduardo Rubinos, skulptor i njohur torinez dhe mik personal i Xhovanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:07 am

Me vdekjen e Anjelit u mbyll një epokë. Në pritje për pasardhësin, nipin e tij Xhovani Anjeli që i thërrisnin Xhani, djalë i Eduardos, presidenca e FIAT i kaloi Vitorio Valetës. Këtij të fundit i takoi detyra e vështirë për të drejtuar FIAT-in në vitet e Pasluftës, atëherë kur tregu i automobilëve pësoi një rritje të dhunshme. Por Italia nuk ishte më e njëjta. Xhovani Anjeli dhe FIAT-i i kishin hapur portat e gadishullit për kapitalizmin e ri të markës amerikane, me avantazhet dhe kontradiktat e tij, me shpresat dhe zhgënjimet e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:07 am

RINI E QETË

12 mars 1921, Torino: në orën dy e gjysmë të mëngjesit lindi Xhovani Anjeli, fëmija i dytë i familjes së Eduardo Anjelit dhe Virxhinia Burbon Del Montes. Emri i plotë ishte Xhovani Karlo Francesko Anjeli, me emrin e gjyshit, themeluesit të FIAT që dukej se sanksiononte një fat të paracaktuar tashmë në jetën private dhe profesionale. Në formimin e tij një rol të rëndësishëm luajti gjyshja amerikane, Xhein Kempbëll, nëna e Virxhinias. Gjaku amerikan që ridhte në venat e familjes dhe të avokatit të ardhshëm i dedikohej në pjesën më të madhe të mësimeve të gjyshes nga mamaja. Temperamenti i Xhovanit të ri ishte shumë i fortë dhe sjellja e tij skolastike është shpesh herë burim grindjesh me babanë, Eduardo. Ndërkohë, edhe katër fëmijë të tjerë rrisin numrin e familjes: Suzana, Maria Sole, Kristina, Xhorxhio dhe Umberto.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:08 am

Xhovani kaloi një rini të qetë. Por në 14 korrik 1935, tragjedia e parë goditi familjen Anjeli. Në moshën 42-vjeçare gjeti vdekjen babai, Eduardo, në një aksident ajror, gjatë një prove të një avioni FIAT mbi qiellin e Xhenovës, ndërkohë që bijtë e tij ndodheshin në Forte dei Marmi me pushime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem EmptyWed Jun 03, 2009 10:08 am

Pas vdekjes së të atit, gjyshi Xhovani vendosi që t'ia besojë nipin e tij, Xhovani, një tutori me autoritet shumë të madh moral dhe intelektual të hapësirës liberale torineze, Franko Antoniceli, një njeri absolutisht jopopullor për regjimin fashist dhe i arrestuar disa herë në vitet e errët të diktaturës. Tashmë për fëmijët e tij, gjyshi Xhovani kishte zgjedhur si tutor Augusto Montin, një tjetër personazh kyç në historinë e formimit liberal, antifashist dhe mdoern në Torinon e mesit të dy luftërave. Në vitin 1939, në moshën 18 vjeç, Xhani në shoqërinë e kushëririt të tij Xhovani Nasi hipën në anijen transatlantike "Rex" dhe për herë të parë zbret në Amerikë, me dëshirën dhe nxitjen e gjyshit, Xhovani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem   Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e nje Binomi Shum te Suksesshem
» Shum shum shum interesante
» Historia e shqiperis shqiperia nen sundimin osman
» Historia e shqiperis PeLLazget edhe ILIRET
» Me qel add ne shum opcione...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: