Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ISTIHADA ( qrregullim i gjakderdhjes )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

ISTIHADA ( qrregullim i gjakderdhjes ) Empty
MesazhTitulli: ISTIHADA ( qrregullim i gjakderdhjes )   ISTIHADA ( qrregullim i gjakderdhjes ) EmptyFri Jun 05, 2009 6:27 pm

Shkruar nga Ebu-Donja Wednesday, 13 Maj 2009 04:38
Istihada është periudhë pas mbarimit të kohës së menstruacioneve apo lehonisë,apo gjakderdhje në kohë të pacaktuar në të cilën femra ka gjakderdhje por nuk llogaritet papastërti
Qështja e istihadës është pak sa e komplikuar, ngase përngjason me gjakun e hajdit( menstruacioneve ),nëse është gjakderdhja e vazhdueshme apo në të shumtën e kohës ka gjakderdhje, ajo që llogaritet hajd sipas adetit të kohëzgjatjes së hajdit tek femrat e që zgjatë si zakonishtë gjashtë apo shtatë ditë është periudhë në të cilën nuk duhet të falet as të agjëron , kurse periudha tjetër nëse vazhdon të rrjedhë gjaku, llogaritet qrregullim dhe gjatë kësaj kohe duhët të falet dhe të agjëron ngase në këtë rast llogaritet istihada ( qrregullim) dhe kjo llogaritet periudhë e pastërtisë .
Qrregullimi I gjakderdhjës I ka tri gjendje:

Gjendja e parë: Duhet ta din kohëzgjatjen e menstruacioneve ( hajdit ) tek ajo para se të paraqitet istihada,ngase nëse para istihadës ( qrregullimit të gjakut ) ka qenë me hajd ( menstruacione ) pesë ditë apo tetë ditë shembull në fillim të muajit apo në mes të muajit ajo e din kohëzgjatjen e menstruacioneve tek ajo dhe kohën e tyre kur paraqiten,ajo vepron sipas kohëzgjatjes që paraqiten tek ajo zakonisht ,dhe nuk e falë namazin dhe nuk agjëron gjatë ditëve sa zakonisht I zgjasin menstruacionet,ngase kjo llogaritet hajd ( menstruacione ),e nëse ka përfunduar koha e menstruacioneve tek ajo ( shembull qdo here menstruacionet zgjasin nga 5 ditë),pastrohet ,falet dhe agjëron ,gjaku I cili del në ktë rastë pas pastrimit dhe kalimit të ditëve sa zakonisht I zgjasin menstruacionet llogaritet istihad ( qrregullim ),nga fjala e Pejgamberit alejhi selam ku I ka thënë Ummu Habibe:"Ndërprite namazin aq kohë sa është kohëzgjatja e menstruacioneve zakonisht, pastaj pastrohu dhe falu"( transmeton imam Muslimi )

Dhe fjala e Pejgamberit alejhi selam që I ka thënë Fatime bint ebi Hubeshi:"Vërtetë ajo është lëng ( që I gjason spermës ) dhe nuk është hajd, e kur të vie periudha e hajdit mos e fal namazin"( transmeton imam Buhariu dhe Muslimi )

Gjendja e dytë:Nëse nuk e din kohëzgjatjen e menstruacioneve tek ajo,mirëpo qdo gjakë I ka veqoritë e tij pastaj një lloj I gjakut I ka veqoritë e hajdit është në ngjyrë të zezë apo I ngjizur, apo ka erë, e ndërsa pjesa tjetër nuk I ka këto veqori,është gjakë I kuq , nuk ka erë ,dhe nuk është I ngjizur,në këtë rast gjaku I cili I ka veqorit e hajdi konsiderohe hajd, dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të falet e as të agjëroj,ndërsa kur nuk I ka këto veqori ngjyrën dhe erën llogaritet istihad,pastaj,

pastrohet në përfundim të gjakut I cili I ka veqorit e hajdit , e fal namazin dhe agjëron,dhe llogaritet e pastër,nga fjala e Pejgamberit alejhi selam ku I ka thënë Fatime bint ebi habeshi:"Nëse ka qenë gjaku I menstruaioneve,e ai është me ngjyrë të zezë, mos iu afro namazit,e nëse është gjakë tjetër atëher pastrohu dhe fale namazin"(transmeton Ebu Davud,ndërsa e kan bër sahih Ibni Habben dhe Hakim)

Gjendja e tretë:Nëse ajo nuk e din kohëzgjatjen e tyre e as veqorit e hajdit,atëher në të shumtën e rasteve duhet të llogaritet hajd( menstruacione ) gjashtë apo shtatë ditë në qdo muaj ,ngase kjo është kohëzgjatja e manstruacioneve tek shumica e grave nga fjala e Pejgamberit alejhi selam ku I ka thënë Hamenete bint Xhahsh:"Vërteë kjo është përpjekje e shejtanit për të mashtruar ,llogariti gjashtë apo shtatë ditë menstruacione ( hajd )e pastaj pastrohu , dhe falu 23 apo 24 ditë , agjëro dhe falu ngase kështu shpërblehësh ,dhe vepro sikurse tek kohëzgjatja e hajdit tek gratë"( gjashtë apo shtatë ditë kjo është mesatarja tek shumica e grave)"( transmetojnë Hakim, Ebu Davud, Ibni Maxhe, Ahmed, Tirmidhi,ndërsa e kan bërë hadith të mirë Ahmed dhe Buhariu.


PËRMBLEDHJE:

Nga ajo që që u përmend mundë të themi se:

1-Ajo që e din saktësisht kohëzgjatjen e mensruacioneve vepron sipas asaj që e din.

2-Ajo e cila nuk e din sakt kohëzgjatjen e menstruacioneve por e dallon gjakun e menstruacioneve në bazës të erës,ngjyrës apo formës vepron sipas cilësive të gjakut.

3-Ajo e cila nuk e din kohëzgjatjen saktësisht e as nuk mund ta dallojë gjakun e menstruacioneve në bazë të erës apo ngjyrës,e llogarit kohëzgjatjen e menstruacioneve gjashtë apo shtatë ditë, dhe ky është bashkimi në mes të tri haditheve që jan transmetuar rreth ishtihadës (Qrregullimit të Gjakderdhëj tek gratë).

Qka obligohet femra gjatë kohës së istihadës ( qrregullimit të gjakderdhjës ):

-Obligohet të pastrohet në fundë të periudhës së hajdit(menstruacioneve)

-Ta pastron organin para qdo namazi

-Të vendos pambuk apo pallom apo diqka të ngjashme dhe ta shtrëngon mirë ate në mënyrë që ta pengon rrjedhjen e gjakut gjatë faljes

-Të merr abdes për qdo namaz pasi të hynë koha e namazit, ngase është transmetuar se Pejgabmeri alejhi selam ka thënë për atë që është në periudhën e istihadës (qrregullimit të gjakderdhjës ):"E len namazin gjatë kohës së hajdit(menstruacioneve) pastaj pastrohet dhe merr abdes për qdo namaz (transmeton ebu Dvudi dhe Tirmidhiu ).




Marrë nga libri:El-mulehas El-fikhije

Autorëalih El-Fewzani

Përktheu :Ummu Jusuf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ISTIHADA ( qrregullim i gjakderdhjes )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Feja Muslimane-
Kërce tek: